Kronikë e zezë

757 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dënuar 757 persona për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID. Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Para pak javësh, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCOVID për shkak të rritjes së rasteve./UBTNews

Posted by Kosovo Police on Thursday, November 26, 2020

Kronikë e zezë

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Podujevë

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar se një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:21 pas mesnatës, kur persona deri më tani të panjohur kanë hedhur mjetin në pronën e viktimës grua.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori për hetime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Raportohet e zhdukur një grua në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një grua nga Fushë Kosova është raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima grua është larguar nga shtëpia e saj rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe që nga ai moment nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka nisur procedurat e kërkimit dhe po merret me rastin për të zbardhur rrethanat e zhdukjes.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Lipjan: Arrestohet një shtetas turk për abuzim me fëmijë në rrjetet sociale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një shtetas të Turqisë në Lipjan, nën dyshimin për shpërndarje të materialeve të jashtëligjshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.

I dyshuari akuzohet se përmes rrjeteve sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Bie numri i rasteve të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Published

on

By

Në raporti njëditor të Policisë së Kosovës është regjistruar një rënie të rasteve të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar vetëm dy raste në nivel vendi.

Në Vushtrri, gjatë mbrëmjes së të martës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua.

Për shkak të rrezikut, ndaj viktimës është lëshuar menjëherë urdhri mbrojtës dhe ajo, së bashku me fëmijët, është dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej për një rast të mëparshëm të dhunës në familje dhe kanosjes, të ndodhur në shkurt.

I dyshuari ishte në kërkim policor dhe pas prangosjes të martën, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme.

Ndërsa në raportin e datës 10 mars të Policisë së Kosovës ishin regjistruar gashtë raste të dhunës nw familje

Continue Reading

Të kërkuara