Lajmet

92 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gaza

Ai përsëriti thirrjet për armëpushim.

Published

on

Kreu i agjencisë kryesore të Kombeve të Bashkuara që punon në territoret palestineze tha të mërkurën se 92 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gaza dhe përsëriti thirrjet për armëpushim.

“Ka kaluar një muaj që nga sulmi i neveritshëm në Izrael dhe lufta brutale + rrethimi i ngushtë në Gaza”, tha Philippe Lazzarini, shefi i agjencisë së OKB-së për palestinezët.

“Më dhemb shumë që 92 kolegë të UNRWA-s u vranë në Gaza. Ne nuk do të jemi kurrë të njëjtë pa ta”, tha Lazzarini. “Edhe një herë bëj thirrje për armëpushim për hir të njerëzimit”./UBTNews/

Lajmet

Presidenti Trump mbërrin në Izrael

Published

on

Presidentit amerikan i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit me tapet të kuq, teksa të pranishëm në aeroport ishin presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Trump do të qëndrojë për disa orë në Izrael, ku pritet të takohet me disa prej pengjeve të liruara nga Hamasi, si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshet kryesore të Izraelit, ku pritën me ovacione mbërritjen e Trump./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s, e ftuar presidentja Osmani

Published

on

Sesioni i 71-të Vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mbledh parlamentarë nga shtetet anëtare të Aleancës, si dhe përfaqësues të partnerëve të saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Po ashtu, sipas njoftimit zyrtar gjatë qëndrimit në Lubjanë, Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën

Published

on

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë, në kuadër të një turi që zyrtarja e lartë europiane nis në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjendës së zbardhur, Von Der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 mld euro.

Pas takimeve me Begajn dhe Ramën, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite.

Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

Published

on

Nga 38 komunat e Kosovës, 21 kanë përmbyllur garën për kryetarë që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, ndërsa 17 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), disa nga fitoret janë shënuar në komunat e mëdha si në Ferizaj, Agim Aliu nga PDK ka fituar me mbi 56% të votave, duke siguruar mandatin e dytë.

Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi nga LVV ka siguruar mbi 53% të votave.

Në Skendera, Sami Lushtaku nga PDK ka arritur një fitore bindëse me mbi 83% të votave.

Në Kamenicë, Kadri Rahimaj i LVV-së ka fituar me mbi 50%.

Në Istog, Ilir Ferati i LDK-së ka fituar me 58% të votave.

Në Lipjan, Imri Ahmeti nga LDK ka fituar pa balotazh me mbi 51%.

Në Shtime, Qemajl Aliu i LVV-së ka siguruar mandatin e dytë me mbi 50%.

Në Malishevë, Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka fituar Malishevën me mbi 53%.

Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK-së ka fituar me mbi 51%.

Në Drenas, Ramiz Lladrovci, nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka fituar me mbi 52% të votave.

Në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazi i PDK-së ka fituar me mbi 50%.

Në Mamushë, Abdulhadi Krasniç i KDTP-së ka siguruar fitore me mbi 50% të votave.

Ndërsa në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok fitues janë kandidatët e Listës Serbe, parti kjo që ka siguruar fitore edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Në 17 komuna të tjera gara do të vazhdojë në rundin e dytë, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime në nivel vendi ka qenë rreth 39%./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara