Lajmet

577 vjet nga Beteja e Torviollit, fitorja e jashtëzakonshme e Skënderbeut

Published

on

577 vjet më parë ndodhi Beteja e Torviollit, e njohur edhe si beteja e Dibrës së Poshtme, ku kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane.

Pasi ishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga Skënderbeu, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, kurse, në radhët e shqiptarëve pati të vrarë, vetëm disa qindra.

Kjo ishte beteja e parë e Gjergj Kastriot Skënderbeut pas marrjes së Krujës në 28 nëntor 1443 dhe shpalljes së revoltës së tij.

Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit.

Lajmet

Sërish raste dhune në familje dhe armë të sekuestruara nga policia

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të dhunës në familje në Prishtinë, Kamenicë dhe Malishevë.

Në Prishtinë, janë arrestuar dy të dyshuara, vjehrra dhe nusja, pas një përleshjeje mes tyre pas një mosmarrëveshjeje. Të dyja janë intervistuar në stacionin policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, në Kamenicë është raportuar një rast i kanosjes ndaj një viktime femër nga bashkëshorti i saj. Gjatë ndërhyrjes në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy pistoleta me karikatorë, 250 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një pushkë gjuetie të kalibrit 8×57 mm. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt, sipas vendimit të prokurorit.

Në Malishevë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimave u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Continue Reading

Lajmet

Vetëvendosje paralajmëron konferencë për media para vazhdimit të seancës konstituive

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë sot një konferencë për media në orën 10:00, në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LV-së, Arlind Manxhuka, ndërsa në konferencë do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me temat që do të trajtohen, por konferenca mbahet në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila hyn në tentativën e saj të 38-të për konstituim.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke zgjatur kështu krizën institucionale për më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve.

Continue Reading

Lajmet

FSK sot certifikon rekrutët e rinj

Published

on

By

Sot në Ferizaj zhvillohet ceremonia e certifikimit të gjeneratës 02/2025 të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ngjarja do të mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të përfshijë praninë e udhëheqësve të lartë shtetërorë, zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, mysafirëve dhe familjarëve të rekrutëve.

Sipas njoftimit të FSK-së, kjo ceremoni shënon përfundimin e trajnimit bazë për një numër të konsiderueshëm të të rinjve që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional brenda strukturave të sigurisë së vendit.

Continue Reading

Lajmet

​Kuvendi sot në tentimin e 38-të për konstituim

Published

on

By

Vazhdimi i tridhjetetetë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot nga ora 11:00.

Tridhjeteshtatë vazhdimet e deritanishme janë shndërruar në një seri të dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të numrave nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për kreun e ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime direkte nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve dhe Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojë komision që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehur.

Kjo do të jetë seanca e parë vazhduese pasi Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.

Aktgjykimi i Kushtetueses vjen pasi Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim mënyrën e fshehtë të votimit që po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare e re e Kuvendit.

Continue Reading

Të kërkuara