Sport

550 mijë euro në ditë dhe aksionar i klubit, detajet e kontratës së re te CR7 me Al Nassr

Published

on

Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me klubin saudit Al Nassr për një sezon tjetër, duke e bërë këtë me një marrëveshje të jashtëzakonshme financiare. Portugezi do të vazhdojë të luajë në Arabinë Saudite, ku do të marrë një pagë prej 183 milionë eurosh për sezonin, që përkthehet në 15.25 milionë euro në muaj, 3.8 milionë euro në javë dhe 550,000 euro në ditë, duke u mbajtur kështu në krye të futbollistëve më të paguar në botë.

Por, kjo kontratë nuk ka të bëjë vetëm me aspekte financiare. Sipas informacioneve të reja, Ronaldo ka fituar një status të ri te Al Nassr, duke u bërë aksionar i klubit. Klubi saudit, për të shprehur mirënjohjen për ndikimin dhe përkushtimin e tij, i ka ofruar atij 5% të pronësisë së klubit. Ky është një nder i veçantë, që tregon besimin e thellë të drejtuesve të Al Nassr në influencën dhe angazhimin e CR7 për zhvillimin e klubit.

Pjesë e rinovimit të kontratës është gjithashtu angazhimi për të rritur nivelin e ekipit, duke synuar ta bëjnë atë më konkurrues në ligën sauditë. Pritet që të bëhen përforcime gjatë merkatos së dimrit, për të forcuar skuadrën dhe për t’i mundësuar atij të konkurrojë për tituj. Cristiano Ronaldo ka shprehur gjithashtu se dëshiron të rrethohet me lojtarë të besuar, dhe një prej emrave të mundshëm që mund të bashkohet me të është Casemiro, i cili po kalon një periudhë të vështirë në Manchester United. Kjo do të ishte hera e tretë që Ronaldo dhe Casemiro ndajnë dhomën e zhveshjes, pas periudhës së përbashkët te Real Madrid dhe një qëndrimi të shkurtër te Manchester United.

Rinovimi i kontratës dhe angazhimi i tij si aksionar janë pjesë e një vizioni të gjatë afatgjatë të CR7 me Al Nassr, dhe dëshmojnë besnikërinë dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e futbollit në Arabinë Saudite./UBTNews/

Sport

UEFA ashpërson tonet ndaj FIFA-s: “Nuk mund ta përdorë futbollin për të pasuruar veten dhe miqtë e saj”

Published

on

By

Konfederata Evropiane e Futbollit ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj planeve të FIFA-s për të lejuar investime private në garat kryesore të futbollit botëror, përfshirë Kupën e Botës, duke akuzuar organin qeverisës të futbollit se po e përdor sportin për interesa financiare.

Në një komunikatë të re, UEFA pretendon se FIFA u ka vendosur federatave anëtare një afat për të mbështetur propozimin e saj, duke paralajmëruar se, në të kundërtën, mund të humbasin një pagesë të njëhershme financiare.

“Sot mësuam për afatin që FIFA u ka vendosur federatave për të mbështetur propozimin e saj ose për t’u përballur me tërheqjen e pagesës së njëhershme. Kjo tregon gjithçka që duhet të dini për këtë plan”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

Sipas konfederatës evropiane, pas konsultimeve me federata, liga, klube dhe aktorë të tjerë të futbollit, është konstatuar se kundërshtimi ndaj projektit të FIFA-s po rritet.

“Pas diskutimeve me shumë palë të interesuara në futboll, UEFA e di se ekziston një kundërshtim i konsiderueshëm dhe në rritje ndaj kësaj skeme. FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë sportin tonë për të pasuruar veten dhe miqtë e saj”, thuhet më tej në deklaratë.

UEFA thekson se zhvillimi i futbollit duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe në interes të të gjithë komunitetit të këtij sporti.

“Ne mund ta zhvillojmë lojën në mënyrën e duhur. Ka ardhur koha që përparësi t’u jepet federatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve, e jo interesave të ngushta financiare”, përfundon komunikata e UEFA-s.

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s është intensifikuar ditët e fundit, pasi organi qeverisës i futbollit botëror synon të krijojë një njësi të re tregtare, ku investitorët privatë do të kenë mundësi të blejnë aksione në kompeticionet më të rëndësishme të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës.

D.L

Continue Reading

Sport

Neymar i jep fund aventurës me Brazilin: “Koha ime me kombëtaren ka përfunduar”

Published

on

By

Neymar ka konfirmuar zyrtarisht largimin nga Kombëtarja e Brazilit, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë dhe të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.

Ylli i Santosit njoftoi vendimin pas një fushate zhgënjyese të Brazilit në Kupën e Botës 2026, ku “Seleçao” u eliminua në fazën e 1/8 së finales nga Norvegjia, nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Sulmuesi brazilian shfrytëzoi rastin për t’iu përgjigjur edhe raportimeve të fundit në media, sipas të cilave ai kishte pasur sjellje të papërshtatshme ndaj futbollistëve më të rinj në dhomën e zhveshjes së Santosit. Neymar i hodhi poshtë këto pretendime dhe u përqendrua te trashëgimia e tij me fanellën e Brazilit.

Duke reflektuar mbi karrierën e tij me kombëtaren, 34-vjeçari theksoi se nuk ka asnjë pendesë për kontributin e dhënë dhe se gjithmonë ka luajtur me përkushtim maksimal për fanellën e verdhë.

“Koha ime me kombëtaren ka përfunduar. Kam bërë histori, kam qenë shumë i lumtur, kam dhënë gjakun dhe jetën time. Gjithmonë kam luftuar për këtë fanellë, por tani nuk dua më”, deklaroi Neymar.

Vendimi i tij shënon fundin e një epoke për futbollin brazilian. Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Brazilit dhe një prej figurave më të rëndësishme të saj gjatë më shumë se një dekade.

Pas mbylljes së aventurës ndërkombëtare, sulmuesi pritet të përqendrohet te karriera në nivel klubesh me Santosin, skuadrën ku nisi rrugëtimin e tij profesional.

Momenti i lamtumirës ishte veçanërisht emocional në “MetLife Stadium” në New Jersey, ku Neymar u pa duke qarë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës. Pavarësisht se realizoi një penallti në sekondat e fundit të takimit, ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain nuk arriti ta fshihte zhgënjimin, pasi rrugëtimi i tij 16-vjeçar me kombëtaren përfundoi në mënyrën më të dhimbshme.

D.L

Continue Reading

Sport

Hasan Hyseni transferohet në Kirgistan

Published

on

By

Futbollisti kosovar Hasan Hyseni ka bërë një lëvizje të veçantë në karrierën e tij, duke u transferuar në futbollin e Kirgistanit.

Sulmuesi anësor, i cili në vitet e fundit është renditur ndër lojtarët më të spikatur në pozitën e tij në futbollin kosovar, ka nënshkruar kontratë me skuadrën FC Asia.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kirgiz, i cili ka mirëpritur afrimin e futbollistit nga Mitrovica.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim një sulmues të ri nga Kosova në ekipin tonë. I urojmë Hysenit ndeshje emocionuese, paraqitje të sigurta, gola të bukur dhe shumë fitore me ekipin tonë. Urojmë që kjo fazë të jetë e suksesshme si për lojtarin ashtu edhe për klubin”, ka shkruar FC Asia në njoftimin zyrtar.

FC Asia konsiderohet një nga klubet më të mira të kampionatit të Kirgistanit. Aktualisht, skuadra ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve, ndërsa lideri i kampionatit ka 38 pikë.

Hyseni pritet të jetë në dispozicion të ekipit të ri dhe mund të bëjë debutimin e tij që në fundjavë.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi pranë transferimit të Yan Diomandes, zyrtarizimi varet nga një lëvizje e Leipzigut

Published

on

By

Real Madridi është shumë pranë finalizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në merkaton e verës. Mbrojtësi Yan Diomande pritet të bëhet përforcimi më i ri i “Los Blancos”, ndërsa marrëveshja mes palëve ka hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, transferimi nuk është zyrtarizuar ende vetëm për shkak se RB Leipzig po punon për të gjetur një zëvendësues të menjëhershëm për mbrojtësin. Klubi gjerman dëshiron ta konfirmojë largimin e Diomandes vetëm pasi të ketë siguruar afrimin e një futbollisti tjetër për ta plotësuar boshllëkun në repartin defensiv.

Romano thekson se marrëveshja mes Real Madridit dhe Leipzigut është arritur tashmë në të gjitha aspektet, ndaj nuk ekzistojnë pengesa reale që mund ta rrezikojnë transferimin. Zyrtarizimi pritet të ndodhë sapo klubi gjerman të përfundojë lëvizjen e tij në merkato.

Për Diomanden kishte shfaqur interes serioz edhe Paris Saint-Germain, i cili për një kohë konsiderohej favorit për nënshkrimin e mbrojtësit. Megjithatë, ndërhyrja e Real Madridit ndryshoi rrjedhën e negociatave, duke bërë që klubi francez të tërhiqej nga gara për transferimin e lojtarit.

Me PSG-në tashmë jashtë garës, “Los Blancos” pritet ta zyrtarizojnë shumë shpejt afrimin e Yan Diomandes. Pas mbylljes së kësaj marrëveshjeje, drejtuesit e klubit madrilen do ta përqendrojnë vëmendjen te objektivi i radhës në merkato, mesfushori spanjoll Rodri.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara