Aktualitet

600 çanta me pajisje shkollore u dhurohen fëmijëve me gjendje të vështirë ekonomike

Published

on

Organizata “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, falë ndihmës së shumë donatorëve ka arritur që të grumbullojë 600 çanta ma pajisje shkollore për fëmijët me gjendje të vështirë ekonomike.

Edita Dula, udhëheqëse e kësaj organizate në një prononcim për Ekonomia Online tha se në kuadër të kampanjës “Shtatori sivjet me çantën komplet” kanë mbledhur 600 çanta, por që kjo shifër është  më e vogël se vitin e kaluar kur kishin grumbulluar 3 mijë çanta.

“Shtatori sivjet me çantën komplet”, është viti i gjashtë që e zhvillojmë këtë kampanjë e cila është shumë e mirë, pasi për fëmijët e familjeve në nevojë është shumë e nevojshme, pasi të gjithë presin një çantë nga ne në shtator. Krahasim me vitet e kaluara siç kemi mbledhur nga 3 mijë çanta sepse numri është i madh i të regjistruarve në shoqatë, e sivjet kemi pasur një numër pak më të vogël që ndoshta këtu ka ndikuar edhe situata me pandeminë që pak kemi një numër pak më të vogël dhe po presim që edhe kompani tjera të na bashkohen”.

“Po tash nuk e dimë në total numrin pasi kemi shumë familje të regjistruar, afër 700, e afër 300 numri i nënave të vetme që i kemi përparësi në shpërndarjen e këtyre çantave. Sivjet deri tash numri ka arritur deri në 600 dhe po presim akoma”, tha Dula.

Tutje ajo thotë se është ndjenjë e veçantë kur shohin që nënat vetushqyese e fëmijët në nevojë vijnë e i marrin këto çanta dhe mësimi nis ndryshe për ta.

“Është shumë ndjenjë e mirë sidomos për fëmijët që vinë në klasë të parë dhe janë regjistruar sivjet, ku ata me shumë kënaqësi vinë me i marrë çantat dhe mundohemi me ba më të mirën e mundshme. Emocionohemi shumë atë ditë të dhurimit sepse kur shohim ata fëmijë tek dera, ne kemi pasur me i shpërnda në fund të gushtit, por tashmë dihet që është shtyer data e fillimit të shkollave, po presim me vazhdu deri sa të nis mësimi”, theksoi tutje ajo.

Ajo bëri thirrje që të shtohen edhe më shumë njerëz që dhurojnë çanta dhe gëzojën fëmijët, duke falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar deri tani për këtë kampanjë.

“Është e lodhshme sepse këtu ka shumë vullnetarë dhe shoqëri që punojnë me shpirt dhe me shumë kënaqësi, dhe i punojnë të gjitha detajet. Kemi një problem që ka familje me nga pesë fëmijë sepse është  e pamundur që aq me i grumbulluar”.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara