Aktualitet

6 ishuj të qetë dhe pa COVID në Greqi që mund t’i vizitoni këtë verë

Published

on

Pasi një fushatë e suksesshme vaksinimi i bëri shumë prej 6,000 ishujve grek, të njiheshin si ishujt e parë pa-COVID, përhapja e variantit Delta e ka ndryshuar paksa peizazhin e këtij sezoni turistik.

Greqia u hap zyrtarisht për turistët në pranverë 2021, duke shpresuar se kjo do të ndihmonte rimëkëmbjen ekonomike nga humbjet e mëdha që sollën masat shtrënguese gjatë pandemisë. Parajsa mesdhetare tërheq turma turistësh diell-dashës çdo sezon veror. Më saktë, më tepër se 34 milionë turistë e vizituan Greqi në 2019-ën, (më shumë se 3 herë sa popullsia e këtij shteti), por në 2020-ën, ky numër ra me 78%.

Në fund të 2020, qeveria greke nisi një fushatë ambicioze për të vaksinuar çdo banues në ishujt me më pak se 1,000 banorë. Kjo nismë u quajt ‘Eleftheria’ ose Liria. Në disa raste suksesi ishte i përkohshëm, ndërsa ishuj të tjerë mbeten pa-COVID ende sot e kësaj dite.

Qeveria greke ka krijuar edhe një hartë interaktive, ku turistët dhe vendasit mund të shohin normat e infeksioneve me COVID në të gjithë vendin. Ndërkohë që pika të famshme turistike si Rodosi apo Mikonos po kalojnë një kohë të vështirë me infektimet, ishujt që njihen më pak mund të jenë zgjidhje më e mirë për disa pushime relaksuese.

Kjo është lista e përgatitur nga Euronews e 6 ishujve grek që duhet detyrimisht t’ia shtoni listës suaj këtë vit.

6 – Kastelorizo

Kastelorizo, i njohur zyrtarisht si Megisti, ishte ishulli i parë në Greqi që u vaksinua plotësisht. Në fakt, të gjithë banorët e këtij ishulli të vogël janë vaksinuar që nga fundi i Janarit. Ndërkohë që më shumë se 90% e vendasve janë të punësuar në industrinë e turizmit, ky ishull pa dyshim ja vlen t’i shtohet listës së vendeve që duhen parë në 2021-in.

5 – Karpathos

I ndodhur në mes dy gjigandëve turistik si Kreta dhe Rodosi, ky thesar i Detit Egje jugor shpesh kalon pa u parë, por kushdo që e bën këtë është duke humbur një mundësi të artë.

Banorët e Karpathos-it janë të përkushtuar ndaj mbajtjes gjallë të traditave të paraardhësve të tyre dhe kjo mund të shihet sidomos në ushqimin, muzikën dhe vallet e tyre. Një atraksion që nuk duhet humbur janë rrënojat e akropolit antik në kryeqytetin Pigadia.

4. Thymena 

Me emrin e bazuar tek bima e ‘trumzës’ që lulëzon në kodrat përreth, Thimena është ishulli i dytë më i madh në arkipelagun Fourni. Me një popullsi jo të dendur, një pikë që nuk duhet humbur në këtë ishull është manastiri në majë të njërës prej kodrave. Thymena mund të arrihet me anë të  një udhëtimi të shkurtër me traget dhe pjesa më e madhe e vizitorëve preferojnë të vijnë për disa orë në vend që të kalojnë natën.

3 –  Astypalaia

I njohur si ‘Flutura e Egjeut’, ky ishull ofron pamje, kuzhinë dhe histori plot shpirt.

Qyteti kryesor Hora gjendet nën hijen e një kështjelle të shekullit të 13-të mbi kodër, dhe pemët e portokallit dhe vreshtat e rrushit e rrethojnë të gjithë pjesën tjetër të ishullit. Plazhet në Astypalaia-s janë të thjeshtë, pa shumë urbanizim dhe lagen nga ujëra të kaltër e të tejdukshëm. Ngjitja në mal është një aktivitet popullor në këtë ishull, së bashku me banjat e famshme që nuk duhen humbur.

2.  Meganisi

Meganisi nuk është një destinacion turistik po aq i famshëm sa të tjerë ishuj grek. Kjo e bën atë vendin perfekt për dikë që kërkon një eksperiencë në ishujt e Greqisë pa qenë nevoja të gjendet mes turmave të turistëve.

Mbase një mënyrë tjetër për ta përjetuar Meganisin është me anë të një udhëtimi një-ditor pasi ai ndodhet vetëm 30 minuta larg me traget nga ishulli tjetër më i njohur i Nydri-t.

Diçka që e bën këtë ishull të dallojë janë plazhet me gurë dhe shkëmbinj dhe fakti që të gjithë banorët janë të vaksinuar e bën këtë vend edhe më tërheqës për vizitorët.

1. Anafi

Diku larg (goxha larg) zhurmës dhe qytetit është ishulli jo tepër i njohur i Anafi-t. Anafi nuk ka një sektor turistik mjaft të zhvilluar dhe kjo e bën atë perfekt për këdo që kërkon një përvojë autentike larg infrastrukturës dhe investimeve urbane.

Të vetmet dyqane në Anafi janë mini-marketet në një qytezë me emrin Chora dhe ecjet janë një aktivitet goxha popullor mes vizitorëve pasi automjetet janë të pakta në numër në këtë ishull.

Një nga atraksionet e Anafi-t është kamping falas dhe sigurisht plazhet magjepsës./euronews.al

Lajmet

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Lajmet

Rubio: Një “aktor i huaj” i përfshirë në komplotin e dyshuar për bombë pranë bazës ushtarake në Britani

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.

Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.

Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.

Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”

Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.

 

Continue Reading

Lajmet

692 milionë euro nga mërgata në gjashtë muajt e parë të vitit

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.

“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.

Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara