Shëndet
5 arsye pse duhet të hani çdo ditë një avokado të plotë
Published
4 years agoon
By
UBT newsNë këtë artikull, ne do t’ju japim disa arsye për të shtuar avokadot në menunë tuaj të përditshme.
Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë rreth 20% të vlerës totale ushqimore të avokados. Ata janë të mbushura me minerale dhe struktura e tyre ngjan me atë të gjalpit.
5 arsye për të ngrënë avokado çdo ditë:
Mëlçia dhe fshikëza e tëmthit
Hydrohyproline është e rëndësishme për mëlçinë tuaj dhe fshikëzën e tëmthit. Ajo merr pjesë në ndarjen e yndyrave dhe parandalon plakjen e parakohshme. Hulumtimet konfirmojnë se ajo ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e hematinës dhe globulinës në qelizat e kuqe të gjakut.
Eliminimi i mbeturinave
Fenilalanina heq mbeturinat ushqimore dhe qelizat e vjetra. Optimizon funksionin e mëlçisë dhe fshikëzës.
Kockat, dhëmbët dhe lëkurën
Avokado rigjeneron kockat dhe indet e lëkurës.
Mungesa e hekurit
Hekuri në avokado është i rëndësishëm për gjakun, trurin dhe muskujt tuaj. Hani avokado çdo ditë për të sjellë hekurin në nivele optimale.
Tretja
Hani më shumë avokado për të rritur tretjen dhe për të promovuar një proces të shëndetshëm të humbjes në peshë.
Nëse nuk dini si të hani avokado, thjesht bëni guacamole. Është shumë e lehtë dhe mbi të gjitha ajo çka ju duhet është lëngu i limonit, hudhra dhe avokado. Ju gjithashtu mund ta shfrytëzoni avokadon për sallata të shijshme apo për salca të ndryshme në pasta./neps
Shëndet
Intoleranca ndaj laktozës! Shkaqet, simptomat dhe si të lehtësohet?
Published
3 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Intoleranca ndaj laktozës është një gjendje e zakonshme që shkakton shqetësime të stomakut, sepse trupi nuk e tret sheqerin e qumështit.
Nuk është kërcënuese për jetën dhe mund të shfaqet që nga fëmijëria ose më vonë.
Simptomat kryesore:
Dhimbje dhe gurgulim barku
Fryerje dhe gazra
Përzierje, diarre
Ndjesi e kruajtjes ose dhimbje pas konsumimit të qumështit
Shkaqet:
Mungesa e enzimit laktazë, i cili ndihmon në tretjen e laktozës në zorrën e vogël. Kjo mungesë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga infeksione dhe sëmundje të zorrëve.
Diagnoza:
Test i qumështit (sfida e qumështit)
Test gjaku ose test frymëmarrjeje për hidrogjen
Teste gjenetike ose biopsi në raste të rralla
Si të lehtësohet?
Reduktoni konsumimin e produkteve të qumështit, provoni ushqime me pak laktozë (djathë i fortë, dhallë), zëvendësoni me produkte jo-qumështi, si qumështi soje, merrni suplemente laktazë për tretje të mirë, hani ushqime me kalcium natyral (perime me gjethe, brokoli)
Nuk ka shërim të plotë, menaxhimi bëhet duke kontrolluar dietën e kufizuar produktet që shkaktojnë shqetësim. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Këto sinjale tregojnë se keni alergji nga ushqimi
Published
5 hours agoon
December 4, 2025By
UBT News
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e alergjive nga ushqimet përfshijnë:
Obezitetin
Gjenetikën – gjenet e trashëguara mund të rrisin rrezikun për alergji.
Etninë – fëmijët aziatikë dhe ata me ngjyrë kanë rrezik më të lartë krahasuar me fëmijët e bardhë.
Dietën e dobët – mungesa e omega-3 dhe vitaminës D konsiderohet ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e alergjive.
Simptomat e zakonshme të alergjive ushqimore
Reaksionet alergjike nga ushqimi nuk shfaqen menjëherë pas ngrënies, në disa raste dalin edhe pas disa orësh.
Nëse dyshoni për alergji, kontrolloni nëse keni këto shenja:
1. Puçra dhe kruarje lëkure
Shfaqja e puçrave të kuq dhe kruarja e tyre është tregues i mundshëm alergjie. Mund të jetë reaksion nga kontakti me një substancë.
2. Kruarje në gojë
Kruarja e gjuhës apo e qiellzës mund të jetë shenjë e reagimit ndaj një ushqimi.
3. Përzierje, të vjella dhe dhimbje stomaku
Nëse trupi reagon menjëherë me përzierje apo të vjella, mund të jetë alergji ose edhe helmim ushqimor.
4. Enjtje e gojës, gjuhës apo fytyrës
Enjtja e fytit është e rrezikshme, pasi mund të bllokojë frymëmarrjen. Në këtë rast kërkohet trajtim urgjent.
5. Marramendje
Marramendja ose humbja e ndjenjave pas konsumimit të ushqimit mund të jetë sinjal alergjie. Nëse lëkura merr ngjyrë blu dhe pulsi dobësohet, reagimi është i rëndë.
6. Vështirësi në frymëmarrje
Kollitja, vështirësia në frymë, shtrëngimi në gjoks ose ndjesia e një “guri” në fyt janë shenja serioze. Duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
Sipas American College of Asthma, Allergy and Immunology, forma më e rrezikshme e alergjisë është anaphylaxis, një reagim potencialisht fatal që shfaqet brenda minutave dhe shkakton bllokim të frymëmarrjes, rënie ose përshpejtim të fortë të pulsit.
Trajtimi i vetëm efektiv i menjëhershëm është injektimi i epinefrinës (adrenalinës). /A.Z/UBT News/
Shëndet
Dhimbja e shpatullave, nga shkaqet deri tek trajtimi
Published
22 hours agoon
December 3, 2025By
UBT News
Dhimbja e shpatullave ndodh në bashkimin e krahut me folenë e shpatullës dhe mund të jetë rezultat i lëvizshmërisë së madhe të nyjës, e cila e bën shpatullën më pak të qëndrueshme.
Stabiliteti mbështetet në katër muskuj të rëndësishëm – supraspinatus, infraspinatus, subscapularis dhe teres minor – të cilët mund të jenë gjithashtu burim dhimbjeje.
Dhimbja e shpatullave është e zakonshme dhe mund të vijë nga:
Dëmtime të mëparshme (tendinitis, sup i ngrirë)
Artrit ose inflamacion
Probleme të qafës ose dhimbje të referuara nga organet e brendshme (zemra, mushkëritë, mëlçia, fshikëza e tëmthit)
Sëmundje sistemike si polymyalgia rheumatica
Simptoma që kërkojnë vlerësim urgjent përfshijnë dhimbje konstante natë e ditë, humbje peshe të shpejtë, ose shfaqje të etheve dhe kufizim të lëvizjeve, që mund të tregojnë infeksion ose malignitet.
Trajtimi i dhimbjes së shpatullave varet nga shkaku, por disa metoda të zakonshme për lehtësim përfshijnë:
Ilaçe anti-inflamatore: NSAID si aspirina, ibuprofeni ose naprokseni, për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin.
Kompresë e ftohtë: Ndihmon në uljen e ënjtjes dhe mpirjen e dhimbjes. Aplikohet deri 20 minuta, deri pesë herë në ditë, duke e mbështjellë me peshqir.
Masazh dhe kompresim: Mbështillja e shpatullës me fashë elastike ndihmon në uljen e dhimbjes, ndërsa një masazh i lehtë lehtëson tensionin.
Trajtimi kërkon identifikimin e shkakut e ndërhyrje mjekësore ose terapi fizike për forcimin e muskujve dhe rikthimin e lëvizshmërisë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ja simptomat që mund të tregojnë një sulm në zemër
Published
22 hours agoon
December 3, 2025By
UBT News
Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes tek burrat dhe gratë në mbarë botën. Në SHBA, ato përbëjnë rreth 40% të vdekjeve, duke tejkaluar të gjitha sëmundjet e tjera kancerogjene të kombinuara.
Disa persona janë më të rrezikuar, si ata mbi 65 vjeç, personat me kolesterol të lartë, tension të lartë, diabetikët, duhanpirësit, obezët dhe ata me predispozicion familjar.
Kujdesi ndaj simptomave mund të shpëtojë jetë.
1. Ankth i papritur – Një ndjesi e fuqishme frike ose ankthi mund të jetë tregues i një ataku në zemër.
2. Dhimbje në gjoks – Shpesh ndodh në qendër të gjoksit ose pak majtas, mund të përhapet në krahun e majtë, shpatulla, qafë, nofullë ose bark. Tek disa gra, ndjenja mund të ngjajë me djegie në stomak.
3. Kolla dhe vështirësi në frymëmarrje – Grumbullimi i lëngjeve në mushkëri shkakton kollë të vazhdueshme, me gëlbazë të përgjakur.
4. Marrje mendsh ose humbje të ndjenjave – Shkaktohet nga aritmitë e zemrës.
5. Lodhje e pazakontë – Sidomos tek gratë, mund të paraqitet para një sulmi kardiak.
6. Nauzea ose mungesë oreksi – Shpesh shfaqet gjatë një ataku, sidomos në kombinim me fryrjen e barkut nga insuficenca kardiake.
7. Dhimbje në pjesë të tjera të trupit – Përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla ose bark. Meshkujt shpesh ndiejnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë mund të kenë dhimbje në të dy krahët ose mes shpatullave.
8. Puls i shpejtë ose i parregullt – Mund të tregojë atak kardiak, insuficiencë kardiake ose aritmi. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në goditje në tru ose vdekje të papritur.
9. Mungesë frymëmarrje – Shfaqet gjatë aktivitetit ose pushimit dhe mund të jetë tregues i insuficencës kardiake.
10. Fryrje ose enjtje – Grumbullimi i lëngjeve mund të shkaktojë enjtje në këmbë, kavilje ose bark.
11. Djersitje e ftohtë – Djersitje e papritur, pa aktivitet fizik, mund të tregojë sulm në zemër.
12. Dobësi e pazakontë – Ndjenja e pafuqisë gjatë ditëve që paraprijnë një sulm, shpesh e bën të vështirë kryerjen e detyrave më të thjeshta.
Nëse ndjeni një ose më shumë nga këto simptoma dhe keni faktorë rreziku, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj ose shërbimin e urgjencës.
Njohja e hershme e shenjave mund të shpëtojë jetë. /A.Z/UBT News/
Kriza e Eurovision, Gjermania kërcënon të tërhiqet për Izraelin
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Valon Prebreza betohet si kryetar i ri i Fushë-Kosovës
Galeria e Artit prezanton ekspozitën ‘Qoftë e shëndetshme dora që krijon’
A e keni ditur si përdoret dera emergjente për të shpëtuar jetët në aeroplan?
Bebe Rexha surprizon me vargje në shqip, ndan pamje ekskluzive nga studioja
Një monedhë e humbur për shekuj, tani shitet për 3.4 milionë dollarë
Lagështia në shtëpi? Provoni këtë metodë të thjeshtë me kripë?
YouTube ndalon përdoruesit australianë nën 16 vjeç!
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
