Aktualitet

India regjistron mbi 200,000 viktima me koronavirus

Published

on

Autoritetet indiane kanë thënë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 3,293 viktima me koronavirus, duke e çuar në mbi 200,000 totalin e viktimave në këtë shtet, prej shpërthimit të pandemisë.

Spitalet në Indi janë duke vazhduar që të përballen me mungesa të oksigjenit dhe pajisjeve tjera mjekësore.

Vala e dytë e pandemisë në Indi ka rezultuar me të paktën 300,000 persona të infektuar në ditë, gjithë javën e kaluar.

Vetëm një ditë më parë, autoritetet indiane kanë regjistruar 360,960 persona të infektuar, duke shënuar një tjetër rekord të infektimit ditor.

Ekspertët besojnë se shifrat zyrtare, që tregojnë se 18 milionë persona janë infektuar me koronavirus prej shpërthimit të pandemisë, nuk tregojnë saktë gjendjen në shtetin me 1.3 miliard banorë.

“Bota është duke hyrë në një fazë kritike të pandemisë dhe duhet të ketë qasje në vaksinim për të gjithë të rriturit, sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Udaya Regmi, udhëheqës i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Azinë Jugore.

“Kjo është domosdoshmëri etnike dhe e shëndetit publik”, ka thënë ai.

“Teksa variantet përhapen, kjo pandemi është larg fundit”.

Në Nju Delhi ambulancat janë parë duke pritur në radhë me orë të tëra për të marrë viktimat dhe për t’i dërguar nëpër krematoriume të improvizuara nëpër parqe dhe parkingje.

Spitalet në dhe afër kryeqytetit indian kanë thënë se sasia e oksgjenit që kanë është shumë e vogël, pavarësisht përkushtimeve për të rritur furnzimet.

“Ne kalojmë ditën duke ulur nivelet e oksigjenit nëpër ventilatorë dhe pajisje tjera pasi tanket na tregojnë për nivele alarmuese”, ka thënë mjekja Devlina Chakravarty, nga spitali Artemis, në një lagje të Gurgaon, për të përditshmen Times of India.

“Ne bëjmë qindra thirrja në ditë dhe dërgojmë mesazhe për të siguruar kuotën ditore me oksigjen”.

Spitali Mayom nuk do të pranojë pacientë të rinj, përveç nëse kanë cilindra oksgjeni me vete, ka thënë shefi ekzekutiv i spitalit Manish Prakash, për kanalin televiziv NDTV.

Shefi i ministrave të Nju Delhit Arvind Kejriwal, ka thënë se njerëzit janë duke u sëmurë më keq dhe më gjatë, çka është duke rritur presionin.

“Vala aktuale është e rrezikshme”, ka thënë ai.

“Virusi është jashtëzakonisht ngjitës dhe ata që po infektohen nuk po mund të shërohen shpejt. Në këto kushte, qendrat e kujdesit intensiv janë të mbigarkuara”.

Në mesin e furnizimeve që kanë arritur në Indi ka pasur ventilatorë dhe pajisje për oksigjen nga Britania, derisa dërgesa janë premtuar edhe nga Australia, Gjermania dhe Irlanda.

“Dërgesat e para të gjeneratorëve të oksgjenit nga Tajvani në Indi do të nisen këtë javë”, ka thënë Kolas Yotaka, zëdhënëse e presidentit tajvanez Tsai Ing-wen.

“Ne të gjithë jemi së bashku në këtë gjë”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është zotuar për ndarje të dhjetë milionë dollarëve, duke shtuar se vendi që udhëheq ai është i gatshëm të dërgojë edhe pajisje shtesë.

Agjencia S&P Global ka thënë se vala e dytë e pandemisë në Indi mund të ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike dhe t’i përballë vendet tjera me shpërthime të reja të koronavirusit.

Rajoni Azi-Paqësor në veçanti është thënë të jetë më i rrezikuar nga variantet tejet infektuese të Indisë, duke marrë parasysh shkallën e ulët të vaksinimit në këtë zonë.

Epidemiologu Bhramar Mukherjee ka bërë thirrje për më shumë masa izolimi.

“Në këtë moment, jetët e njerëzve janë shumë më të rëndësishme sesa mënyra e jetesës”, ka thënë profesori i Universitetit të Miçigenit.

“Ofroni ndihmë për të varfrit, por ju lutem edhe zbatoni masa kufizuese dhe vaksinoni”, është cituar të ketë thënë ai, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë të ketë biseduar me kryeministrin indian Narendra Modi se kur do të mund të dërgojnë Shtetet e Bashkuara ndihmë për Indinë.

“Mendoj se do të jemi në një pozicion prej ku do të mund të shpërndajmë vaksina edhe në vendet tjera që kanë shumë nevojë. Kështu shpresojmë dhe presim”, u ka thënë ai të martën gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kordinaorja e Departamentit amerikan të Shtetit për përgjigjen globale ndaj COVID-19, Gayle Smith, ka paralajmëruar se sfida e Indisë bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme.

“Të gjithë ne duhet ta kuptojmë se ende jemi duke u përballur me këtë gjë. Ende nuk e kemi arritur kulmin”, ka thënë mes tjerash ajo.(RFE)

Aktualitet

Qelaj: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

Published

on

Për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit u organizua një takim me partnerët ndërkombëtarë nga vetë avokati i popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha Orav./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të armës dhe deklarim të rremë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dje në Pejë ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe ka arrestuar derisa ishte nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’.

Ata njoftuan se gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar: njё armё pistoletё, njё karikator i armёs, katёr fishekё

Sipas Policisë, gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.

“Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara