Magazinë

Përkeqësohet shëndeti i Jessie J

Published

on

Jessie J konfirmoi se i duhet një tjetër operacion pasi shëndeti i saj u përkeqësua.

Ao ndau në Instagram-in e saj se çfarë e pret këtë vit: “Këtë vit, nevojitet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, mund ta bëj. Edhe rritjen e një fëmije të vogël mund ta bëj. Edhe publikimin e muzikës së re mund ta bëj”.

Siç shkroi ajo, Jessie J beson se thjesht duhet të jetë realiste për atë që mund të ofrojë në të gjitha rolet në jetën e saj.

Data 29 gusht u shfaq edhe në videon e saj, e cila supozohet të jetë data e publikimit të albumit të saj të ri.

“Shtatë javë pas operacionit të kancerit të gjirit dhe ende në procesin e rikuperimit, trupi im ende po gjen rrugën e vet. E dua muzikën, e dua jetën time dhe dua të jetoj momentin”- u shpreh ajo.

Disa ditë më parë, Jessie J tregoi gjithashtu se ishte shtruar në spital për shkak të dyshimeve për mpiksje gjaku, pasi vuante nga dhimbje në gjoks.

Jeta është e shtresuar dhe ka ulje-ngritje, thjesht duhet të vazhdojmë t’i jetojmë të gjitha sa më mirë që të mundemi. Ja ku jam duke jetuar”- kishte deklaruar më parë këngëtarja.

Magazinë

Wow! Transformimi i ri i Selenës pas martesës

Published

on

Selena Gomez ka habitur ndjekësit me një selfie që e publikoi së fundmi.

“Pyes veten nëse Willy Wonka po punëson”, tha këngëtarja dhe aktorja 33-vjeçe duke iu referuar librit të Roald Dahl të vitit 1964, “Charlie”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se për cilin personazh nga libri duket se po i referohej bukuroshja.

Në selfie, ylli i nominuar për çmimin Emmy theksoi bukurinë, ndërsa mbante një bluzë të bardhë dhe grim të lehtë, duke prezantuar ndryshimin e madh në pamje.

Kanë qenë disa javë të trazuara për Gomezin pas dasmës së saj më 27 shtator me producentin e muzikës Benny Blanco në Santa Barbara të Kalifornisë, në të cilën morën pjesë mikesha të famshme si Taylor Swift, Cara Delevingne dhe Nina Dobrev. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

“Është koha për një kapitull të ri”, Angelina Jolie gati të largohet nga SHBA-ja

Published

on

Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie, po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e saj — larg Shteteve të Bashkuara. Aktorja ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u vendosur jashtë vendit, dhe duket se momenti po afrohet.

Që në 2019, Jolie kishte deklaruar për Harper’s Bazaar se jetonte në Los Angeles për shkak të fëmijëve, që duhej të ishin pranë babait, Brad Pitt. Dyshja, që u divorcuan më 2016, kanë gjashtë fëmijë: Maddox (24), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19) e binjakët Knox e Vivienne (17).

“Do të doja të jetoja jashtë vendit dhe do ta bëj sapo fëmijët e mi të mbushin 18 vjeç”, kishte thënë ajo asokohe.

Sipas Us Weekly, Jolie po i qëndron besnike këtij premtimi dhe planifikon të shpërngulet sapo binjakët të mbushin moshën madhore, në korrik të ardhshëm. Burime pranë aktores 50-vjeçare thonë se ajo po përjeton një periudhë më të qetë pas viteve të vështira të divorcit.

“Kohët e fundit, duket më e paqtë dhe e lirë. E do Los Angelesin, por ndien se e ka mbyllur atë kapitull. Tani është gati për diçka të re,” – u shpreh një mik i saj. Jolie ka lidhje të forta me disa vende jashtë SHBA-së, mes tyre Kamboxhia (ku zotëron prona dhe adoptoi Maddox në vitin 2002), Franca (ku lindën binjakët në Nicë) dhe Afrika, prej nga vjen Zahara dhe ku lindi Shiloh.

“Janë vende me domethënie të veçantë për të. Ajo ka miq e lidhje të ngushta në secilin vend,” – tha burimi.

Në një intervistë në Festivalin e Filmit në San Sebastian vitin e kaluar, Jolie e përshkroi veten si “njeri me jetë ndërkombëtare”.

Aktualisht ndodhet në Londër, ku po xhiron filmin e ri të Netflix, “Anxious People”, me djalin Maddox që punon si asistent regjisor. Ajo synon të vazhdojë karrierën si regjisore dhe producente jashtë Amerikës.

“Angelina do të vijë në Los Angeles për punë, por nuk do ta quajë më shtëpi,” – sqaroi një tjetër burim, duke shtuar se planifikon të shesë rezidencën e saj luksoze në Los Feliz me vlerë 24.5 milionë dollarë në shtatorin e ardhshëm.

Ndërkohë, angazhimi i saj humanitar mbetet prioritet. Jolie ka qenë pjesë e OKB-së për më shumë se dy dekada, fillimisht si Ambasadore e Vullnetit të Mirë dhe më pas si e Dërguar Speciale.

Ajo do të vazhdojë projektet në Kamboxhia, Vietnam dhe Afrikë, duke ndihmuar komunitetet lokale e duke promovuar kauza sociale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Nara dhe Lucky Blue Smith mirëpresin fëmijën e tyre të katërt

Published

on

Nara dhe Lucky Blue Smith kanë mirëpritur bebushin e tyre të katërt.

Lajmin e bukur e ndau Nara në Instagram, duke bërë me dije se fëmija është vajzë, pa zbuluar ende emrin apo datën e lindjes.

“Mirë se vjen në botë, engjëll i vogël,” shkruante në mbishkrimin e postimit.

Një video e ndarë me ndjekësit tregonte prindërit duke përqafuar anëtaren e re të familjes, së bashku me tre fëmijët e tjerë.

Nara dhe Lucky janë gjithashtu prindër të vajzave Rumble Honey, 4 vjeç; Whimsy Lou, 18-muajshe; dhe të djalit Slim Easy, 3 vjeç. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Jennifer Aniston paralajmëron: Imazhi im përdoret në mashtrime me AI!

Published

on

Aktorja e njohur hollywoodiane, Jennifer Aniston, ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e rasteve të keqpërdorimit të teknologjisë, veçanërisht të inteligjencës artificiale (AI) dhe videove “deepfake”.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, Aniston u shpreh e tronditur nga përdorimi i imazhit të saj në mënyrë të rreme për të promovuar produkte, përfshirë suplemente për humbje peshe dhe kolagjen.

“Është një tren që ka dalë nga kontrolli. Miqtë më njoftojnë për video të rreme, të cilat ndonjëherë duken aq reale, saqë më duhet t’ua dërgoj avokatëve të mi,” tha Aniston.

Ky problem nuk prek vetëm figurat publike, por edhe njerëzit e zakonshëm. Një burrë britanik, Paul Davis, u mashtrua duke besuar se po komunikonte me Aniston e humbi 266 dollarë në kartela dhuratë.

Madje, mashtruesi përdori patentë shofer të falsifikuar me emrin e aktores.

Edhe aktori Brad Pitt ka qenë objekt i skemave të ngjashme: një grua franceze humbi mbi 900,000 dollarë duke besuar se kishte një lidhje me të. Për shkak të stresit emocional, ajo përfundoi në spital, por vendosi të ndajë historinë e saj për të paralajmëruar të tjerët.

Aniston apelon për rregullim të përdorimit të AI: “Kjo teknologji ishte krijuar për të ndihmuar, por tani po dëmton shumë njerëz. Duhet të vendosen kufij të qartë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara