Kulturë

9-vjeçarja qante nga gëzimi kur e ëma i tregoi se do të kthehet në shkollë

Published

on

Një 9-vjeçare nga Redondo Beach qante nga gëzimi kur e ëma e saj ia kumtoi lajmin se ajo do të kthehet në shkollë. Videoja që u bë virale në rrjetet sociale tregon momentin kur ajo e merr lajmin nga e ëma dhe reagimin e saj.

Shumica e shkollave në Kaliforninë Jugore janë mbyllur për gati një vit për shkak të pandemisë.

Javën e kaluar, prindërit e 9-vjeçares Clara i kërkuan asaj të ulet sepse kishin një befasi për të. Ajo u ul dhe i lexonte shenjat një nga një, teksa e ëma ia kujtoi asaj se u bënë 358 ditë prej kur nuk po shkonte në shkollë.

E ëma e saj mbante parullën: “Ju do të shkoni në shkollë”. Clara filloi të qante dhe e përfaqoi të ëmën, dhe iu drejtua me pyetjen “Vërtet? Ka kohë që s’kam shkuar në shkollë!”.

Ky moment emocionues reflekton me stresin emocional dhe ankthin që shumë fëmijë, njejtë sikurse familjet e tyre kanë përjetuar gjatë vitit të kaluar./UBTNews

Lajmet

“The Fortress” nga Italia vjen në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë do të sjellë në skenë shfaqjen “The Fortress”, një produksion nga Italia i frymëzuar nga romani i Meša Selimović.

Shfaqja trajton tema si drejtësia, liria dhe identiteti, duke u ndërtuar përmes teatrit fizik, muzikës live dhe lëvizjes rituale, transmeton KultPlus. Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se kjo vepër sjell një përvojë unike skenike dhe fton publikun të bëhet pjesë e një interpretimi bashkëkohor teatral.

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj përvoje unike skenike”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Shfaqja është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili synon të sjellë në Prishtinë produksione teatrore nga vende të ndryshme dhe të nxisë shkëmbimin kulturor.

Continue Reading

Lajmet

Promovohet libri “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, sjell 20 dëshmi të dëbimeve të vitit 1999

Published

on

Më 26 maj 2026, në Qendra Barabar, do të mbahet ceremonia e promovimit të librit me kujtime “TRENI – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”, i cili sjell 20 dëshmi autentike të qytetarëve të dëbuar me forcë gjatë pranverës së vitit 1999.

Libri trajton përvojat e dëbimeve masive nga Kosova gjatë luftës, ku qytetarët u detyruan të largohen me trena drejt kufirit në Bllacë të Hanit të Elezit dhe më pas si refugjatë drejt Maqedonisë së Veriut. Përmes rrëfimeve personale, botimi dokumenton eksodin e asaj periudhe dhe traumat e përjetuara, duke e paraqitur trenin si simbol të zhvendosjes së dhunshme.

Sipas organizatorëve, libri synon të shërbejë si dokument historik dhe edukativ, duke nxitur kujtesën kolektive, dialogun dhe reflektimin mbi pasojat e konfliktit.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen me sukses në Marché du Film në Kanë

Published

on

Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Marché du Film në Kanë, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së filmit, ku Shqipëria dhe Kosova janë prezantuar me një stendë të përbashkët përmes Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Gjatë ditëve të panairit, përfaqësuesit e të dy institucioneve kanë zhvilluar një sërë takimesh me institucione të filmit, producentë dhe përfaqësues të rëndësishëm të industrisë globale audiovizuale. Në këto takime është diskutuar edhe ligji i ri shqiptar për kinematografinë dhe audiovizualin, i cili ka ngjallur interes të konsiderueshëm tek partnerët ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja e përbashkët në këtë aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rritjen e prezencës së Shqipërisë në hartën globale të filmit, përmes nxitjes së bashkëprodhimeve dhe projekteve të reja.

Në përmbyllje të aktivitetit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka falënderuar të gjithë partnerët dhe kineastët që kanë vizituar stendën shqiptaro-kosovare gjatë zhvillimit të Marché du Film në Kanë.

Continue Reading

Lajmet

Në New York promovohet romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” i Ag Apollonit

Published

on

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York do të mbahet promovimi i romanit “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” të autorit Ag Apolloni.

Ngjarja organizohet nën kujdesin e ambasadorit Blerim Reka dhe do të ketë si folës profesorin David Damrosch. Promovimi do të zhvillohet sot, më 21 maj 2026, në orën 17:30, në adresën 801 2nd Ave, Suite 301, New York.

Romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse”, i botuar në vitin 2020, është një vepër dokumentare që trajton pasojat e luftës në Kosovë përmes historive të nënave që humbën familjarët e tyre, përfshirë Ferdonije Qerkezin nga Gjakova dhe Pashke Markun nga Zllakuqani.

Vepra sjell një reflektim të thellë mbi dhimbjen, kujtesën dhe qëndresën njerëzore, ndërsa aktiviteti pritet të mbledhë komunitetin shqiptar dhe dashamirësit e letërsisë në SHBA.

Continue Reading

Të kërkuara