Shëndet

9 ushqime me efekt ‘paracetamol’ që luftojnë dhimbjet dhe inflamacionin

Published

on

Çdo dhimbje e ka bazën tek inflamacioni dhe përgjigjet inflamatore. Inflamacioni kronik luan një rol të madh në sëmundjet e zemrës, artritin, astmën, kancerin dhe demencën. Duke mbajtur nën kontroll inflamacionin, do të jemi në gjendje të mbajmë nën kontroll dhimbjet dhe të pakësojmë shanset për të zhvilluar sëmundje të ndryshme.

E dini që disa ushqime mund ta rrisin inflamacionin? Sheqeri dhe mielli i bardhë janë ‘fajtorë të mëdhenj’. Lajm i mirë është që ka dhe ushqime që zvogëlojnë inflamacionin, inflamacionin kronik dhe luftojnë sëmundjet e lidhura me të.

Lajm i shkëlqyer është se të gjitha këto ushqime kanë shije shumë të mirë dhe janë lehtësisht të integrueshme në dietën tonë.

Acidet yndyrore omega 3

Ato gjenden në shumë burime dhe janë të njohura në luftimin e inflamacionit. Në fakt, studimet kanë treguar se vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të ndalojë zhvillimin e artritit dhe të reduktojë ënjtjen e kyçeve. Treguesit e inflamacionit janë reduktuar ndërmjet 1/3 dhe ½.

Burimet më të mira ku mund të gjeni omega 3 janë peshqit e yndyrshëm si salmoni, toni, trofta, etj. Farat chia, arrat, vezët me omega-3 dhe frutat e tjera të thata janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore omega 3. Ju mund të vëreni pakësim të dhimbjeve dhe shumë benefite të tjera.

Hudhrat

Hudhrat, qepët dhe preshtë përmbajnë një antioksidant, kuercetinën, e cila mund të largojë inflamacionin. Hudhra është sidomos shumë efektive. Mund të konsumoni rreth 4 thelpinj hudhre të gjallë, mund ta merrni në formë pluhuri ose suplementesh. Hudhra gjithashtu është e njohur në luftën kundra kancerit dhe redukton riskun e sëmundjeve të zemrës dhe demencën. Nuk gaboni kurrë nëse keni hudhra në tryezë.

Qershitë

Po kërkoni për një pije që nuk rrit inflamacionin, ashtu siç bëjnë zakonisht pijet me gaz? Provoni lëngun e qershive. Qershitë përmbajnë një antioksidant, antocianin, që njihet si anti-inflamator. Studimet tregojnë se qershitë janë po aq efektive sa medikamentet qetësues kundra inflamacionit. Edhe nga studimet për artritin, rezulton se një gotë lëng qershie në ditë përmirëson dhimbjen dhe ngurtësimin e kyçeve. Mos i prishni përfitimet shëndetësore të tij duke i shtuar sheqer dhe ëmbëlsues natyralë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një super ushqim anti-inflamator. Është i dobishëm për çdo pjesë të trupit dhe duhet ta pini atë edhe kur nuk keni dhimbje. Çaji jeshil përmban antioksidantë që reduktojnë inflamacionin. Përmban gjithashtu benefite të dobishme në parandalimin e kancerit, shkrin yndyrat në bark, ndihmon kundra simptomave të alkoolit dhe lehtëson ato të depresionit.

Drithërat dhe bishtajat

Drithërat dhe bishtajat luftojnë inflamacionin, ndryshe nga ‘kushërinjtë’ e tyre, mielli dhe orizi i bardhë të cilët e rrisin atë. Ushqime si tërshëra, farat chia, orizi kaf, etj, zvogëlojnë nivelet e proteinës C-reacitve (CRP). Këto proteina janë ‘tregues’ për inflamacionin e lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe artritin reumatoid.

Fibrat janë gjithashtu të rëndësishme për të pasur sistem të shëndetshëm të tretjes, për të luftuar sëmundjet e zemrës dhe për të ulur presionin e gjakut. Zgjidhini fibrat me kujdes dhe mos i përzieni me ushqime si gjalpi, apo djathi të cilat janë shkaktare të rritjes së inflamacionit.

Shafrani i Indisë

Shafrani është një erz e lashtë që gjen shumë përdorime në mjekësinë popullore kundra sëmundjeve anti-inflamatore. Ai është shumë i pasur në kurkumin, një antioksidant dhe anti-inflamator.

Nëse nuk e merrni mjaftueshëm përmes ushqimeve, merrni suplemente të tij ose pini çaj me shafran. Shtoni një lugë çaji shafran në ujë të vluar dhe lëreni për 10 minuta të pushojë. Shtojini pak lëng limoni dhe pak piper të zi dhe pijeni.

Brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakrat

Brokoli, lakrat e Brukselit dhe lakra mund të mos jenë ushqimet tuaja të preferuara, por janë vërtet të shëndetshme. Këto perime kruçifere janë të pasura në antioksidantë që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, përgjegjëse për zhvillimin e inflamacionit kronik. Është e lehtë t’i integroni këto perime në dietën tuaj. Dhe nëse ju pëlqejnë në versionin turshi, hani sa më shumë. Ekziston një lidhje e fortë mes ushqimeve të fermentuara dhe zvogëlimit të inflamacionit kronik. Ushqimet e fermentuara gjithashtu luftojnë depresionin duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Xhinxheri

Një tjetër bimë, xhinxheri është një anti-inflamator i fuqishëm. Ju mund ta shijoni si çaj, në ushqime të ndryshme ose në versionin e thatë. Një studim ka zbuluar se ekstrakti i xhinxherit ka ndihmuar 63% të pjesmarrësve me dhimbjet e gjunjëve dhe osteoartritin. 2 gramë xhinxher në ditë ju ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së muskujve. Nëse keni bërë shumë stërvitje, xhinxheri mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.

Xhinxheri ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe kundra sëmundjeve të zemrës. Çaji i xhinxherit gjithashtu qetëson stomakun.

Brodot

Brodot e perimeve, peshkut, mishit, kockave e erëzve janë ‘të tmerrshme’ për të luftuar inflamacionin. Mund të keni dëgjuar diku që supa e pulës është ilaç për trupin dhe shpirtin, pasi është anti-virale, anti-inflamatore dhe antioksidante. Shtoni në të pak hudhra, pak lakër kale ose spinaq si dhe disa kërpudha për një vakt që lufton sëmundjet e lidhura me inflamacionin. Brodot ju ndihmojnë edhe pas një operacioni ose nëse dëshironi që trupi juaj të ndihet më mirë./neps

Shëndet

Pse fryhet barku? Shkaqet dhe zgjidhjet më të zakonshme

Published

on

Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme që raportohen në kabinetet mjekësore.

Ajo ndodh kur barku zmadhohet përtej përmasave normale për shkak të gazrave, lëngjeve, përmbajtjes tretëse ose ndryshimeve strukturore në organet e brendshme.

Shkaqet kryesore:

Shkaqe organike: shtatzënia, shtimi në peshë, bllokimet në zorrë, gastropareza, celiakia, peritoniti, asciti ose rritja e organeve të brendshme.

Shkaqe funksionale: gazrat nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS), intoleranca ushqimore, kapsllëku, çrregullime të tkurrjes së zorrëve dhe dobësia e muskujve të barkut.

Diagnoza

Mjeku vlerëson simptomat përmes ekzaminimit fizik, nëse është e nevojshme, kryen ultratingull abdominal apo analiza tjera për të përcaktuar shkakun.

Trajtimi

Në rastet organike, trajtohet sëmundja themelore. Në rastet funksionale, ndihmojnë laksativët, probiotikët, enzimat tretëse dhe ndryshimet në dietë.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gazra.

Ha ngadalë dhe në porcione të vogla.

Pij më shumë ujë dhe konsum më shumë fibra.

Bëj aktivitet fizik të rregullt.

Nëse fryrja është e shpeshtë ose e shoqëruar me dhimbje, kërko këshillë mjekësore për të përjashtuar shkaqe më serioze. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët paralajmërojnë: Këto dy ushqime të përpunuara e dëmtojnë trurin

Published

on

Ushqimet e përpunuara që mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e trurit, sipas një studimi të ri, janë mishi i përpunuar dhe pijet e gazuara me sheqer.

Një ekip studiuesish nga Universiteti Virginia Tech ka zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht këto produkte kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar probleme njohëse, përfshirë çrregullime që lidhen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit, raporton Science Alert.

Studimi u mbështet në të dhënat e Universitetit të Michiganit për Shëndetin dhe Pensionimin, ku u analizuan 4,750 amerikanë mbi 55 vjeç, të ndjekur për një periudhë shtatëvjeçare (2014–2020). Çdo dy vjet, pjesëmarrësit i’u nënshtruan testeve të kujtesës dhe aftësive njohëse, duke përfshirë kujtimin e menjëhershëm, kujtimin e vonuar, llogaritje të thjeshta dhe ushtrime për përqendrim.

Rezultatet treguan se 1,363 persona zhvilluan probleme me kujtesën. Ata që konsumonin një racion mishi të përpunuar në ditë kishin 17% më shumë rrezik për çrregullime njohëse, ata që pinin çdo ditë pije të ëmbëlsuara – si kola, çaj i ftohtë me sheqer apo lëngje frutash industriale – kishin 6% më shumë rrezik.

Megjithatë, studimi nuk gjeti një lidhje të fortë mes konsumit të përgjithshëm të ushqimeve ultra të përpunuara dhe rritjes së rrezikut për probleme njohëse, përveç mishrave të përpunuar dhe pijeve me sheqer. Ushqime të tjera si gatimet e gatshme, ëmbëlsirat, snack-et e kripura apo produktet e bulmetit dhe drithërave nuk rezultuan me ndikim të njëjtë negativ.

Autorët theksojnë se shmangia e këtyre dy kategorive kryesore mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

“Ka gjëra që mund t’i ndryshoni. Sekreti është moderimi dhe balanca në zgjedhjet ushqimore,” – deklaroi profesoresha Brenda Davy, autore e studimit.

Ndikimi i ushqimeve të përpunuara është më i madh sesa mendojnë shumica e njerëzve. Vetëm më 2020, 65% e ushqimeve dhe 38% e pijeve të blera nga familjet amerikane përbëheshin nga produkte të përpunuara me ngjyrues, aromatizues e përbërës artificialë që mungojnë në ushqimin e përgatitur në shtëpi.

Një tjetër autor i studimit, Ben Katz nga Virginia Tech, sugjeroi se edukimi ushqimor mund të jetë pjesë e zgjidhjes: “Nuk mjafton të ndjekësh një dietë. E rëndësishme është t’u japësh njerëzve aftësitë për të gatuar sipas asaj diete,” – u shpreh ai. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë

Published

on

Puna gjatë natës ka qenë prej kohësh e lidhur me shëndetin e dobët. Tani një studim i ri sugjeron se për gratë, puna gjatë kësaj kohe mund të rris rrezikun e kancerit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë që punojnë në turnin e natës janë pothuajse pesë herë më të rrezikuara nga kanceri në krahasim me gratë që punojnë gjatë ditës.

Në këtë studim ekspertët kanë gjetur se gratë që punonin gjatë natës ishin më shumë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës dhe kanceri i mushkërive, shkruan Medicalnewstoday,

Bashkautori i hulumtimit, Xuelei Ma, nga Qendra Mjekësore e Kinës Perëndimore dhe kolegët e tij kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se puna gjatë ndërrimit të natës mund të pengojë rëndë ritmin tuaj të qarkullimit.

Ky është orari kur rregullohen proceset fiziologjike të trupit gjatë një cikli 24 orësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja lista me ushqime që mbajnë yndyrën në gjak nën kontroll

Published

on

Meqenëse nuk kanë kurrfarë shijeje apo arome, këta dy artikuj mund t’u shtohen ushqimeve më të llojllojshme. Hani pa u shtuar sheqer dhe organizmit tuaj do t’u bëjnë mirë.

Në ditë mjafton të hani një deri në dy lugë të vogël fara chia, ndërkaq nga ajo lugë të vogël do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi.

Më parë duhet t’i zhytni në ujë, meqë nuk kanë aromë mund t’u shtohet të gjitha gjellëve – supës, perimeve, vezëve e pijeve. Farat e chias janë me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.

Pas eliminoni nga organizmi të të gjithë “armiqtë” e njohur, sheqerit, produkteve të mishit dhe të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës.

Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla. Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, yndyrarti thithin, andaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut.

Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.

Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, e cila, pos që ul kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara