Lajmet

80-vjetori i Çlirimit, Rama ndan urimin e veçantë për 29 Nëntorin

Published

on

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në Facebook një urim të veçantë për këtë ditë feste.

Ai ka postuar pamjen e vogëlushit Dians, i cili ka ardhur në jetë ditën e djeshme, në ditën e Pavarësisë, në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Mirëmëngjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, shkruan Rama.

Lajmet

Sulmohen dy policë në Vushtrri

Published

on

By

Dy zyrtarë policorë në detyrë janë sulmuar të enjten në Vushtrri nga tre person të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Vushtrri, 28.11.2024 – 17:00. Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, edhe në Prizren dje është arrestuar një i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Më tej thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

​Kryetari i Zveçanit e dënon sulmin në objektin e komunës

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Zveçanit, e ka dënuar fuqishëm, sulmin me granatë në objektin e Komunës së Zveçanit.

Ai tha se ky akt është i pa pranueshëm duke përmendur edhe rastin e ndodhur dy ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, ka shkruar Peci në rrjetin social Facebook.

Objekti komunal në Zveçan është sulmuar me granatë mbrëmë pak para mesnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Continue Reading

Lajmet

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit sulmohet me mjet shpërthyes

Published

on

By

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, të enjten para mesnatës, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Mbrëmë para mesnatës pati një shpërthim që ne dyshojmë se ishte granate dore e llojit M-75”, tha Elshani.

Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor.

Elshani tha se sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së Komunës dhe katër automjeteve të parkuara aty pranë, dhe se policia ka nisur hetimet.

Ai theksoi se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se policia nuk ka identifikuar ende ndonjë të dyshuar për kryerjen e sulmit.

Komuna e Zveçanit udhëhiqet nga një kryetar shqiptar prej fillimvitit 2023, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe i bojkotuan zgjedhjet komunale në prill të atij viti.

Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla.

Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë.

Sulmi ndaj ndërtesës së Komunës të mërkurën vjen vetëm dy ditë pasi stacioni policor në këtë qytet verior u sulmua me dy granata dore nga persona të panjohur.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në fshatin Izvor të Zveçanit po ndërtohej një nënstacion i ri policor.

Përfaqësuesit e komunitetit serb kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka vlerësuar ndërtimin e stacioneve të reja si “një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”./REL/

Continue Reading

Lajmet

Prishtina ngjyroset kuq e zi për 28 Nëntor

Published

on

By

Sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamuj kuq e zi për nderë të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në sheshet e Prishtinës u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.

Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.

Continue Reading

Të kërkuara