Lajmet

6 mënyra si ta hiqni ankthin nga mendja

Zgjidhni prioritet tuaja.

Published

on

  • Bëj më pak

Ekzistojnë të gjitha llojet e sistemeve për t’i dhënë përparësi punës tuaj. Sidoqoftë, numri i detyrave që mund t’i jepni fund zvogëlohet ndjeshëm kur jeni të djegur, të dëshpëruar ose të stresuar. Si ta luftoni këtë?

Ju nuk e luftoni. Ju bëni më pak.

Ose të paktën, ju angazhoheni për më pak.

Për mua, jam me fat nëse arrij të bëj dush, të ha diçka dhe të shfaqem në punë kur ankthi im është i lartë ose depresioni më ngadalëson. Këto janë gjërat që unë bëj: dush. Unë ha. Unë shfaqem në punë. Çdo gjë tjetër që duhet të bëj është fakultative, edhe nëse kjo do të thotë që pjatat do të grumbullohen në lavaman.

  • Zgjidhni prioritetet tuaj

Në të njëjtën mënyrë, si i jepni përparësi detyrave për të cilat keni vendosur kur truri juaj po lufton me veten? Merre me buzeqeshje. Nuk keni nevojë për një strategji të ndërlikuar për përpparësinë e gjërave.

Unë jam një person i hallakatur dhe si i tillë përdor një strateji, e cial të paktën për mua funksionon.

Në thelb, ju i rendisni detyrat tuaja në tre fusha të mëdha:

  • Hapat e veprimit janë detyrat që duhet të bëni për të ecur përpara. Nëse nuk i bëni këto, po i mbani gjërat varur.
  • Lista e gjërave për tu bërë janë ato që duhet të bëni, por që nuk bllokojnë domosdoshmërisht punën që po bëni.
  • Referencat janë gjëra plotësuese që mund të informojnë detyrat tuaja, të tilla si dokumentet e projektit ose çdo gjë që kërkon që ju të merrni kohë për të lexuar.

Në një ditë të mirë, hapat e veprimit merren së pari, pastaj kaloni tek lista e gjerave për tu bërë nëse keni kohë, dhe ju kryesisht mund t’i injoroni referencat nëse nuk vendosni të ndani tutje kohën një herë në javë për t’i lexuar ato.

  • Kufizoni numrin e aplikacioneve që përdorni

Na pëlqen të mendojmë se jemi të mirë në kryerjen e shumë detyrave, por nuk jemi.

Ka të ngjarë që të përdorni më shumë se një aplikacion për punën tuaj të përditshme, të tilla si një sistem menaxhimi projekti për detyrat, biseda ekipore me kolegët tuaj ose email për njerëz jashtë organizatës tuaj. Ndërsa nuk mund të hiqni dorë nga përdorimi i atyre aplikacioneve, mund të drejtoni shumë nga ai informacion në një vend, kështu që nuk keni pse të mbani mend të kontrolloni gjithçka.

  • Fikini gjërat

Mbingarkesa e informacionit është e vërtetë në rrethana normale. (Shihni njoftimet në telefonin tuaj.) Kur nuk ndiheni më së miri mendërisht, nuk mund të përpunoni të njëjtën sasi informacioni si zakonisht.

Një herë, bashkëshorti im po më jepte disa mundësi për të zgjedhur në lidhje me planet tona të fundjavës me familjen e tij. Unë nuk mund të përqendrohesha në informacionin bazë që ai po më jepte sepse ankthi im po mjegullonte trurin tim.

Kur ju vjen një sasi e madhe informacioni, ju duhet të hapni rubinetin për ta derdhur atë.

  • Pyesni për ndihmë

Çfarë ka më keq se të ndihesh si i pavlerë? Të ndihesh si i pavlerë dhe të sillesh sikur gjithçka është mirë. Mos e bëni.

Instinkti juaj i parë mund të jetë të fshehni ndjenjat tuaja sepse nuk keni ndonjë sëmundje fizike, ose mund të dëshironi që njerëzit të mos e kuptojnë se ju nuk i përballoni dot gjërat.

Por nëse menaxheri dhe kolegët tuaj nuk e dinë se çfarë po ndodh, ata nuk mund ta kuptojnë pse humori dhe produktiviteti juaj ka rënë.

Njerëzit janë më të kuptueshëm për çështjet e shëndetit personal ose mendor sesa mendojmë. Pra, tregoni menaxherit tuaj se çfarë po ndodh. Ato mund t’ju ndihmojnë të ripërshtatni punën tuaj për t’u përqendruar në më pak detyra, të ofroni ndihmë kur keni nevojë, madje edhe të sugjeroni pushim.

  • Kuptoje kur duhet të largohesh

Por, çfarë nëse puna nuk përshtatet? Nëse është shumë për ju, merrni parasysh nëse keni nevojë të qëndroni në pozicionin tuaj aktual ose të largoheni.

E kuptoj që është një privilegj që nuk e kanë të gjithë. Jam me fat që jam në një vend ku mund të jem i sinqertë me menaxherët e mi. Dhe personalisht, nuk kam qenë kurrë në një vend ku mund të lija një punë pa u shqetësuar për ndikimin financiar.

Sidoqoftë, kam bërë gabim shumë herë në karrierën time duke i dhënë përparësi punës mbi shëndetin tim mendor. (Fast Company)

Lajmet

PDK: Nuk do të takohemi më me Kurtin, zgjedhjen e presidentit ta bëjë pa votat tona

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në takime të tjera me kryeministrin në detyrë, njëherësh kryetarin e LVV-së Albin Kurti, duke i cilësuar ato si të padobishme dhe si zvarritje të procedurave për konstituimin e institucioneve.

Deputetja e PDK-së, Besa Deliu, tha se partia e saj e ka të qartë qëndrimin dhe se rruga për dalje nga situata aktuale është konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“PDK-ja e ka qartësuar pozicionin e saj. Ne nuk kemi nevojë që të takohemi më me Albin Kurtin, pasi është parë se këto takime janë farsë. Po të kishte vullnet Albin Kurti, e para do të konstituonte Kuvendin e Kosovës dhe dyta do të sillen në harmoni të plotë me rregullat dhe ligjet e Republikës. Ne nuk do të takohemi me Albin Kurti pasi është parë se këto takime i shërbejnë vetëm zvarritjes së procedurave për ta cuar vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këto takime nuk kanë prodhuar asgjë dhe ne jemi të qartë se nuk do të takohemi. Ftesa jonë është të kthehemi te konstituimi dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës”

Ajo i bëri i Kurtit ta zgjedh presidentin pa votat e 22 deputetëve të PDK-së.

Duke folur për thirrjen e ShBA-së që të formohen institucionet e reja, ajo theksoi se kërkesa e SHBA-së është në linjën e njëjtë me kërkesën që kanë ata si PDK.

Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se udhëheqësit politikë duhet të punojnë së bashku për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po rezulton në mundësi të humbura për Kosovën. Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha zëdhënësi./KosovaPress/ A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Mbi një kilogram marihuanë konfiskohet në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, një 27-vjeçar është arrestuar në Brezovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet e Stacionit Policor në Shtërpcë kishin pranuar informatë për një substancë të dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale. Për shkak të dyshimeve se mund të kishte edhe substanca të tjera, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur sasi shtesë e marihuanës.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjithsej 1,063 gramë marihuanë e dyshuar, dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar edhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa prokurori i shtetit ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armatim, municion e uniforma të sekuestruara në veri, Policia jep detaje sot

Published

on

Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e fundit policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.

Konferenca do të mbahet sot, më 20 gusht, duke filluar nga ora 16:00, në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë operacioneve policore është bërë gjetja dhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Materialet e konfiskuara pritet të ekspozohen para mediave gjatë konferencës.

Në konferencë pritet të jepen informacione edhe lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, për të cilin operacionet po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër ditë krijimtari për fëmijët në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon një program të veçantë për familje, i dedikuar fëmijëve dhe i fokusuar në afrimin e tyre me artin përmes lojës, krijimtarisë dhe eksplorimit të teknikave të ndryshme artistike.

Programi do të zhvillohet për katër ditë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa punëtoritë do të frymëzohen nga veprat e ekspozitës që aktualisht është e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Gjatë aktiviteteve, fëmijët do të kenë mundësi të eksperimentojnë me pikturë, kolazh, media të përziera dhe tekstil, duke eksploruar tema si natyra, ngjyrat, format dhe imagjinata.

Përmes punës praktike, pjesëmarrësit do të inkurajohen të shprehen lirshëm dhe të zhvillojnë qasjen e tyre krijuese ndaj artit.

Të gjitha punëtoritë do të udhëhiqen nga edukatorja e artit Rina Gosalci, ndërsa Galeria Kombëtare e Kosovës ka ftuar familjet t’i bashkohen programit dhe të kalojnë kohë së bashku në një hapësirë të dedikuar artit dhe krijimtarisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara