Aktualitet

649 armë janë sekuestruar gjatë vitit 2021

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takimin e pestë për udhërrëfyesin rreth armëve të vogla dhe të lehta.

Takimin e hapi Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ku theksoi lartë angazhimin dhe mbështetjen e akterëve lokal dhe rajonal të përfshirë në këtë proces, si dhe kontributin e tyre për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, rajonit dhe më gjerë.

Gjatë këtij takimi ministri Sveçla theksoi se Kosova, sikurse edhe vendet tjera të rajonit vazhdon të përballet me problematikën që sjellin përdorimi i paligjshëm i armëve dhe trafikimi i tyre, duke veçuar se vetëm për periudhën e raportimit, që përfshinë gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021, janë sekuestruar 649 armë dhe 27030 copë municione.

“Lufta kundër trafikimit të armëve të paligjshme dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i gjithë akterëve në këtë fushë, është parakusht për të arritur deri tek objektivi ynë i përbashkët, e që është siguria për të gjithë qytetarët tanë. Një Kosovë e sigurt, nënkupton një Evropë më e sigurt, prandaj rruga dhe angazhimi i jonë është dhe duhet të jetë i përbashkët”-tha z. Sveçla.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të rishikohet progresi i zbatimit të Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje si dhe trafikimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në nivel lokal.

Udhërrëfyesi u miratua gjatë Takimit të Ministrave të Brendshëm dhe të Sigurisë së Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar në Londër, më 10 korrik 2018, si angazhimi  më i madhi i kontrollit të armëve në rajon, duke mbuluar të gjitha aspektet kryesore nga sigurimi i rezervave të armëve të zjarrit dhe municioneve deri te integrimi perspektivës gjinisë në kontrollin e AVL-ve.

lajme

Vance: SHBA pret lëvizjen e Iranit për Hormuzin

Published

on

By

Gjatë qëndrimit të tij në Hungari për të mbështetur kryeministrin Viktor Orban në prag të zgjedhjeve të 12 prillit, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u shpreh i bindur se SHBA-ja do të marrë një përgjigje nga Teherani përpara skadimit të afatit të fundit.

Sipas tij, objektivat ushtarake amerikane në këtë luftë janë arritur në masë të madhe dhe tashmë topi është në fushën e Iranit.

Uashingtoni kërkon rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, rrugë kjo ku kalon rreth 20% e naftës botërore.

Bllokada e tanishme ka paralizuar trafikun detar dhe ka shkaktuar rritje të paprecedentë të çmimeve të karburanteve në mbarë botën, prandaj administrata Trump po këmbëngul që lundrimi i lirë të rikthehet pa vonesa të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Oda e Arkitektëve të Kosovës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi: Një urë e re mes akademisë dhe praktikës

Published

on

By

Fakulteti i Arkitekturës në UBT, i njohur për standardet e larta akademike dhe qasjen inovative, ka bërë një hap të madh drejt fuqizimit të studentëve të tij duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MoU) me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK).

Ky partneritet strategjik synon të forcojë lidhjen mes edukimit akademik që ofron UBT dhe kërkesave rigoroze të tregut profesional. Përmes kësaj kornize, studentët e UBT-së do të kenë një qasje më të drejtpërdrejtë në proceset e integrimit profesional dhe avancimin e standardeve etike e bashkëkohore në fushën e arkitekturës.

Marrëveshja e nënshkruar krijon një platformë afatgjatë që do të fokusohet në disa shtylla kryesore; avancimi i standardeve profesionale në arkitekturë; përgatitja e studentëve për tregun profesional dhe proceset e integrimit në profesion; shkëmbimi i njohurive dhe përvojës ndërmjet akademisë dhe profesionit; organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe profesionale; bashkëpunimi në zhvillimin e aktiviteteve që kontribuojnë në edukimin profesional të vazhdueshëm (EVP).

Për Fakultetin e Arkitekturës në UBT, kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’u ofruar studentëve jo vetëm dije teorike, por edhe mundësi konkrete për t’u bërë pjesë e elitës profesionale.

Bashkëpunimi me OARK-në shërben si një platformë që nxit zhvillimin e arkitekturës moderne në vend, duke i dhënë zë gjeneratave të reja të arkitektëve.

Oda e Arkitektëve, gjithashtu shpreh gatishmërinë që përmes këtij partneriteti me UBT-në, të kontribuojë në ndërtimin e një profesioni të fortë dhe bashkëkohor, duke siguruar që dija akademike të përkthehet në zgjidhje praktike për mjedisin e ndërtuar në Republikën e Kosovës.

 

Continue Reading

Live

Irani sfidon Trumpin: Nuk ka tërheqje para kërcënimeve

Published

on

By

Irani nuk dha asnjë shenjë se do të pranonte ultimatumin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të hapur Ngushticën e Hormuzit deri në fund të së martës, ose në të kundërt do të përballej me bombardimin e infrastrukturës civile – në atë që do të ishte përshkallëzimi më i madh i luftës deri më tani.

Ndërsa ora po troket drejt afatit të Trump-it për të lëshuar “ferrin”, sulmet mbi Iran u intensifikuan gjatë gjithë ditës. Sipas mediave iraniane, u goditën urat hekurudhore dhe rrugore, një aeroport dhe një fabrikë petrokimike, si dhe u këputën linjat e energjisë elektrike.

Irani u përgjigj duke deklaruar se nuk do të përmbahet më nga goditja e infrastrukturës së fqinjëve të tij në Gjirin Persik. Ata pretenduan se kanë kryer sulme të reja mbi një anije në Gji dhe mbi objekte industriale saudite që kanë lidhje me firmat amerikane.

Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Teherani kishte refuzuar një propozim për një armëpushim të përkohshëm, të përcjellë përmes ndërmjetësve. Sipas këtij burimi, bisedimet për një paqe të qëndrueshme mund të fillojnë vetëm pasi SHBA dhe Izraeli të ndalojnë sulmet, të japin garanci se nuk do t’i rinisin ato dhe të ofrojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Gjithashtu, burimi shtoi në kushte anonimiteti se çdo marrëveshje e ardhshme duhet ta lërë Iranin në kontroll të ngushticës, duke u vendosur tarifa anijeve që kalojnë përmes saj.

Trump i ka dhënë Iranit afat deri në orën 20:00 (sipas kohës në Uashington) për t’i dhënë fund bllokadës së naftës në Gji, duke thënë se përndryshe do të shkatërrojë çdo urë dhe çdo termocentral në Iran brenda katër orëve. Irani thotë se do të hakmerret kundër infrastrukturës së aleatëve të SHBA-së në Gji, qytetet shkretinore të të cilëve do të bëheshin të pajtueshme pa energji apo ujë.

Megjithatë, pavarësisht intensifikimit të sulmeve në terren dhe retorikës së ashpër nga të dyja palët, tregjet globale mbetën kryesisht të “ngrira”, në pritje për të parë nëse Trump do t’i shkojë deri në fund kërcënimeve të tij apo do t’i tërheqë ato siç ka bërë në të kaluarën. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Një muaj paraburgim për ish-policin serb të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.D., ish-pjesëtar i MPB-së së Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Kaçanikut gjatë marsit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari në bashkëkryerje me forcat serbe mori pjesë në dëbimin e dhunshëm të banorëve të fshatit Ivajë dhe djegien e shtëpive të tyre. Ai gjithashtu akuzohet për torturimin brutal dhe trajtimin çnjerëzor të 13 civilëve shqiptarë brenda stacionit policor në Kaçanik.

Ndërsa autoritetet në Serbi e kanë cilësuar arrestimin si “politik”, drejtësia në Kosovë ka intensifikuar kohët e fundit ndjekjen e krimeve të luftës, ku vetëm gjatë muajit mars u dënuan dy ish-pjesëtarë të tjerë të forcave serbe me 15 dhe 7 vite burgim. Prej përfundimit të luftës, ku u vranë mbi 13 mijë civilë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Continue Reading

Të kërkuara