Lajmet

Barduani: Ka ende shqetësime për sigurinë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura

Published

on

Gjeneralmajori i ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, në fjalën e tij të fundit si komandant i KFOR-it në Kosovë tha se situata e sigurisë është përmirësuar dukshëm, por theksoi se ekzistojnë ende shqetësime për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.

Sipas tij, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është kornizë për të zgjidhur çështjet e hapura.

Natyrisht, situata e sigurisë është përmirësuar dukshëm që nga fillimi i KFOR-it, dhe dëshmi e prekshme e kësaj është fakti që sot forcat e KFOR-it janë reduktuar në më pak se 10% të asaj që ishin në vitin 1999, një arritje e rëndësishme. Megjithatë, ekzistojnë ende shqetësime për humbje sigurie për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe kjo është arsyeja pse roli i KFOR-it mbetet ende kritik, dhe pse është thelbësore që KFOR-i të shihet si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar. NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e tij në këtë drejtim. Ky dialog është një kornizë për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kjo është thelbësore për një stabilitet afatgjatë”, tha ai.

Sipas tij për të ecur përpara është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese, dhe që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet për të bërë kompromiset e nevojshme.

Por për të ecur përpara, siç ka theksuar vazhdimisht Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese, dhe që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet për të bërë kompromiset e nevojshme. Por politikanët e mençur duhet të kujdesen për të mirën e popullit të tyre dhe për të ardhmen e vendeve të tyre. Prandaj ata duhet të jenë të gatshëm të bëjnë kompromis. Nëse shohim skenarin e sigurisë ndërkombëtare sot, jam i bindur se tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për udhëheqje politike për të ndjekur zgjidhje afatgjata për shumë çështje të pazgjidhura që ende prekin Kosovën dhe rajonin”, theksoi ai.

Në kampin e KFOR-it, Film City është mbajtur sot ceremonia e Ndërrimit të Komandës. Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Özkan Ulutas./D.B/KP

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara