Magazinë

Sa ka fituar Maluma nga muzika, marka dhe bizneset e tij?

Published

on

Këngëtari kolumbian, Maluma, emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias, lindi në Medellin më 1994.

Ai ka kaluar nga një sensacion lokal në një yll ndërkombëtar, duke fituar jo vetëm popullaritet, por edhe një pasuri të konsiderueshme.

Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e Malumës vlerësohet në 22 milionë dollarë për vitin 2025. Ky shifër reflekton suksesin e tij në hitet muzikore, turnetë globale, miratimet e markave dhe sipërmarrjet e zgjuara biznesi.

Rruga drejt suksesit filloi me muzikën, veçanërisht reggaetonin e popin urban. Albumi i tij Pretty Boy, Dirty Boy (2015) solli hitet e para të mëdha, duke e vendosur si figurë të re të muzikës kolumbiane dhe latine.  Albumet e mëvonshme FAME, 11:11 dhe Papi Juancho e konsolidojnë reputacionin e tij dhe e bëjnë një nga artistët më fitimprurës të zhanrit.

Turnetë e tij globale, që mbushin arenat në Amerikën Latine, SHBA dhe Evropë, sjellin të ardhura qindra mijëra dollarëshe për çdo shfaqje.

Në epokën e transmetimit, këngët arrijnë miliarda dëgjime, duke siguruar një burim të qëndrueshëm të ardhurash që me turnetë dhe marketingun, formojnë bazën e pasurisë së tij neto. Ai ka bashkëpunuar me marka si Versace, Adidas dhe Michelob Ultra, është futur në aktrim, duke luajtur përkrah Jennifer Lopez në Marry Me dhe duke i dhënë zë një personazhi në versionin spanjoll të Enchanted të Disney.

Më 2023, Maluma lansoi Royalty Records, linjën e modës dhe jetesës Royalty by Maluma, duke treguar interes për rritjen e biznesit përtej skenës muzikore. Pavarësisht pasurisë multimiliona dollarëshe, Maluma shpesh thekson se suksesi nuk matet vetëm me paratë.

Ai synon të përfaqësojë Kolumbinë me krenari në skenën botërore dhe të frymëzojë brezin e ardhshëm të artistëve. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Drake publikon tre albume njëherësh, në mesin e tyre edhe një artiste shqiptare

Published

on

Reperi kanadez Drake, sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe disa media online, ka publikuar një projekt të pazakontë duke nxjerrë njëkohësisht tre albume me tituj “Iceman”, “Habibti” dhe “Maid of Honour”.

Në këto projekte thuhet se marrin pjesë një sërë emrash të njohur të skenës botërore si Future, Sexyy Red dhe 21 Savage, ndërsa produksioni përfshin emra si Boi-1da, DJ Frisco954 dhe të tjerë.

Në mesin e bashkëpunimeve bie në sy edhe një artiste shqiptare, Qendresa. Sipas raportimeve, ajo bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”, e renditur si e treta në albumin “Habibi”, i cili përmban gjithsej 11 këngë.

Qendresa, e rritur në Londër me origjinë shqiptare, thuhet se ka mbi 900 mijë dëgjues mujor në Spotify, ndërsa kënga e saj më e dëgjuar është “2 much”, me mbi 15 milionë dëgjime.

Continue Reading

Magazinë

Sorrentino: një botë vetëm me artistë do të ishte më e lumtur

Published

on

Regjisori i njohur italian Paolo Sorrentino ka bërë një batutë me humor ndaj presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, gjatë ceremonisë së 145-vjetorit të SIAE në Pallatin Quirinale.

“Po të banohej bota vetëm nga ju dhe artistët, do të jetonim të gëzuar dhe paqësisht. Fatkeqësisht janë edhe të tjerët”, u shpreh Sorrentino, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Sorrentino, fitues i çmimit Oscar për filmin “The Great Beauty”, konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të kinemasë evropiane bashkëkohore.

Në të njëjtën ceremoni, presidenti Sergio Mattarella vlerësoi rolin e SIAE në mbrojtjen e autorëve dhe krijimtarisë, duke theksuar kontributin e saj në jetën kulturore dhe ekonomike të Italisë.

SIAE, Shoqata Italiane e Autorëve dhe Botuesve, administron të drejtat e autorit për mbi 126 mijë krijues dhe rreth 30 milionë vepra në Itali.

Continue Reading

Magazinë

Përcaktohet finalja e Eurovision 2026, pesë shtete eliminohen nga gjysmëfinalja e dytë

Published

on

Është kompletuar lista e 25 shteteve finaliste të Eurovision Song Contest 2026, pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të mbajtur të enjten mbrëma.

Dhjetë shtete siguruan kualifikimin për finalen e madhe të së shtunës, ndërsa Azerbajxhani, Luksemburgu, Armenia, Zvicra dhe Letonia u eliminuan nga gara.

Mes artistëve që siguruan finalen janë Alis nga Shqipëria me këngën “Nân”, Delta Goodrem nga Australia, Dara nga Bullgaria, Daniel Žižka nga Çekia, Leléka nga Ukraina, Aidan nga Malta, Antigoni nga Qiproja, Alexandra Căpitănescu nga Rumania dhe Jonas Lovv nga Norvegjia. Në finale janë kualifikuar automatikisht edhe Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia si financuesit më të mëdhenj të konkursit, ndërsa Austria ka siguruar vendin si shteti mikpritës.

Ndërkohë, Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë bojkotuar edicionin e sivjetëm të Eurovisionit për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se Eurovision 2026 ka më pak pjesëmarrësin që nga viti 2003, megjithatë festivali vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në botë.

Continue Reading

Magazinë

Shqipëria performon e pesta në finalen e Eurovision 2026

Published

on

Alis, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, do të performojë i pesti në natën finale të festivalit evropian që mbahet të shtunën në Vjenë.

Artisti shqiptar siguroi kualifikimin në finalen e madhe pas performancës në gjysmëfinalen e dytë, ku elektrizoi skenën e Wiener Stadthalle.

Finalja e Eurovisionit do të hapet nga Danimarka, ndërsa Shqipëria do të ngjitet në skenë pas Belgjikës dhe para Greqisë. Në garë do të marrin pjesë gjithsej 25 shtete.

Organizatorët kanë njoftuar se votimi do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të qëndrojë aktiv gjatë gjithë finales, si dhe për 40 minuta pas performancës së fundit. Publiku do të ketë mundësi të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar.

Continue Reading

Të kërkuara