Lajmet

57 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Published

on

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacientë me COVID-19.

Spitali i Pejës njofton se gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërkaq 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë./UBTNews

Lajmet

Kurti kërkon avancimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta trajtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, duke thënë se Kosova nuk ka “plan B”, por është plotësisht e angazhuar për integrim në bllokun evropian.

Ka ardhur koha që Kosova dhe BE të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të tejkaluar pengesat që e pengojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”, tha Kurti, gjatë një diskutimi në Bruksel të organizuar nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS).

Kjo do të thotë: të iniciohet Pyetësori për Kosovën, për të vlerësuar kapacitetet tona institucionale dhe ligjore për anëtarësim në BE; dhe të përgatitet një mendim të bazuar në merita për statusin e kandidatit të BE-së”, shtoi ai.

Kosova aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, dhe tani ajo mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat.

Kosovës mund t’i duhen vite të tëra për ta fituar këtë status, pasi që edhe vendet e rajonit kanë pritur ngjashëm – si Shqipëria që priti pesë vjet, dhe Bosnja dhe Hercegovina gjashtë vjet. Megjithatë, disa vende, si Ukraina dhe Moldavia, pritën vetëm disa muaj për ta fituar këtë status.

Kurti vuri theksin në arritjet e Kosovës në fushën e reformave dhe implementimit të standardeve të BE-së, duke përmendur angazhimin e Kosovës për të ndihmuar Ukrainën me ndihma ushtarake dhe të qenit në vijë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (CFSP).

Kosova ka dënuar luftën e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ka mbështetur sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj.

Kosova është një partner i besueshëm i BE-së dhe beson fuqishëm në të ardhmen e saj evropiane”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se është koha që Bashkimi Evropian të tregojë se e sheh Kosovën si pjesë të së ardhmes së tij, duke forcuar kështu angazhimin e Kosovës për agjendën evropiane

Kurti gjithashtu kritikoi vonesat e procesit të zgjerimit dhe theksoi se qytetarët e rajonit, sidomos të rinjtë, janë të shqetësuar për ngadalësimin e këtij procesi, duke pasur parasysh se besimi në BE është duke u shuar.

Vendeve që i janë bashkuar BE-së në vitet 2004, 2007 dhe 2013 – tri zgjerimet e fundit të bllokut evropian – u janë dashur nga tetë deri në 14 vjet që nga dorëzimi i aplikimit e deri te anëtarësimi në BE.

Ky proces merr kohë, pasi që vendi kandidat duhet t’i përmbushë disa kritere, t’i përshtatë ligjet e veta me ato të BE-së, si dhe të presë ratifikimin e traktatit për anëtarësim në parlamentet e secilit vend anëtar të BE-së.

Kriteret për aplikim, të njohura si “Kriteret e Kopenhagës”, kanë të bëjnë me stabilitetin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe funksionalitetin e tregut ekonomik.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendosur edhe disa kushte shtesë, të përcaktuara përmes Procesit të Stabilizim-Asociimit.

Kroacia – vendi i fundit që iu bashkua BE-së, në vitin 2013 – kishte aplikuar për anëtarësim më pak se 1 vit e gjysmë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, i gjithë procesi deri në anëtarësimin e Kroacisë kishte zgjatur 12 vjet.

Rrugëtimi i Kosovës mund të jetë më i ndërlikuar sesa ai i Kroacisë, pasi që kjo do të jetë hera e parë që një shtet aplikon për anëtarësim pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës janë Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia.

Continue Reading

Lajmet

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Gjatë seancës, kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës janë refuzuar, duke i lënë të pandehurit përballë akuzave të rënda.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen se janë përfshirë në një plan të mirëkoordinuar për të kryer vrasjen e Liridona Ademajt, me qëllim hakmarrjen dhe përfitim financiar nga sigurimi i jetës së saj. Sipas aktakuzës, Murseli ishte ai që e kishte orkestruar vrasjen për shkak të çrregullimeve në raportet e tij familjare dhe martesore me Liridonën. Ai ka siguruar armën dhe ka marrë marrëveshje me Granit Plavën që ai ta kryejë vrasjen për një shumë prej 30 mijë eurosh.

Plava ka përdorur armën për të qëlluar dhe vrarë Liridonën, ndërsa Naimi, në mënyrë të planifikuar, ka qëndruar me të bijtë dhe ka ndihmuar që të duket si një grabitje e inskenuar. Për këtë, ai është akuzuar për “Vrasje të rëndë” në bashkëkryerje me Plavën dhe Kokallën.

Në aktakuzë është gjithashtu përmendur se pas vrasjes, Kushtrim Kokalla nuk e ka raportuar ngjarjen, edhe pse ka pasur dijeni për planifikimin dhe realizimin e krimit. Kjo ka rezultuar në një akuzë shtesë ndaj Kokallës për “Moslajmërimin e veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Përveç të akuzuarve të tjerë, Tom Dodaj është akuzuar për shitjen e paautorizuar të armës, e cila u përdor në vrasjen e Liridona Ademajt. Ai është ngarkuar me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve”.

Në seancën e parë të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli e ka pranuar se është i përfshirë në vrasje, por është deklaruar i pafajshëm, ndërsa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla nuk janë deklaruar për fajësinë. Tom Dodaj pranoi fajësinë dhe është dënuar me 5 vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ky rast ka tronditur opinionin publik, pasi bëhet fjalë për një vrasje të planifikuar nga një burrë për të eliminuar bashkëshorten e tij, ndërsa pritet që gjykata të vazhdojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive që mund të ndryshojnë fatin e të akuzuarve./BetimipërDrejtësi/

Continue Reading

Lajmet

Hiqen tarracat e kafeneve, krijohet hapësirë për qytetarët e Prishtinës

Published

on

Drejtoria Komunale e Investimeve Kapitale dhe e Menaxhimit të Kontratave ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për qytetin e Prishtinës, duke lansuar një projekt që ka për qëllim të ndryshojë mënyrën se si qytetarët shfrytëzojnë hapësirat publike.

Ky projekt, i cili do të ndikojë në zhvillimin e hapësirave të përbashkëta, përfshin largimin e tarracave të kafeneve që janë instaluar në hapësira publike për periudha të gjata.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesave të shumta për hapësira më të gjera dhe më të aksesueshme për qytetarët, të cilët shpesh janë të kufizuar në përdorimin e hapësirave publike për shkak të tarracave të vendosura nga bizneset. Me largimin e këtyre tarracave, autoritetet synojnë krijimin e një qyteti më të hapur, ku qytetarët do të kenë mundësi më të mëdha për të shijuar hapësirat publike dhe për të kaluar kohën në ambientet e qytetit pa pengesa.

Ky projekt ka si objektiv përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rritjen e mundësive për qytetarët që të kenë më shumë hapësirë për aktivitete të ndryshme, duke përfshirë shëtitje, argëtim, dhe aktivitete sociale në hapësira të përbashkëta. Përmes kësaj nisme, autoritetet shpresojnë të krijojnë një mjedis më të përshtatshëm dhe miqësor për të gjithë ata që jetojnë dhe vizitojnë Prishtinën.

Continue Reading

Lajmet

Prezantohet programi “Kujdesi në grup për prindërim”, në përkrahje të prindërve dhe foshnjave

Published

on

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka prezantuar programin e ri “Kujdesi në grup për prindërim”, që ka për qëllim përkrahjen dhe fuqizimin e prindërve të rinj, me një fokus të veçantë te prindërit dhe foshnjat. Ky program është një hap i rëndësishëm në mbështetje të shëndetit të prindërve dhe fëmijëve, duke ofruar informacione dhe mbështetje për periudhën kritike të prindërimit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë prezantimit të programit, theksoi se ky program është pjesë e një procesi të gjerë që ka filluar dy vjet më parë me vizitat në shtëpi për prindërit e foshnjave të sapolindura dhe trajnime për gratë shtatzëna. Ai shtoi se sot është dita e parë e trajnimit për prindërit që kanë foshnje të sapolindura, ku ata po përfitojnë informacione të nevojshme për të pasur një periudhë sa më të shëndetshme, si për foshnjat ashtu edhe për prindërit.

“Për trajnimet që kemi filluar sot është dita e parë e trajnimit të prindërve që kanë foshnje të sapolindura, për t’u trajnuar me informata shtesë që u nevojiten për të pasur një periudhë sa më të shëndetshme, si në aspektin psikik, ashtu edhe fizik, si për foshnjat, ashtu edhe për prindërit”, tha Kryetari Rama.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, foli gjithashtu për rëndësinë e këtij programi, duke e cilësuar si programin e tretë të këtij lloji që ka për qëllim forcimin e kapaciteteve për gratë, nënat dhe fëmijët. Ai theksoi se ky program synon të kontribuojë në uljen e numrit të vdekjeve të grave gjatë shtatzënisë dhe të fëmijëve të porsalindur, duke i ofruar atyre mbështetje dhe informacion të duhur për kujdesin shëndetësor.

“Ne dëshirojmë të forcojmë programet për nënat dhe fëmijët. Sot në botë, për fat të keq, vdesin 300 mijë gra gjatë shtatzënisë dhe dy milionë fëmijë të porsalindur. Përmes këtyre programeve dhe përkrahjes që ofron UNICEF-i dhe Ministria e Shëndetësisë, ne kemi arritur të krijojmë kapacitetet për këto tri programe”, tha Sadiku.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, e vlerësoi progresin që është arritur në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve, por theksoi se ende ka nevojë për angazhim më të madh. Ajo theksoi se shumë fëmijë ende nuk marrin vaksinat, përfshirë fëmijët nga komunitetet rome, ashkalinj dhe egjiptianë, dhe për këtë arsye programet si vizitat në shtëpi duhet të zgjerohen.

“Fëmijët janë kapitali më i madh njerëzor i Kosovës. Vetëm një në tre fëmijë ushqehen me gji në mënyrë të plotë. Shumë fëmijë ende nuk marrin vaksinat. Prandaj, programe si vizitat në shtëpi duhet të zgjerohen, dhe prindërit duhet të kenë më shumë njohuri për kujdesin ndaj fëmijëve”, tha Vashchenko, duke shtuar se UNICEF është i përkushtuar të vazhdojë punën për mirëqenien e fëmijëve në Kosovë.

Një nga prindërit që ka marrë pjesë në këtë program, Qwndresa Qarreti, e cila është bërë nënë për herë të parë, ka ndarë përvojën e saj. Ajo theksoi se ky trajnim ka qenë një ndihmë shumë e madhe për të, veçanërisht për sa i përket gjidhënies dhe ushqyerjes së foshnjës.

“Për mua ka qenë ndihmesë shumë e madhe, sidomos për gjidhënien, sepse jemi nëna të reja dhe nuk kemi shumë informata për ushqyerjen e bebës, cila është më e mira për foshnjën e porsalindur. Për këtë gjë jam shumë falënderuese“, tha Qarreti.

Ky program është një hap i rëndësishëm për mbështetje të prindërve të rinj dhe përmirësimin e kushteve të kujdesit ndaj foshnjave, duke u siguruar atyre informacionet dhe mbështetjeve të nevojshme për të kaluar periudhën e paslindjes në mënyrë sa më të shëndetshme dhe të suksesshme./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara