Lajmet

6 veprime që duhet të ndalosh së bëri në mëngjes

Published

on

Sikur të mos ishte mjaftueshëm i vështirë zgjimi në mëngjës, tani ka edhe gjëra që nuk duhet të bëjmë, kur zgjohemi.

Ndoshta pa e kuptuar, një prej këtyre veprimeve është arsyeja pse dita nuk shkon mirë e të mungon energjia. Duke ditur çfarë nuk duhet të bëni, ju përmirësoni mëngjesin tuaj dhe jeni të gatshëm për sukses çdo ditë.

Mos bëj dushe të gjata dhe të nxehta

Po, e dimë se është qetësuese të qëndrosh në dush e të lësh ujin e ngrohtë të rrjedhë, por pjesa më e madhe e ekspertëve sugjerojnë që dushet e ngrohta t’ia lëmë mbrëmjës. Një dush i nxehtë, edhe pse relaksues, zvogëlon rrahjet e zemrës dhe do të të bëjë më të predispozuar për të pushuar sesa për të qenë aktiv gjatë ditës. Është mirë të marrim sa më shumë energji në mëngjes dhe një dush me ujë më të ftohtë është një zgjidhje e mirë për ta bërë këtë.

Mos e fik alarmin e zgjimit

Jemi fajtorë kur vjen puna te alarmi i zgjimit, por a i di efektet anësore dhe se si një veprim, në dukje i vogël, mund të të pengojë gjatë gjithë ditës?

Fikja e alarmit rregullisht do të të bëjë të ndihesh më i/e lodhur dhe të flesh më keq gjatë natës. Gjumi i dobët ngatërron me qindra qeliza në trupin tënd, duke çuar në rritjen e tensionit dhe dobësimin e imunitetit.

Pra, nëse nuk fle mirë natën dhe ndihesh i/e lodhur në mëngjes, fajin mund ta ketë pikërisht ky veprim.

Mos kontrollo rrjetet sociale sapo hap sytë

Një lundrim në rrjet, në mëngjes, mund të shndërrohet në një apo dy orë si pa kuptuar, humb një pjesë të mirë të ditës.

Studimet tregojnë se duhet t’ia lësh këtë pjesë pushimit të drekës, apo orëve të para të mbrëmjes para se të flesh.

Shmang pirjen e kafesë, direkt pas zgjimit

Sipas studimeve, koha ideale për kafe është pas orës 9:30 në mëngjes ose gjysmë ore pasi të zgjohesh nga gjumi. Nëse pi kafeinë shumë shpejt, ngadalëson prodhimin natyral të hormonit të quajtur kortizol në trupin tënd, që ndihmon të zgjohesh në mënyrë organike.

Mos e shmang asnjëherë vaktin e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse nuk e konsumon rregullisht, efektet anësore përfshijnë: rrezik të shtuar nga sëmundjet e zemrës, presion më të lartë të gjakut, diabetin, mbipeshën, kolesterol të lartë etj.

Përpiqu të përgatisësh diçka të lehtë në mbrëmje, ose mendo se çfarë do të konsumosh, për të mos humbur kohë.

Rregullo gjithnjë shtratin 

Një krevat i rregullt, do të të bëjë të ndihesh më i/e qetë kur të kthehesh përsëri në shtëpi. Për më tepër, do të kesh një shtrat të rregullt në mbrëmje. Ky veprim të kushton vetëm 3 minuta.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara