Shëndet

7 hapa si të nisni vrapin në mëngjes për parandalimin e sëmundjeve

Mëngjesi i hershëm në lëvizje mund t’ju sigurojë një sërë vlerash për shëndetin tuaj.

Published

on

Edhe nëse nuk jeni një person mëngjesi ka shumë arsye se përse duhet të jeni sa më aktivë në këtë pjesë të ditës.

Mëngjesi i hershëm në lëvizje mund t’ju sigurojë një sërë vlerash për shëndetin tuaj.

Duke filluar qe nga pesha ideale, aktivizimi i metabolizmit dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare apo diabetit.

AgroWeb.org j’ua rendit të gjitha mënyrat si ta bëni tuajën këtë rutinë në artikullin mëposhtë.

Çelësi i një rutine të mirë mëngjesi është gjumi i mirë gjatë natës.

Hiqni dorë nga televizori apo telefoni 1 orë para se të shkoni shkoni për të fjetur dhe të nesërmen do të zgjoheni sërish plot energji.

Gjithashtu evitoni kafeinën, alkolin, dëgjoni muzikë relaksuese, krijoni një rutinë kur shkoni për të fjetur dhe mos pushoni shumë gjatë ditës.

Zgjohuni herët

Në mënyrë që të krijoni kohë për çdo aktivitet gjatë një dite duhet të zgjoheni herët. Kjo vlen edhe për vrapin pa dyshim.

Vendosni një alarm herët në mëngjes dhe mbani afërt krevatit rrobat sportive që do të përdorni për vrapin apo ecjen tuaj të mëngjesit.

Krijoni një rutinë

Nuk ka rëndësi nëse do të merrni pjesë në ndonjë maratonë vrapi, rëndësi ka që ti vendosni vetes një qëllim.

Nuk ka rëndësi sa intensiv apo i gjatë është vrapi, mjafton ta nisni ditën me këtë aktivitet.

Bëni një plan vrapimi

Në mënyrë që të jeni sa më të sigurtë për rutinën tuaj në natën para bëni një plan vrapimi.

Vendosni se ku doni të shkoni dhe çfarë doni të shikoni në mënyrë që të mund të motivoni veten për të nesërmen.

Gjeni një partner vrapimi

Të kesh një partner vrapi ju ndihmon të mbani regjimin e vendosur.

Nëse vraponi vetëm ruajtja e rutinës gjithnjë mund të jetë më e vështire ndaj nxisni një mik apo familjar t’ju bashkohet.

Hani shëndetëshëm

Nuk është asnjëherë mirë që të vraponi me stomakun bosh. Pas një nate të gjatë gjumi, trupi ka djegur energjitë dhe kërkon të marrë të reja.

Kështu që para se të dilni nga shtëpia hani një mëngjes të lehtë ose pini një lëng të pasur me fruta e perime.

Qëndroni të hidratuar

Pas 7-8 orëve gjum trupi është i hidratuar. Vrapi do të nxjerrë akoma më shumë lëngje nga trupi juaj kështu që para ose pas vrapit mundohuni të pini sa më shumë ujë./AgroWeb.org

Shëndet

Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes

Published

on

Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.

Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.

Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.

Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.

Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Vendi

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Shëndet

Pasojat e rënda të përdorimit të barnave për diabetin dhe humbjen e peshës

Published

on

Përdorimi i barnave që përshkruhen për diabetin e tipit 2 dhe kontrollin e peshës trupore të njohura si agonistë të GLP-1, mund të ndikojë në saktësinë e interpretimeve të imazheve onkologjike PET-CT, duke shkaktuar ekzaminime të panevojshme, vlerësim të pasaktë të stadit të kancerit dhe madje ndryshime në drejtimin e trajtimit.

Këto barna ndikojnë në metabolizmin e glukozës, lëvizshmërinë e stomakut dhe tonusin simpatik, gjë çon në modele atipike të përthithjes gjatë ekzaminimeve me fluordezoksiglukozë (FDG PET-CT).

Ky lloj skanimi përdoret për zbulimin e lezioneve malinje aktive, përfshirë kancerin e mushkërive, kolorektalin, limfomën, melanomën, kancerin e gjirit dhe vezoreve. Ai luan rol kyç në përcaktimin e stadit të kancerit dhe monitorimin e përgjigjes ndaj terapisë.

Pacientëve u rekomandohet të shmangin aktivitetin fizik apo masazhin 48 orë para skanimit, të mos konsumojnë karbohidrate 24 orë më parë dhe të mos hanë as pinë (përveç ujit dhe barnave) gjashtë orë para ekzaminimit. Para testit, pacientit i injektohet sasi kontrasti radioaktiv, ai shpërndahet në trup e ndihmon kamerën PET të identifikojë qelizat me përdorim të lartë të glukozës, siç janë qelizat tumorale.

Një studim i prezantuar në kongresin e 38-të të Shoqatës Evropiane për Mjekësi Bërthamore tregoi se përdorimi i agonistëve GLP-1 shkakton rritje të përthithjes së kontrastit në muskujt skeletikë, në miokard dhe në indin dhjamor kafe – elemente që mund të interpretohen gabimisht si kancer apo sëmundje inflamatore.

“Vërejtëm modele të pazakonta përthithjeje që mund të ngatërrohen me patologji nëse nuk merret parasysh historia e përdorimit të barnave të pacientit,” tha Dr. Peter Strouhal, specialist i mjekësisë bërthamore dhe autor kryesor i studimit.

Sipas tij, këto modele janë më të shpeshta, por mungojnë udhëzime ndërkombëtare që të standardizojnë mënyrën e interpretimit të tyre.

Ekipi kërkimor po planifikon të zgjerojë studimin në qendra të tjera të imazherisë dhe të krijojë bashkëpunim ndërkombëtar për të ndërtuar udhëzime të qarta për interpretimin e imazheve PET-CT tek pacientët që përdorin këto barna.

Aktualisht, studiuesit nuk rekomandojnë ndërprerjen e agonistëve GLP-1 para skanimit, por këshillojnë dokumentim të kujdesshëm të përdorimit të tyre në mënyrë që radiologët dhe onkologët të interpretojnë saktë rezultatet.

“Njohja e modeleve karakteristike ndihmon në shmangien e ankthit të panevojshëm e sigurimin e një kujdesi të saktë dhe në kohë,” përfundoi Dr. Strouhal. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Këto ushqime ju ngopin pa ju shëndoshur

Published

on

Të ushqyerit keq e bën të pamundur humbjen e kilogramëve vetëm me aktivitet fizik. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, ushqimet që konsumoni janë shumë më të rëndësishme se palestra.

Kjo ndodh sepse shumica e dhjamit në trup akumulohet nga yndyrnat e pashëndetshme.

Në këtë artikull, do të mësoni për disa ushqime që ju ngopin pa ju shëndoshur.

Vezët

Janë ushqim i shkëlqyer për rënien në peshë,janë të pasura me proteina, hekur, vitamina dhe minerale, ndërsa përmbajnë pak kalori e sheqer. Mund t’i konsumoni në mëngjes për një vakt të bollshëm ose në drekë, duke i shoqëruar me sallatë jeshile ose sallatë me patate.

Frutat e pyllit

Manaferrat dhe boronicat përmbajnë shumë fibra e pak sheqer krahasuar me frutat tjera. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina që ndihmojnë trupin dhe reduktojnë inflamacionin. Mund t’i konsumoni me kos, tërshërë ose në sallata.

Arrorët

Janë burime të shkëlqyera të karbohidrateve, yndyrnave të shëndetshme, vitaminave e mineraleve. Janë zgjedhje ideale për energji.

Kosi

Kosi pa yndyrë dhe i përgatitur në shtëpi është i pasur me kalcium, kalium dhe proteina. Mund ta konsumoni në çdo vakt, veçanërisht i shoqëruar me fruta pylli ose arra, pa u shqetësuar për peshën.

Patatet e ëmbla

Janë të larmishme e mund të gatuhen në shumë mënyra. Karbohidratet dhe ëmbëlsia natyrale e bëjnë tretjen më të lehtë. Mund t’i kavërdisni me pak vaj ulliri dhe hudhër për një shije të pasur dhe të shëndetshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara