Lajmet

51 raste të dhunës në familje për një javë

Published

on

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) gjatë javës së fundit, në nivel të Republikës së Kosovës ka trajtuar gjithsej 67 raste të reja, ku shumica e tyre kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, 51 nga rastet e paraqitura ishin të natyrës së dhunës në familje, duke e bërë këtë kategori më shqetësuese dhe më të përfaqësuar në punën e mbrojtësve të viktimave.

Përveç kësaj, janë trajtuar edhe 1 rast i grabitjes; 1 rast i kanosjes; 1 rast i tentim-vrasjes; 1 rast i vrasjes; 6 raste të bashkëjetesës me persona nën moshën 16 vjeç; 2 raste të krimeve të luftës; 1 rast i tentim-dhunimit; 3 raste për shkelje të urdhrave për mbrojtje (KUM)”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën periudhë, janë parashtruar në gjykatë 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) dhe 14 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME).

Po ashtu, janë regjistruar 3 kërkesa për vazhdim të UM nga pala; 5 kërkesa për ndërprerje të UM; 2 kërkesa për ndryshim të UM. Në kuadër të procedurave ligjore, ZMNV ka qenë pjesë aktive në 85 seanca gjyqësore; 6 seanca në prokurori; 81 raste të këshillave juridike; 15 aktgjykime dënuese; 2 aktgjykime refuzuese; 2 aktgjykime liruese. Po ashtu, janë regjistruar 17 aktvendime të aprovuara; 3 aktvendime të tërhequra;1 aktvendim i refuzuar”, thuhet në njoftim.

ZMNV ka ofruar gjithashtu përfaqësim në polici për një rast, në strehimore për dy raste, si dhe referim në Avokatinë e Ndihmës Juridike Falas (ANJF) për një rast./D.B/KP

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara