Aktualitet

434 raste aktive me COVID

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me koronavirus.

Published

on

Aktualisht në vendin tonë janë 434 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 21 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 349.                

Aktualitet

Maqedonci: Politika shtetërore e Serbisë gjeneratore e rrezikshme e destabilizimit

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se politika shtetërore e Serbisë është mbështetësja më e madhe e destabilizimit në Ballkanin Perëndimor. Ai i ka reaguar homologut nga Serbia, Bratislav Gashiq, pasi ky i fundit ka folur për kushtet e jetesës së serbëve të Kosovës derisa i ka paraqitur ato si të këqija.

Gashiq ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e ministrin në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se kanë synim destabilizimin.

“Deklarata e Ministrit serb të Mbrojtjes, Gashiq, se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe institucionet tona po ‘sajojnë luftën kundër krimit për qëllime terrori dhe spastrimi etnik’, është një deklaratë në frymën e shefit të tij, Aleksandër Vuçiq, dhe idolit të tyre të përbashkët ideologjik, kryekriminelit Sllobodan Millosheviq”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Maqedonci e ka quajtur hipokrizi akuzën e Gashiqit derisa ka thënë se në Serbi përgatisin parada madhështore ushtarake për të frikësuar fqinjët. Ai i ka quajtur tërësisht të pabaza deklaratat e Gashiqit, duke theksuar se Kosova vepron ligjshëm brenda kufijve shtetërorë.

“Kur flasim për krimin dhe destabilizimin, i kujtojmë Ministrit Gashiq se politika shtetërore e Serbisë mbetet gjeneratorja dhe mbështetësja më e madhe dhe më e rrezikshme e destabilizimit dhe krimit në Ballkanin Perëndimor. Përmes një lufte hibride — që përfshin kërcënimin konvencional përmes militarizimit të zonave përreth Kosovës, mbështetjen dhe strehimin e grupeve terroriste të udhëhequra nga krimineli Millan Radoiçiq, fushatave të dezinformimit dhe lajmeve të rreme, luftësdiplomatike dhe sponsorizimit të akteve të sabotazhit — strukturat politike dhe të sigurisë në Serbi synojnë destabilizimin e qëllimshëm të Republikës së Kosovës, si dhe minimin e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së saj”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka paraqitur dy masa që sipas tij Serbia duhet t’i ndërmarrë për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në Evropën Juglindore, së pari, de-hegjemonizimi i politikës serbe, e cila sipas tij ende sillet me logjikën e dominimit ndaj fqinjëve; dhe së dyti, dekriminalizimi i ushtrisë serbe.

Continue Reading

Bota

​Tajlanda dhe Kamboxhia nisën një konflikt të armatosur në kufi

Published

on

Përleshje të armatosura shpërthyen midis Tajlandës dhe Kamboxhias herët këtë mëngjes, njoftuan ushtritë e të dy vendeve, duke pretenduar se të shtënat e para u qëlluan nga pala tjetër.

Ushtria tajlandeze tha në një deklaratë se forcat e armatosura nga Kamboxhia fqinje hapën zjarr në një zonë kufitare të diskutueshme pranë tempullit Ta Moan Thom, rreth 360 kilometra nga kryeqyteti Bangkok. Para se ushtarët me armë të rënda të dërgoheshin, një dron mbikëqyrës fluturoi mbi territor, shtoi deklarata.

Dy ushtarë tajlandezë u plagosën në shkëmbimin e zjarrit, dhe Kamboxhia përdori raketahedhës, tha një zëdhënës ushtarak.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kamboxhias përgjigjet se forcat tajlandeze kryen inkursionin, ndaj të cilit forcat e tyre iu përgjigjën në vetëmbrojtje.

Përgjatë pjesës lindore të kufirit midis dy vendeve, kanë mbetur shumë mina tokësore nga lufta civile e Kamboxhias dekada më parë. Sipas vlerësimeve të grupeve të çminimit, ata numërojnë në miliona.

Javën e fundit, dy ushtarë tajlandezë humbën një gjymtyrë për shkak të minave gjatë patrullave të rregullta kufitare. Më pas, Tajlanda thirri ambasadorin e saj në Kamboxhia dhe kërcënoi të dëbonte ambasadorin kamboxhian nga Bangkoku.

Vendi fqinj është akuzuar se kohët e fundit ka vendosur mina tokësore në zonën kufitare, ndërsa Kamboxhia përgjigjet se këto janë akuza të pabaza.

Për më shumë se një shekull, Tailanda dhe Kamboxhia kanë kundërshtuar sovranitetin e njëra-tjetrës në pika të shumta përgjatë kufirit tokësor 817 kilometra të gjatë, gjë që në vitin 2011 çoi në një konflikt të armatosur.

 

Continue Reading

Bota

​Marrëveshje historike midis Britanisë e Indisë

Published

on

Britania e Madhe dhe India do të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë e cila do të ulë tarifat për importet e produkteve nga tekstilet te uiski dhe makinat dhe do t’u japë kompanive qasje më të madhe në treg.

Të dy vendet do ta nënshkruajnë marrëveshjen në një kohë kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po nis luftëra tarifore me vendet e tjera,

Marrëveshja midis ekonomisë së pestë dhe të gjashtë më të madhe në botë planifikon të rrisë tregtinë dypalëshe me 34.4 miliardë dollarë amerikanë shtesë deri në vitin 2040. Ajo duhet të hyjë në fuqi brenda një viti.

Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar të jetë pjesë e vizitës së katërt të Modit në Londër që kur mori detyrën si kryeministër në vitin 2014. Të dy kryeministrat do të nënshkruajnë gjithashtu një partneritet strategjik që mbulon mbrojtjen, ndryshimet klimatike dhe luftën kundër krimit.

Sa i përket marrëveshjes tregtare, tarifat për uiskin skocez do të bien nga 150 në 75 për qind dhe më pas në 40 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme, tha qeveria britanike. Tarifat doganore për makinat do të ulen nga 100 për qind në vetëm 10 për qind.

Në këmbim, prodhuesit indianë do të fitojnë qasje në tregun britanik për automjete elektrike dhe hibride, tha ministria e tregtisë e Indisë.

Ata vënë në dukje se 99 për qind e eksporteve të Indisë do të përfitojnë nga tarifat zero, përfshirë tekstilet.

Kompanitë britanike do të jenë në gjendje të hyjnë në tregun indian të prokurimit për projekte në sektorë të tillë si energjia e pastër dhe sektorët e shërbimeve si sigurimet.

Marrëveshja me Indinë përfaqëson marrëveshjen më të rëndësishme tregtare për Britaninë pasi ajo të largohet nga Bashkimi Evropian në vitin 2020, megjithëse rritja ekonomike e parashikuar është e vogël krahasuar me produktin e brendshëm bruto të vendit prej 2.6 trilionë funte në vitin 2024.

Marrëveshja tregtare gjithashtu ra dakord që punëtorët nuk duhet të paguajnë më kontribute si për Britaninë e Madhe ashtu edhe për Indinë, ndërsa janë të punësuar përkohësisht në vendin tjetër.

Continue Reading

Bota

​Dy të vdekur nga rrëzimi i avionit në Itali

Published

on

Dy persona kanë humbur jetën tragjikisht pasi që një avion i vogël u rrëzua në provincën italiane Brescia në Azzano Mella, në afërsi të kryqëzimit të trafikut Corda Molle që lidh autostradat A4 dhe A21.

Viktimat janë një burrë 75-vjeçar nga Milano dhe partnerja e tij 60-vjeçare. Sipas informacionit të disponueshëm, avioni u nis nga Piacenza, raporton RaiNews.

Zyra e prokurorit të Brescia ka kërkuar ndihmën e policisë ajrore të Milanos dhe një hetim është duke u zhvilluar, me qëllim sqarimin e dinamikës së saktë dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.

Pamjet tronditëse të rrëzimit të aeroplanit janë shpërndarë edhe në mediat sociale.

Continue Reading

Të kërkuara