Aktualitet

76 vjet nga betimi zyrtar amerikan

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit.

Published

on

Kongresi amerikan më 28 dhjetor 1945, miratoi betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën “Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit. Gjithashtu, shumë shkolla në SHBA e fillojnë mësimin duke lexuar betimin.

Nxënësit ngrihen në këmbë dhe vënë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të SHBA-së dhe Republikës që ai përfaqëson – një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”, thuhet në tekstin e betimit.

Fjalët “nën Zotin” iu shtuan tekstit të betimit në qershor të vitit 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower. Në një fjalim për Ditën e Flamurit 1954, ai shtjelloi ndjenjat e tij për pozitën e religjionit në jetën publike kur diskutoi se përse donte të përfshinte fjalët “nën Zotin” në tekstin e betimit.

“Në këtë mënyrë ne po ripohojmë transcendencën e besimi fetar në trashëgiminë dhe të ardhmen e Amerikës. Në këtë mënyrë ne do të forcojmë vazhdimisht ato armë shpirtërore që do të jenë përgjithmonë burimi më i fuqishëm i vendit tonë në paqe dhe luftë”, kishte thënë Eisenhower.

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Published

on

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Continue Reading

Aktualitet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Continue Reading

Aktualitet

Zhduket një person në Shtime

Published

on

Një person është raportuar i zhdukur në Shtime tash e dy ditë.

Sipas njoftimit nga Policia, babai i viktimës ka raportuar në polici të hënën pasdite se djali i tij është  larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e fundit të prillit

Published

on

Sipas parashikimit të motit për sot, ditë e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht i kthjellët.

Nuk mungojnë rrezet e diellit, por në viset malore ka mundësi që të ketë shi.

Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 19°C. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara