Sport

Klubi turk nuk i ndahet sulmuesit shqiptar, përsëri në gjurmët e Manaj

Published

on

Rei Manaj mund të ndërrojë skuadër në këtë dritare të merkatos. Edhe pse futbollisti ka rinovuar pak kohë me parë kontratën e tij me Sivaspor deri në verën e vitit 2026, mundësia e largimit ekziston ende në ditët e fundit të merkatos që është ende e hapur në Turqi.

Mediat turke bëjnë të ditur se klauzola prej 4 milionë eurosh që i është vendosur në kontratë futbollistit shqiptar, e bën opsion interesant edhe për klubet kryesore në Turqi. Dhe një prej tyre, u është kthyer kontakteve me Sivasporin për të bërë të mundur një transferim.

Bëhet e ditur se Trabzonspori, i cili kërkon të rikthehet ambicioz në kampionatin turk, e sheh Manajn si një sulmues që mund ta ndihmojë në fazën ofensive. Kongolezi Benza mund t’i largohet gjatë verës, pasi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha ndërkombëtare, ndaj Manaj shihet si një zëvendësues i rëndësishëm në repartin e avancuar, të cilit do i duhet kohë për t’u përshtatur ndaj do të nevojitet të integrohet që tani në skemat e ekipit.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet në ditët e fundit të merkatos në Turqi, por emri i Manajt ka filluar të qarkullojë përsëri në portalet që i kushtohen lëvizjeve të lojtarëve.

Sport

Kupa e Kosovës sjell duel të fortë, Ballkani kundër Llapit

Published

on

By

Tashmë është konfirmuar përballja e çerekfinales në Kupën e Kosovës: FC Ballkani do të ndeshet me KF Llapin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh.

Ballkani vjen në këtë fazë pas një kualifikimi dramatik ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku siguroi kalimin tutje vetëm pas penalltive (11-10). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 3-3, me rikthim të madh nga disavantazhi 2-0.

Në anën tjetër, Llapi eliminoi Dritën me fitore 2-1 si mysafir, falë golave të Arbnor Ramadanit dhe Muhamet Hysenit, duke siguruar me meritë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës.

Tani, dy skuadra në formë të mirë do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante e kësaj faze të garës.

Continue Reading

Sport

Bashkimi dhe Trepça në finalen e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Janë zhvilluar mbrëmë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, të cilat kanë përcaktuar dy skuadrat finaliste: Trepçën dhe Bashkimin.

Në përballjen e parë të mbrëmjes, Trepça u përball me Borën dhe arriti fitore me rezultat 78:66. Mitrovicasit, që kishin fituar bindshëm edhe ndeshjen e parë 87:64, konfirmuan epërsinë dhe u bënë skuadra e parë finaliste e këtij edicioni. Kampionët në fuqi të Kupës treguan stabilitet dhe përvojë, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë kualifikimin.

Ndërkohë, në ndeshjen e dytë të zhvilluar, Bashkimi mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 85:69. Pas fitores 83:67 në takimin e parë, prizrenasit e menaxhuan me sukses edhe sfidën e kthimit, duke siguruar me meritë një vend në finale.

Kështu, finalja e Kupës së Kosovës, që zhvillohet më 18 shkurt, do të sjellë një duel mjaft interesant mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra që synojnë ta mbyllin këtë edicion me trofe.

 

Continue Reading

Sport

Valon Berisha transferohet te FC Zürich

Published

on

By

Valon Berisha, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka bërë një hap të ri në karrierën e tij profesionale. Futbollisti 28-vjeçar është transferuar nga LASK Linz te FC Zürich dhe ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin zviceran deri në verën e vitit 2027.

Klubi zviceran i uruan Berishës shumë sukses në këtë etapë të re të karrierës së tij, duke shpresuar se ai do të ndikojë pozitivisht në performancën e ekipit.

Ky transferim është një lajm i mirë për tifozët e Kosovës dhe ndjekësit e futbollit zviceran, që presin të shohin mesfushorin të shkëlqejë në Superligën zvicerane.

Continue Reading

Sport

Llapi kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Published

on

By

Klubi i Futbollit Llapi ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës pas fitores 2-1 ndaj FC Dritës.

Llapi tregoi efikasitet dhe qetësi në momentet vendimtare të takimit.

Golat për skuadrën e Llapit u shënuan nga Arbnor Ramadani në minutën e 17-të dhe Muhamet Hyseni në minutën e 58-të, ndërsa në të dy golat asistuan Elvir Gashijani dhe Edon Sadriu.

FC Drita tentoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të shmangë eliminimin nga gara. Me këtë fitore, KF Llapi vazhdon rrugëtimin në Kupën e Kosovës dhe siguron një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Continue Reading

Të kërkuara