Aktualitet

Gjermani: Trieli para zgjedhjeve: Laschet e Scholz grinden, Baerbock e qetë

Published

on

Pozitivja në fillim: Më në fund në Gjermani kemi fushatë zgjedhore. Kandidatët kryesorë në debatin televiziv të ARD dhe ZDF nuk harxhojnë shumë kohë për t’iu kundërvënë njëri-tjetrit. Prokoruria në Osnabryk javën e kaluar kreu kontrolle në Ministrinë e Financave të drejtuar nga kancelari për kandidat, Olaf Scholz për të mbledhur më shumë të dhëna për larje parash. Bëhet fjalë nëse Olaf Scholz veproi energjikisht sa duhet kundër këtij fenomeni.

Sulmi dhe kundërsulmi – Më shumë gjallëri në finalen e fushatës zgjedhore

Kandidati për kancelar, Armin Laschet, kryeministër i landit, Renani-Veriore Vestfali e sulmoi Scholzin frontalisht. “Nëse ministri im i Financave do punonte si ju, atëherë do kishim një problem.” Scholz kundërpërgjigjet, se nuk hetohet kundër ministrisë së tij, por prokuroria ka dashur vetëm të mbledhë informacione. “Zoti Laschet ju duhet të më lejoni t’iu akuzoj, qartë: këtë përshtyje të gabuar e keni bërë qëllimisht.”

Ndjehet qartë: Kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhje. “Triel”, kështu quhet debati zyrtarisht mes tre kandidatëce. Olaf Scholz, ministër Financash dhe zëvendëkancelar kandidon për socialdemokratët, Armin Laschet për Unionin konservator, CDU/CSU dhe Annalena Baerbock për Të Gjelbrit.

Armin Laschet nën presion, Unioni bie ndjeshëm në sondazhe

Laschet duhet të kalojë në ofensivë

Armin Laschet ka hequr dorë nga pozicioni i i vetëpërmbajtjes në javët e fundit dhe po kalon në sulm. Kandidati konservator nuk ka rrugë tjetër, nëse i beson një sondazhi të Institutit të Opinionit, INSA nga fundjava, SPD arrin 26% të votave,Unioni i CDU/CSU kap 20%, dhe të Gjelbrit 15%. Për një kohë të gjatë, Unioni kryesonte. Vetëm në javët e fundit SPD ka ecur përpara. Prandaj Laschet kaloi në sulm në kongresin e partisë, CSU në Nuremberg. “Në të gjitha vendimet e kohës së pasluftës, socialdemokratët kanë qenë në anën e gabuar.” Gjithmonë kur ka pasur kriza, SPD ka menduar për rritje tatimesh dhe borxhe. SPD u kundërpërgjigj duke folur për një “fushatë denigruese.”

Annalena Baerbock

Annalena Baerbock dëgjon dhe qëndron e qetë

Kandidatja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock dhe kryetare e partisë, që në ssondazhe në pranverë madje edhe kryesonte, mbetet jashtë grindjes mes Unionit dhe SPD në debatin 90 minutësh. Të dy burrat grinden, Baerbock hesht. Në disa tema debatohet për detaje: Mësimi pas kohës së krizës së Coronës? Ka pak nuanca ndryshimi në qëndrimet e kandidatëve. Baerbock nuk e refuzon parimisht një detyrim vaksinimi për disa grupe si mjekët e infermierët, Laschet dhe Scholz po.

Ku qëndron problemi me digjitalizimin në Gjermani? Baerbock thotë, se Unioni CDU/CSU në 16 vite në pushtet as luftën kundër ndryshimit të klimës dhe as digjitalizimin nuk e kanë kthyer në çështje prioritare të kancelares. Të Gjelbrit duan të investojnë 50 miliardë euro në infrastrukturë, zgjerimin e hekurudhës, në parqe eolikë. Tani duhet të veprohet, “ndryshe do të bëhet shumë shtrenjë më vonë”, thotë Baerbock. Më pak ambiciozë u shprehën Laschet dhe Scholz, të dy duan nuk ta rrisin shumë çmimin e benzinës.

Politika e jashtme? Afganistani? Nuk janë tema

Olaf Scholz

Dy javë para zgjedhjeve në Gjermanipo dominon politika e brendshme. Bëhet fjalë për pensionet, për tatimet, për burokracinë dhe idenë e sigurimit social qytetar. Ajo që shihet është, se SPD dhe Të Gjelbrit janë pranë në këto tema. Politika e jashtme nuk zë vend shumë të madh në këto debate, asnjë fjalë për Afganistanin, as për 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Edhe temat si armiqësia ndaj të huajve, antisemitizmi apo racizmi e përçarja e shoqërisë nuk preken në debat.

Ende në sondazhe 30% e votuesve janë të pasigurtë, se për kë do të vendosin në 14 ditët e ardhshme. Një sondazh i shpejtë pas gjysmës së parë të debatit televiziv të dielën nxorri Olaf Scholzin si fitues.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara