Në historinë e njerëzimit ka pasur gra të shkëlqyera që kanë luajtur rol themelor në shkencë, por pavarësisht kontributeve të tyre të jashtëzakonshme, nuk u njohën kurrë.
Disa mbetën në hije për shkak të burrave të tyre që i detyruan të tërhiqeshin qëllimisht nga puna, ndërsa të tjera gjetën vdekjen e parakohshme dhe fatkeqe. Shumë pak prej tyre arritën të vendoseshin në botën shkencore dhe të njiheshin.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, abcnews.al, ka publikuar 9 gra mahnitëse, të cilat kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e shkencës.
1. Hypatia
Hypatia ka lindur në mesin e shekullit IV në kryeqytetin e Aleksandrisë. Ajo punoi si filozofe dhe matematikanë, duke iu përkushtuar mësimit dhe studimit të shkencave ekzakte. Midis shumë kontributeve të saj, ajo përmirësoi modelin e astrolabes, instrumenti që përcakton pozicionet e yjeve. Në kohë kur ajo jetoi, puna e saj nuk u prit mirë nga disa grupe, duke e gjykuar si pagane. Hypatia u vra dhe prefekti perandorak Orestes dënoi vrasjen e saj, dhe më pas, veprimet e dhunshme kundër filozofëve të Aleksandrisë përfunduan. Figura e Hypatia-s njihet dhe admirohet nga gratë e shkencës, astronomisë, matematikës dhe gjithashtu nga aktivitet dhe feministët.
2. Lise Meitner
Lise Meitner, e lindur në Vjenë në 1878, është fizikantja që ka investiguar radioaktivitetib. Ajo ishte profesorë në Institutin Kaiser Ëihelm dhe në Universitetin e Berlinit nga viti 1926 deri në 1933. Në vitin 1938 asaj iu desh të largohej nga Gjermania sespse ishte hebre. Ligjet e Nurembergut të qeverisë naziste e detyruan atë të largohej dhe më pas ajo u bashkua me stafin e Institutit Kërkimor të Institutit Manne Siegbahn në Stokholm. Lise Meitner ishte pjesë e ekipit që zbuloi ndarjen bërthamore, megjithatë, vetëm kolegu i saj Otto Hahn mori vlerësimin dhe Çmimin Nobel në Kimi. Megjithëse zbulimi i Meitner ishte shumë i rëndësishëm, merita e saj kaloi pa u vërejtur nga shkenca deri në shumë vite më vonë. Pas kësaj, emri i saj u njoh dhe vlerësua, dhe madje një asteroid (6999) dhe 2 krate në Hënë dhe në Venus janë emëruar në kujtim të saj.
3. Ada Lovelace
Ada Lovelace, e lindur në Londër në vitin 1815 është matematikanë, shkencëtare kompjuteri, shkrimtare dhe vajza e vetme e Anna Isabella dhe poetit Lord Byron. Ndarja e prindërve të saj dhe largimi i babai, shënoi një kthesë të madhe për Adën. Ada kishte shumë aspirata shkencore dhe gjithmonë dëshmonte se ishte më e dedikuar se nëna e saj, e cila pasi la letërsinë ishte matematikanë e shkëlqyer, informon abcnews.al. Në moshën 18-vjeçare, Ada u takua me matematikanin Charles Babbage,i cili e motivoi atë t’i bashkohej ekipit të tij më të famshëm “makina analitike”. Ada që jo vetëm pati sukses në këtë, por gjithashtu krijoi atë që njihet si algoritmi i parë për një makinë. Kjo zyrtarisht e bën atë programuesen e parë kompjuterike. Në fakt gjuha aktuale e programimit Ada, krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, u emërua pas vdekjes së saj.
4. Jocelyn Bell Brnell
Jocelyn Bell Burnell ka lindur në Velfast në 1942. Ajo është arstrofizikanja që zbuloi sinjalin e parë radio të një pulsari, i cili është një yll që lëshon rrezatim shumë intensiv në intervale të shkurtra, të rregullta. Kjo gjetje e sukesshme gjithashtu kaloi pa njohje, pasi ishte mësuesi i saj Anthony Hewish që rrëmbeu çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1974, pavarësisht se ajo e bëri zbulimin. Por fakti nuk kaloi pa u vërejtur nga bota shkencore, pasi shumë kolegë të saj e dënuan dhënin e çmimit për Hewish. Sidoqoftë, ky nuk ishte një lajm i keq për të pasi ajo bëri dhe shumë zbulime të tjera, më të rëndësishme sesa një çmim Nobel. Burnell është një nga shkencëtarët më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar dhe, natyrisht, të astrofizikës.
5. Marie Curie
Marie Curie ka lindur në Varshavë në vitin 1867. Ajo ka qenë një shkencëtare e njohur e vlerësuar dy herë me çmimin Nobel në Fizikë dhe Kimi. Curie ishte pionere e radioaktivitetit, duke zbuluar teknika për izolimin e izotopeve radioaktive dhe 2 elementëve kimikë: poloniumit dhe radiumit. Nga këto zbulime, jeta e Marie Curie ishte e rrethuar nga radioaktiviteti. Ajo e mbante me vete elementin kimik, duke injoruar shkallën e dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj tij. Punën e saj shkencore, ajo e ndau me bashkëshortin Perre Curie, dhe më vonë me një nga dy vajzat, Irene-Joliot Curie, informon abcnews.al. Shumë vite pas vdekjes së Pierre, Marie filloi një romancë me shkencëtarin Paul Langevin, që i solli asaj shumë probleme, pasi ai kishte qenë i martuar ndërsa dilte me të. Megjithatë, edhe pse pati shumë paragjykime, Curie pati mbështetjen e shumë shkencëtareve, përfshirë Albert Einstein.
6. Rita Levi-Montalcini
E lindur në Torino në vitin 1909, Rita Levi-Montalcini ishte një shkencëtare e specializuar në neurologji. Ajo mori çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Pavarësisht kësaj, jeta e Ritës nuk ka qenë e lehtë. Ajo ka qenë studente gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u përball me shumë vështirësi për shkak se ishte hebre. Në Itali, kishte ligje kundër hebrenjve të imponuara nga Benito Mussolini, kështu që Rita duhej të linte universitetin dhe të zhvendoste eksperimentet që bënte në dhomën e saj të gjumit. Atje, ajo krijoi një laborator me mikroskop dhe disa enë shtëpiake të adaptuara. Por ato vite terrori patën pasojat e tyre; qyteti i Torinos u bombardua në vitin 1941, kështu që Rita u detyrua të transferohej në një shtëpi në mal bashkë me instrumentet e saj, informon abcnews.al. Edhe atje nuk gjeti paqe dhe nuk qëndroi për shumë kohë. Pas sulmit të trupave naziste, asaj iu desh të ikte më në jug. Sapo mbaroi lufta, vitet e kërkimit të Ritës në bashkëpunim me biokimistin, Stanley Cohen dhanë rezultate: ajo arriti të izolonte të ashtuquajturin “faktori nervor i rritjes”, një proteinë thelbësore për mbijetesën e neuroneve. Ky ishte zbulimi i parë i komunikimit qelizë-qelizë.
7. Margarita Salas
Margarita Salas lindi në Spanjë në vitin 1938. Ajo mori titullin Ph.D. në Kimi, në Universitetin Complutense të Madridit. Margarita ka qenë përgjegjëse për promovimin e kërkimit spanjoll në fushën e biokimisë dhe biologjisë molekulare. Puna e saj ka spikatur për kontributin në hulumtimin e leximit të informacionit gjenetik. Studimi i Maragrite përqendrohet në virusin bakterial Phi29, i cili na ka lejuar të kuptojmë më shumë sesi sillet ADN-ja, si virusi bakterial transformon proteinat dhe si ato lidhen me njëra-tjetrën për të formuar një virus funksional. Margarita ka marrë disa çmime, duke u shpallur Studiuesja Europiane e vitit 1999 nga UNESCO. Ajo u emërua Drejtore e Institutit të Spanjës (1995-2003), e cila bashkon të gjitha Akademitë Mbretërore Spanjolle. Në dhjetor 2018, Shkolla Eliseo Godoy në Zaragoza ndryshoi emrin për të pasur Margarita Salas.
8. Irene-Joliot Curie
Lindur në Paris, Irene-Joliot Curie, vajza e Marie dhe Pierre Curie, studioi fizikë dhe kimi në Universitetin e Parisit gjatë Luftës së Parë Botërore. Kur mbaroi studimet, ajo filloi të punonte si asistente për nënën e saj në Paris Radio Institute, i cili më vonë u njoh si Instituti Curie. Kërkimet e saj në fushën e fizikës bërthamore përfshinin strukturën e atomit, projeksionin e bërthamës dhe prodhimin artificial të elementeve radioaktive. Për Curie, të qenit vajza e 2 shkencëtarëve të njohur fitues të çmimeve të mëdha, ishte një nxitje për karrierën e saj. Në fakt, ajo gjithashtu fitoi çmimin Nobel në Kimi në vitin 1935. Irene vdiq nga leukemia për shkak të ekspozimit të tepër ndaj rrezatimit.
9. Hedy Lamarr
Lindur në Vjenë në 1914, Hedy Lamarr ishte një aktore dhe shpikëse e filmit amerikan. Historia e Hedy-t është interesante sepse, pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e jetës së saj i ishte kushtuar aktrimit në kinema, ajo ishte bashkëshpikëse e versionit të parë të një spektri të zgjeruar që lejonte komunikime pa tel në distanca të gjata që tani i njohim si “Wi-Fi”. Së bashku me muzikantin George Antheil, ata zhvilluan teknikën e kodimit të informacionit. Por, para se të ndodhte kjo zbulim, Hedy përjetoi një ngjarje të tmerrshme. Burri i saj, Friedrich Mandl, e mbajti atë peng në shtëpinë e saj nën kontroll të rreptë dhe e detyroi atë të largohej nga industria e filmit. Në vitin 1937, ajo arriti të shpëtonte dhe të shkonte në Paris për të vazhduar karrierën e saj artistike. Atje ajo takoi Louis B. Mayer, president i Metro Goldwyn-Mayer, me të cilin nënshkroi një kontratë për Hollywood. Në vitin 1942, Hedy regjistroi patentën e saj të komunikimit sekret, që kërkonte të shmangte zbulimin e silurëve nga trupat aleate. Hedy argumentoi që nëse të dy transmetuesit dhe marrësi do të ishin në gjendje të hidheshin njëkohësisht nga frekuenca në frekuencë, atëherë kushdo që përpiqej ta ndërpriste atë sinjal nuk do ta dinte se ku ishte. Fatkeqësisht, Hedy nuk mori merita për shpikjen e saj./abcnews.al.
Tre kafka elefanti që datojnë rreth 7.7 milionë vjet më parë janë zbuluar gjatë gërmimeve në Kayseri, në Turqinë Qendrore.
Gërmimet, të cilat nisën më 2018 pas një raportimi nga një bari në vitin 2017 pranë Digës së Yamoula-s, po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Muzeut të Kayserit dhe me mbështetjen financiare të bashkisë së qytetit.
Kafkat u zbuluan në rajonin e Kocaşinanit, përgjatë lumit Kızılırmak. Gjatë gërmimeve janë zbuluar edhe një sërë fosilesh të tjera, përfshirë mbetje të gjirafave prehistorike, elefantëve, mamuthëve, rinocerontëve, dhive, antilopave, breshkave dhe derrave.
Arkeologu Ömer Dağ i tha agjencisë turke të lajmeve Anadolu se ekipi i tij po përqendrohet kryesisht në fosilet e elefantëve, duke gërmuar në zonën përreth digës.
“Mund ta quajmë këtë vit ‘vitin e elefantit’,” tha Dağ. “Që nga fillimi i gërmimeve në vitin 2018, kemi zbuluar dy kafka. Por vetëm këtë vit, gjatë një sezoni të vetëm, kemi gjetur tre,” shtoi ai, duke theksuar se edhe pse dhëmbët janë disi të dëmtuar, njëra nga kafkat u gjet me nofullën e poshtme të paprekur.
Analizat radiometrike i datojnë këto gjetje rreth 7.7 milionë vjet më parë. Shumica e fosileve të elefantëve janë zbuluar në zonën Sevril, e cila njihet si “brezi i elefantëve”. Arkeologu theksoi rëndësinë e këtyre gjetjeve për shkak të madhësisë dhe gjendjes së mirë të ruajtjes së fosileve të megafaunës, të cilat kanë tërhequr vëmendje shkencore ndërkombëtare.
“Përqendrimi i elefantëve në vende të caktuara e dendësia na ofrojnë informacione të vlefshme në lidhje me paleogjeografinë e zonës,” shtoi Dağ.
Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur një imazh spektakolar që tregon mijëra yje të rinj, 5.500 vite dritë larg Tokës, dhe një re pluhuri dhe gazi ku po formohen yje.
Një grup yjesh të rinj, Pismis 24, është fotografuar pas më shumë se 5 orësh ekspozim.
Pismis 24 është një klaster yjesh shumë i ri (star cluster), pjesë e nebulozës së Lobsterit (NGC 6357) në konstelacionin Skorpi.
James Webb, më i madhi dhe më i fuqishmi teleskop hapësinor, vëzhgon universin në spektrin infra të kuq, duke depërtuar në pluhurin hapësinor për të regjistruar lindjen e yjeve.
Ekspozimi për këtë imazh ka qenë mbi 5 orë, që lejon shkrepje shumë të qarta dhe me detaje të mëdha në strukturat e pluhurit, gazit dhe formimit yjor.
Imazhi na tregon se si strukturat e pluhurit dhe gazit reagojnë ndaj energjisë së fortë të yjeve super-masivë: kjo ka implikime për të kuptuar se si sistemi diellor, planetet dhe formimi i yjeve të vegjël mund të ndikohen nga yjet e mëdhenj rrethues.
NASA ka bërë zbulim të rëndësishëm në kërkimin për gjurmë jete jashtë Tokës. Roveri Perseverance, që eksploron Marsin që nga 2021, ka identifikuar komponime organike dhe minerale në kraterin Jezero, të cilat në Tokë lidhen shpesh me mjedise të favorshme për jetën mikrobike.
Zbulimi, i publikuar në revistën shkencore Nature, përfshin molekula karboni, vivianit dhe greigit – elementë që mund të jenë të origjinës biologjike ose gjeokimike. Krateri Jezero u zgjodh si vendi i uljes së roverit, dikur ishte një pellg liqeni i ushqyer nga përrenj, një ambient i përshtatshëm për depozitimin e argjilave e mineraleve që ruajnë historinë klimatike dhe gjeologjike të Marsit.
Që prej mbërritjes, Perseverance ka mbledhur mbi 30 mostra të ruajtura për një mision të ardhshëm kthimi në Tokë.
Zbulimi lidhet me mostra nga rajoni Bright Angel, zonë me sedimente të kuqërremta, ku roveri më 2024 mori mostrën “Sapphire Canyon” që përmban gjurmë kimike të veçanta. Perseverance analizoi përbërjen e shkëmbinjve e ruajti pluhurin marsian për studime të mëtejshme.
Të dhënat tregojnë praninë e molekulave organike me bazë karboni, me minerale si vivianiti dhe greigiti, që në Tokë janë të lidhura me procese mikrobike në mjedise ujore. Shkencëtarët theksojnë se komponimet mund të kenë formë edhe nga reaksione jo-biologjike.
Shkencëtarët i përshkruajnë gjetjet si “biofishnkrita të mundshme”. Joel Hurowitz, autor i studimit, thotë: “Nuk mund të themi se kemi gjetur jetë në Mars, por është një hap i rëndësishëm që kërkon analiza të mëtejshme.”
Fotografi të formacioneve mikroskopike si “fara lulekuqeje” dhe “njolla leopardi” tregojnë përqendrime karboni e mineralesh që lidhen me aktivitetin mikrobik. Misioni drejtohet nga NASA në bashkëpunim me institucione nga e gjithë bota, përfshirë Institutin Kombëtar Italian për Astrofizikë (INAF), duke reflektuar rëndësinë globale të kërkimit astrobiologjik.
Qëllimi kryesor mbetet kthimi i mostrave në Tokë për studime më të thelluara, projekti Mars Sample Return është i vonuar për shkak të kostove të larta. Zbulimi i fundit mund të përshpejtojë këtë proces, i cili pritet të realizohet në vitet 2040.
Ky zbulim konsiderohet një nga të dhënat më premtuese që konfirmojnë ekzistencën e kushteve të favorshme për jetë në Mars në të kaluarën, duke hapur rrugë për studime të mëtejshme dhe eksplorim hapësinor.
Nëse emri i saj do të njihej më gjerësisht, Rukhmabai Raut do të ishte sot një ikonë e feminizmit.
Në një Indi patriarkale të shekullit të 19-të, Rukhmabai Raut guxoi të sfidonte normat shoqërore duke refuzuar një martesë të detyruar.
Më 1885, Rukhmabai u bë gruaja e parë hindu që arriti të fitonte ligjërisht një “divorc”, falë ndërhyrjes së vetë Mbretëreshës Viktoria.
Ky rast u kthye në pikë kthese për të drejtat e grave dhe çoi më vonë në reformën e ligjit me Age of Consent Act (1891) dhe ndalimin ligjor të martesave të fëmijëve. Rukhmabai u martua në moshën 11-vjeçare me një 19-vjeçar, por refuzoi të jetonte me të.
Kur burri e paditi për ta detyruar të bashkëjetonte, preferoi të përballej me burgun sesa të dorëzohej. Rasti tronditi opinionin publik, polarizoi shoqërinë indiane mes konservatorëve dhe reformatorëve, dhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Përveç luftës kundër martesës së detyruar, u bë një nga gratë e para indiane që u diplomua në mjekësi në Londër e praktikoi si mjeke për më shumë se 35 vjet në Indi. Ao nuk ndaloi asnjëherë së shkruari për të drejtat e grave, duke përdorur pseudonimin “A Hindu Lady” në artikujt e saj për The Times of India.
Rukhmabai nuk ishte vetëm një viktimë që sfidoi sistemin, por një reformuese që e transformoi atë. Lufta e saj e guximshme për vetëvendosje vazhdon të frymëzojë gratë në Indi dhe më gjerë edhe sot.