Aktualitet

90% e Policisë së Kosovës janë vaksinuar, kërkohet kompensimi i orëve shtesë

Vitin e kaluar mbi 1,500 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë pozitiv me Covid-19.

Published

on

Rreth 90% e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid, ka konfirmuar kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.

Kamberi ka sqaruar se vetëm vitin e kaluar kanë qenë të infektuar mbi 1,500 policë, derisa deri më tani 24 e kanë humbur betejën me Covid-19.

“Në vitin e kaluar ne kemi pasur mbi 1,500 pjesëtarë të Policisë që kanë qenë të infektuar me Covid-19 dhe ndër ta kemi 24 humbje të betejës, deri më sot rreth 90% e pjesëtarëve të policisë janë të vaksinuar, dhe një pjesë e vogël akoma nuk e kanë marr dozën e dytë për shkaqe shëndetësore”.

Ajo ka kërkuar nga organet qeveritare që sa më shpejtë ta zgjidhin problemin e sigurimit shëndetësorë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe që Ligji për Paga të hyjë në fuqi.

“Këtë vit kemi pasur më pak infektime, mirëpo të gjitha kanë qenë tejkaluese dhe nuk kemi informata që dikush është në gjendje të rëndë shëndetësore në përjashtim të dy-tri rasteve në gjithë Kosovën”.

“Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësorë dhe as sigurim jetësor dhe as aksidental me të cilin do ta lehtësonte sado pak shëndetin e pjesëtarëve të Policisë kudo që janë ata”.

Kamberi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, që të respektojnë pjesëtarët e Policisë derisa shton se është një punë e lodhshme, derisa shtoi se Ligji për Paga ka qenë shpresa e vetme për ta.

“…sa i përket respektimit të drejtave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjithmonë kemi qenë na të cilët kemi reaguar dhe kemi kërkuar, që Policia e Kosovës të ketë kushte sa më të mira sa i përket rrezikut, edhe shëndetit dhe asaj ekonomike ku ka të bëj edhe paga. Kemi punuar me përkushtim që ta kemi një ligj të pagave të dinjitetshëm dhe ju e dini se para dy viteve Avokati i Popullit mori vendim dhe në një far mënyre qeveria e Kosovës nuk e ka aprovuar Ligjin për Paga, që ka qenë një ndër shpresat që ne të kemi një pagë të dinjitetshme”.

“Policia e Kosovës respekton çdo vendim që vjen nga qeveria e Kosovës, ne kemi hasur në shumë probleme ndaj qytetarëve sepse edhe ata kanë qenë të papërgjegjshëm sa i përket respektimit të rregullave dhe masave që kanë dal nga qeveria e Kosovës, kemi pas konflikte të ndryshme, mirëpo kërkoj respektim për pjesëtarët e Policisë sepse është punë e lodhshme”.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria që t’i kompensojnë policët deri në fund të vitit që kanë punuar me orar shtesë.

“Edhe viti i kaluar ka qenë me orar të plotë 12 orësh dhe ata kanë qenë të diskriminuar edhe marrjes së pushimit vjetor, edhe sa i përket shtesave që ju takojnë sipas ligjit”.

“…me punën që e kanë bërë gjatë gjithë viti për 12 orë nuk janë kompensuar as për punën jashtë orarit, dhe qeveria ka për obligim që të gjithë pjesëtarët e policisë që kanë bërë orë shtesë të ju kompensojë mjetet financiare deri në fund të vitit”.

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara