Lajmet

90 zjarre në 24 orë, Greqia sërish në alarm nga flakët

Published

on

Pasi zjarrfikësit grekë janë përpjekur gjatë dy ditëve të fundit të shuajnë një zjarr të madh në zonën Keratea, në juglindje të Athinës, në mënyrë që flakët të mos arrijnë në parkun kombëtar të Sounios, një front tjetër zjarri jashtë kontrollit vazhdon prej ditës së hënë ne Bilia të Atikës veriperëndimore.

Në të dy rastet shërbimi i Mbrojtjes Civile ka urdhëruar evakuimin e disa fshatrave të vegjël në mënyrë që të mos rrezikohen jetët e banorëve.

Mëngjesin e së martës është urdhëruar pjesëmarrja në fikjen e zjarrit edhe të mjeteve nga ajri, 6 avionëve zjarrfikës edhe 6 helikopterëve, përfshirë edhe ata të Forcave të Armatosura pasi në zonë fryjnë erëra të fuqishme nga 5-6 ballë, raporton TCH.

Përveç 330 zjarrfikësve grekë me 34 mjete dhe zjarrfikësve vullnetarë, operojnë në këtë operacion edhe 146 zjarrfikës nga Polonia me 46 mjete, ndërsa fronti i zjarrit shtrihet në disa kilometra.

Edhe në Keratea ku situata është nën kontroll janë mbi 100 zjarrfikës që janë në gatishmëri pasi ka ende shumë vatra të vogla zjarri.

Greqia është përfshirë nga qindra zjarre në këtë muaj, pas valës së saj më të rëndë të të nxehtit në dekada, ndërsa flakët kanë shkrumbuar sidomos në ishullin Evia dhe gadishullin e Peloponezit brenda 10 ditëve mbi 110.000 hektarë tokë pyjore, aq sa janë djegur prej vitit 2010 në Greqi.

Shërbimi i zjarrfikësve tha se vetëm në 24 orët e fundit kanë shpërthyer përsëri ne gjithë vendin mbi 90 zjarre, ndërsa ka dhënë paralajmërim për orët ne vazhdim pasi temperaturat do te vazhdojnë te jenë rreth 40 gradë ne dy ditët ne vijim, ndërsa do te mbizotërojnë erëra te fuqishme.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara