Lajmet

​4 vjet nga zgjedhja e Osmanit si presidente e Kosovës

Published

on

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të vendit Vjosa Osmanin.

Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet. Para raundit të tretë u zhvillua edhe procedura e dy raundeve, të parit dhe të dytit.

Në raundin e parë, votuan 81 deputetë. Për Vjosa Osmanin votuan 69 deputetë, 12 vota u shpallën të pavlefshme, ndërsa Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë. Në bazë të këtij rezultati u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk kishte votat e nevojshme për t’u zgjedhur president, aq sa duhen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Pas publikimit të rezultatit të votave të raundit të tretë, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani bëri betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e më pas në sallë u intonua himni shtetëror i Republikës së Kosovës. Me t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Në raundin e dytë votuan 81 deputetë. Për kandidaten Vjosa Osmanin votuan 67 deputetë, 11 vota të pavlefshme, ndërsa Nasuf Bejta mori 4 vota. As pas raundit të dytë, asnjëri nga kandidatët nuk mori vota për t’u zgjedhur president.

Pas publikimit të rezultatit të votave të raundit të tretë, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani bëri betimin para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e më pas në sallë u intonua himni shtetëror i Republikës së Kosovës. Me t’u zgjedhur presidente, Vjosa Osmani mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Presidentja Osmani në fjalimin e saj dha një porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

“Vullneti juaj qytetarë të nderuar, i shprehur më 14 shkurt dhe vendimi i sotëm i Kuvendit, më veshin me shumë përgjegjësi. Dashuria për Kosovën dhe bashkëvendësit tanë ka qenë motivimi më i madh gjatë jetës politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, ku vullneti juaj po plotësohet dhe institucionet po konstituohen plotësisht. Të dashur qytetarë, sot Kosova zgjodhi edhe një herë një presidente grua. Vajzat e kanë vendim vetëm aty ku ato vet dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë dhe për çfarë ato punojnë me zell”, deklaroi atë kohë presidentja e Republikës së Kosovës.

Në fjalimin e saj para deputetëve, presidentja Osmani vlerësoi lart edhe veprën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, veprën e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, të gjithë dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e të gjithëve për ta krijuar shtetin.

“Sot ne kujtojmë rolin e arkitektit të shtetit tonë, Ibrahim Rugovës, i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human. Historia jonë është histori e përkushtimit. T’i kujtojmë sot heronjtë tanë që lirinë e vendit e patën idealin më të çmuar jetësor. Sot kujtojmë trimërinë e komandantit Adem Jashari, secilin ushtar të UÇK-së, familjen Jashari, dëshmorët dhe heronjtë, të gjithë të pagjeturit, martirët e shumtë”, tha ndër të tjera presidentja Osmani.

Pas fjalimit të Osmanit, seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, e cila filloi një ditë më parë, më 3 prill, përmbylli punimet e saj.

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25 vite si institucioni me ndikimin më të madh ekonomik në arsimin jopublik

Published

on

By

Në jubileun e 25-vjetorit të themelimit, UBT po konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si institucioni me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë në Kosovë, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Për një çerek shekulli, UBT ka ndërtuar jo vetëm një institucion arsimor modern, por një ekosistem të fuqishëm zhvillimi që gjeneron vende pune, inovacion dhe stabilitet ekonomik. Nga një fillim modest me pak akademik, sot UBT përfshin qindra profesorë, doktorë shkencash, ekspertë dhe profesionistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë.

Rritja e vazhdueshme e stafit gjatë këtyre viteve reflekton vizion të qartë strategjik dhe investim të qëndrueshëm në kapitalin njerëzor. Ky zgjerim nuk përfaqëson vetëm sukses institucional, por një kontribut konkret në uljen e papunësisë dhe fuqizimin e tregut të punës në Kosovë.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se arritja e këtij jubileu përkon me një moment të rëndësishëm zhvillimor për institucionin.

“25 vjet më parë nisëm me një vizion për të ndërtuar një institucion që do të ndikonte realisht në zhvillimin e vendit. Sot, kur UBT është punëdhënësi më i madh në arsimin e lartë privat, mund të themi me bindje se kemi krijuar një model të qëndrueshëm që gjeneron dije, punësim dhe zhvillim ekonomik”, theksoi rektori Hajrizi.

Përgjatë këtij rrugëtimi, UBT ka investuar vazhdimisht në zgjerimin e kapaciteteve akademike, teknologjike dhe kërkimore, duke krijuar një mjedis profesional ku promovohen barazia gjinore, meritokracia dhe zhvillimi i vazhdueshëm.

Në 25-vjetorin e tij, UBT nuk feston vetëm historinë e suksesit, por konfirmon angazhimin për të vazhduar të jetë një shtyllë e ekonomisë së dijes dhe një motor i fuqishëm i punësimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimin e zonave rurale në Kosovë

Published

on

By

Agjencia Franceze për Zhvillim, përmes Proparco, ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë (AFK) në vlerë prej 5 milionë eurosh, me qëllim fuqizimin e grave dhe komuniteteve rurale.

Nga kjo shumë, 3 milionë euro janë të destinuara për gratë ndërmarrëse, ndërsa 2 milionë euro të tjera për projektet në zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, vlerësoi se këto kredi do të ndihmojnë në rritjen e përfshirjes së grave në biznes dhe zhvillimin e sipërmarrësve në komunitetet rurale. Ai shtoi se sa më shumë gra të jenë të përfshira në biznes dhe sektorin publik, aq më e fortë bëhet Kosova.

Drejtori ekzekutiv i AFK-së, Xhevdet Spahija, theksoi se bashkëpunimi me Proparco do të fokusohet kryesisht në kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi. Ai gjithashtu kujtoi se që nga viti 1999, AFK ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon, u shpreh se partneriteti synon të bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës, duke fokusuar mbështetjen tek gratë sipërmarrëse dhe bizneset në zonat rurale, ku qasja në financa është më e kufizuar.

/Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara