Sport

8 lojtarë të Prishtinës të infektuar me COVID-19

Published

on

Pritet vendimi zyrtar i UEFA-s për ndeshjen

Menjëherë pasi janë kthyer nga Gjibraltari, aty ku do të zhvillonin takimin ndaj Lincoln Red Imps, bardhekaltërit kanë kryer testet për Coronavirus në vendin tonë.

Telegrafi mëson se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me Coronavirus.

Nga situata e krijuar, fituesi i Kupës së Kosovës rrezikon të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar nga UEFA, 3-0.

Prishtina kishte falënderuar Lincolnin për mirëkuptimin e tyre në situatën e krijuar, mirëpo këta të fundit dyshohet se kanë bërë ankesë në shtëpinë  e futbollit evropian.

Kjo situatë e krijuar te klubi kryeqytetas, duket se do të ketë shumë probleme për ta, pasi me gjasë do të humbin ndeshjen në tavolinë.

Kujtojmë se nga një gjë e tillë e pësoi Drita ditë më parë që do të përballej me Linfieldin në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, e që e humbën takimin me rezultat zyrtar. /Telegrafi

Sport

Emily Ibanez shkëlqen në Botërorin e të rriturve, zë vendin e pestë dhe vendos shtatë rekorde botërore për të reja

Published

on

By

Peshëngritësja 15-vjeçare që përfaqëson Kosovën, Emily Ibanez, ka regjistruar një rezultat të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rritur, që po mbahet në Kinë.

Ibanez u rendit në vendin e pestë në dygarësh, në kategorinë deri në 69 kilogramë, duke ngritur gjithsej 240 kilogramë. Ajo ishte garuesja më e re në këtë kampionat.

Para saj përfunduan vetëm dy peshëngritëse nga Koreja e Veriut, një nga Kolumbia dhe një nga Bjellorusia.

Peshëngritësja kosovare garoi në Grupin B, që është grupi i dytë më i fortë, dhe jo në mesin e garueseve më të mira të Grupit A.

Në disiplinën e shkëputjes, Ibanez u rendit e teta me rezultatin më të mirë prej 106 kilogramësh, ndërsa në shtytje përfundoi e gjashta, me 134 kilogramë.

Përveç rezultatit të përgjithshëm, 15-vjeçarja vendosi edhe shtatë rekorde botërore për të reja brenda një dite. Ajo arriti rekorde në shkëputje, shtytje dhe në total, në kategorinë deri në 69 kilogramë. Këto rekorde përfshijnë peshëngritëset e moshës 13 deri në 17 vjeç.

Medaljen e artë në këtë kategori e fitoi Song Kuk-hyang nga Koreja e Veriut, me gjithsej 275 kilogramë në dygarësh. Ajo vendosi tri rekorde botërore: 122 kilogramë në shkëputje, 153 në shtytje dhe 275 në total.

Emily Ibanez ka lindur në Spanjë dhe për shumë vite ka jetuar në Kanada. Ajo vjen nga një familje e peshëngritësve, ndërsa babai i saj është nga Kuba. Prej këtij viti, Emily dhe vëllai i saj, Brayan Ibanez, përfaqësojnë Kosovën.

Së fundmi, ajo kishte fituar tri medalje të arta në Kampionatin Evropian për juniorë dhe U23.

Ndërkohë, Brayan Ibanez ishte paraparë të garonte të hënën në Botëror, por u tërhoq për shkak të një sëmundjeje.

Të mërkurën, në garë për Kosovën do të paraqitet edhe Kianoush Rostami, i cili përfaqëson vendin tonë që nga viti i kaluar.

Kampionati Botëror në Ningbo të Kinës ka nisur më 27 tetor, ndërsa deri më tani në renditjen e medaljeve dominon Koreja e Jugut, me gjashtë të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova mëson kundërshtarët për UEFA Women’s Nations League 2027

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League 2027.

Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës, ku Kosova është vendosur në Grupin 4 të Ligës B, së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.

“Dardanet” do të synojnë të paraqiten sa më mirë në këtë edicion, pasi siguruan avancimin në Ligën B duke e përfunduar në vendin e parë Grupin C2 në kampanjën e kaluar.

Ndërkohë, Kosova nuk arriti të kualifikohej në plejofin e Botërorit të vitit 2027, që do të mbahet në Brazil, pasi u eliminua nga Austria në raundin e parë.

Edhe Përfaqësuesja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët e saj. Ajo do të garojë në Grupin 1 të Ligës B, ku do të përballet me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë.

D.L

Continue Reading

Sport

Erblin Osmani stërvitet me Bayern Munich, përfshihet në listën B për Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Futbollisti kosovar, Erblin Osmani, po vazhdon të jetë pranë ekipit të parë të Bayern Munichut.

Mesfushori është duke u stërvitur me gjigantin gjerman në prag të përballjes ndaj Atletico Madridit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Përveç kësaj, Osmani është përfshirë edhe në listën B të Bayern Munichut për ndeshjet e këtij edicioni të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Ky është një hap i rëndësishëm për futbollistin kosovar, i cili po fiton gjithnjë e më shumë përvojë pranë një prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Continue Reading

Sport

Arba Hasanaj lufton për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj

Published

on

By

Xhudistja kosovare, Arba Hasanaj, është vetëm një fitore larg medaljes në Lojërat Olimpike për të Rinj, që po zhvillohen në Dakar të Senegalit.

Hasanaj po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ku deri më tani ka regjistruar disa fitore të rëndësishme.

Ajo e nisi garën me fitore me Ippon ndaj Lenishka Figueroa Cirino nga Porto Riko. Në duelin e dytë u mposht nga braziliania Clarisse Vallim, por vazhdoi garimin përmes repesazhit.

Në këtë fazë, xhudistja kosovare triumfoi ndaj Hannah McHenry të Australisë dhe Ashly Herrera Espinosa të Nikaraguas, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

Për medaljen e bronztë, Hasanaj do të përballet me austriaken Sellina Woegerer.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara