Lajmet
Lutfi Haziri: Frikë se dështimi i seancës të bëhet treshifror, s’ka zgjidhje pa marëveshje politike
Published
7 months agoon
By
UBTNewsDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, komentoi dështimin e 33-të të seancës për Kuvendin, duke theksuar se situata kërkon zgjidhje politike dhe bashkëpunim mes partive.

Haziri nënvizoi se pa marrëveshje politike, problemi nuk mund të zgjidhet përmes procedurave.
“Situata në të cilën gjendemi kërkon zgjedhje politike. I kemi tri opsione, njëri prej të cilëve është ai i kryetarit të LDK-së. 15 pika janë propozuar, partitë e tjera që besojnë të jenë pjesë e këtij propozimi opsional i një qeverie kalimtare mund të propozojnë çështje të tjera është i hapur që të kalojmë këtë fazë kalimtare bashkërisht. Pa një marrëveshje politike situata si e tillë nuk mund të zgjidhet përmes procedurave apo çështjeve procedurale”, tha Haziri.
Haziri shtoi se mosmenaxhimi i suksesit të 9 shkurtit të partisë së parë fituese është dështim i madh dhe se është momenti i fundit për të marrë përgjegjësi dhe për të gjetur një formulë politike që do të zgjidhë krizën.
“Po të mendohet racionalisht dhe po të fillohet të bëhet vlerësim politik nuk i konvenon situata në mënyrë absolute. Mosmenaxhimi i suksesit të 9 shkurtit për partinë e parë është për të menduar ku është problemi. Është një përgjegjësi e tyre që të bëjnë zgjidhje. Kjo është fryma kushtetuese që detyron bashkëpunim. Mosmenaxhimi i suksesit është dështim më i madh se gjithçka tjetër në politikë”, tha ai.
Sipas tij, mandati i deputetëve po bllokohet, duke i vendosur në një pozitë shumë të ndërlikuar, duke shtuar se është koha për përgjegjësi të madhe, ku partia kryesore duhet të marrë iniciativën për të gjetur një rrugë dhe marrëveshje politike.
“Frika është që të mos shkojë në treshifror. Është bërë situatë e neveritshme, e papranueshme, e vështirë edhe për ne, sepse nuk po mund ta ushtrojmë mandatin tonë. Dhe na vë në një pozitë shumë të vështirë politike. Është momenti i fundit që vërtet të thirremi për përgjegjësinë që kemi para njerëzve, të gjejmë një formulë politike. Partia e parë është përgjegjëse ta gjejë një rrugë dhe një marrëveshje politike në mënyrë që të implementohet”, tha Haziri./ekonomiaonline/
Lajmet
UBT në TOP 100 institucionet më të mira në botë në fushën e arkitekturës
Published
2 hours agoon
January 28, 2026By
ubtnews
UBT është renditur në TOP 100 institucionet më të mira në botë në INSPIRELI World Architecture University Ranking, duke u pozicionuar në vendin e 33-të nga 1,444 institucione ndërkombëtare. Ky vlerësim prestigjioz dëshmon përkushtimin, kreativitetin dhe cilësinë akademike të studentëve dhe stafit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët përmes projekteve inovative kanë arritur rezultate të shkëlqyera në nivel global.
Ky vlerësim i rëndësishëm është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit dhe kreativitetit të studentëve, të cilët përmes projekteve inovative arkitektonike dhe planifikuese kanë dëshmuar ide të avancuara, qasje bashkëkohore dhe zgjidhje kreative për sfidat e mjedisit të ndërtuar.
Projektet e realizuara nga studentët e UBT-së janë vlerësuar për originalitetin, funksionalitetin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin hapësinor, duke e pozicionuar universitetin në mesin e institucioneve më të suksesshme në këtë fushë.
Një rol kyç në këtë sukses ka pasur edhe stafi akademik dhe profesional, i cili ka mbështetur vazhdimisht studentët gjatë këtij rrugëtimi, duke i udhëzuar në zhvillimin e projekteve, në aplikimin e standardeve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e një qasjeje kritike e inovative ndaj arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.
Renditja në INSPIRELI World Architecture University Ranking dëshmon se UBT po ndërton një mjedis akademik që nxit ekselencën, kreativitetin dhe angazhimin praktik, duke përgatitur arkitektë dhe planifikues të rinj të aftë për të konkurruar dhe kontribuar në nivel global.
Lajmet
Gjykata Kushtetuese vendos për ankesën e Listës Serbe
Published
6 hours agoon
January 28, 2026By
UBTnews
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 28 janar 2026, ka vendosur në rastin KO325/25, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procesverbaleve nga seanca e Kuvendit të Kosovës”, e mbajtur më 10 tetor 2025, të parashtruar nga Igor Simić dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Gjykata, ka vendosur: (i) të deklarojë, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, kërkesën të pranueshme; (ii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër, që Vendimi [Nr.09-V-071] i Kuvendit të Republikës së Kosovës i 10 tetorit 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 dhe paragrafin 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës; (iii) të konstatojë, me 5 (pesë) vota për dhe 2 (dy) kundër që, bazuar në parimin e sigurisë juridike, ky aktgjykim në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) të refuzojë, njëzëri, kërkesën për masë të përkohshme.
Në aplikimin e parimeve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, siç ka sqaruar në Aktgjykim, arriti në përfundimin se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë.”
Lajmet
Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me kallashnikov në qendër të Podujevës
Published
7 hours agoon
January 28, 2026By
UBTnews
Pasditen e sotme një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, moment kur njësitë policore kanë pranuar informatën dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti.
Lajmet
VV dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat
Published
8 hours agoon
January 28, 2026By
UBTnews
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.
Këtë e ka bërë të ditur asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi. Sipas VV-së, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.
VV-ja pretendon se i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.
“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.
Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.
Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik”, ka shkruar Gërbeshi.
UBT në TOP 100 institucionet më të mira në botë në fushën e arkitekturës
Gjykata Kushtetuese vendos për ankesën e Listës Serbe
Arrestohet një person, dyshohet se shtiu me kallashnikov në qendër të Podujevës
VV dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat
Rinumërohen mbi 80% apo 2,061 nga 2,557 vendvotime, 30 komuna përmbyllin procesin
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit Përkujtimor “Adem Jashari”
Aksioni për skandalin e votave, Kryeprokurori i Gjakovës mban konferencë për media në ora 15:00
UBT prezanton ekspozitë pop-up të studentëve të Artit dhe Medias Digjitale
MAShTI merr vendim për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
