Lajmet

7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin Pisa

Pupovci tha se janë përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi.

Published

on

7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin Pisa që do të mbahet më 25 qershor e që do të zgjasë deri më 20 maj. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri Arsimit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci.

Në konferencën për medie, Pupovci foli edhe për paralajmërimin e grevës së Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës Kulturës (SBAShK) nëse nuk realizohen kërkesat sa i takon ligjit të pagave. Lidhur me këtë ai tha se kanë pasur një takim me përfaqësuesit për çka kanë marrë parasysh kërkesat e tyre, por që pjesë tjetër mbetet tek organet e tjera.

Ai tregoi edhe se pjesa e parë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 4 qershor, ndërsa pjesa e dytë më 14 qershor.

“Testi i arritshmerisë do të organizohet në dy ditë, pra në ditën e parë do të jetë testi nga Gjuha Shqipe, Angleze, Historia dhe Gjeografia, ndërsa në ditën e dytë do të jetë testi nga Matematika, Informatika, Fizika, Kimia dhe Biologjia. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi, thellohemi më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve[…]Testi i parë do të mbahet me 4 qershor që është ditë e shtunë, ndërsa testi i dytë do të mbahet të martën me 14 qershor”, tregoi Pupovci në konferencën për medie.

Sa i përket testit të Pisa-s, Pupovci tha se janë përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi.

Sa i përket testit Pisa jemi të përgatitur për t’iu shtruar këtij testi, pra është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave disa janë shkolla të mesme të larta disa janë shkolla të mesme të ulëta dhe janë përzgjedhur si mostër e rastit 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin Pisa[…]Prej datës 25 prill deri me 20 maj do të mbahet testi sipas një orari të përcaktuar. Rezultatet priten në dhjetorin e vitit 2023”, tha ai.

Zëvendësministri i Arsimit për çështjen e ligjit të pagave tha se i kanë kryer punët sa i përket MAShTI-t dhe se tani u mbetet organeve të tjera ta shtyjnë atë përpara.

“Herën e fundit jemi takuar para dy javësh kërkesat e SBAShK-ut kanë të bëjnë me ligjin e pagave, ne pjesën tonë që na takon rreth ligjit të pagave e kemi kryer domethënë ato koeficiente që janë dërguar në draftin e parë të ligjit të pagave i kemi dhënë komentet tona. Jemi konsultuar edhe me SBAShK-un në lidhje me këto komente dhe kemi marrë edhe kërkesat e tyre parasysh dhe tani i mbetet organeve tjera që këtë ligj ta shtyjnë përpara”, tha ai.

Pupovci tregon edhe për marrëveshjen e këtij dikasteri dhe administrimit të pushtetit lokal që do të siguron bursat e studenteve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.

Po ashtu ai ka treguar se konsultimi publik për projektligjin e edukimit të hershëm të fëmijëve ka përfunduar dhe grupi punues janë duke shqyrtuar vërejtët dhe sugjerimet dhe se pas përfundimit të punës së grupit punues, projektligji do të dërgohet në Kuvend që të procedohet.

Pupovci njoftoi së në shumë komuna ka filluar konkursi për asistentë të fëmijëve të me nevoja të veçanta, dhe se numri i punësuarve gjatë një viti është 100.

“Çdo vit të punësohen nga 100 asistentë të ri për fëmijët me nevoja të veçanta, pra 400 gjatë mandatit qeverisës. Tanimë komunat kanë filluar të shpallin konkurse për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të cilat ne jemi duke i monitoruar. I inkurajomë edhe ato komuna të cilat ende nuk kanë filluar t’i zhvillojnë procedurat e konkurrimit që të fillojnë sa me shpejtë sepse mjetet financiare janë”, njoftoi ai.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara