Shëndeti

4 vitamina thelbësore për shëndetin e syve

Vitamina A është e një rëndësie parësore për sytë.

Published

on

Në rutinën tuaj të përkujdesjes për sytë duhet të jini të vëmendshëm ndaj vitaminave të mëposhtme:

Vitamina A

Kjo vitaminë është e një rëndësie parësore për sytë.

Prania e saj ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në kushte të errësirës ose dritës së pakët.

Mungesa e vitaminës A e bën syrin ndjeshëm më të thatë dhe rrjedhimisht dëmton shikimin.

Vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organe të trupit.

Në shumë raste, radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit gjë që më pas shkakton mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga radikalet e lira.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33 përqind rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i vitaminave B

Studimet tregojnë se një kombinim i vitaminave B6, B9 dhe B12 ul ndjeshëm rrezikun e degjenerimit të shikimit, kryesisht tek vajzat dhe gratë.

Ekspertët këshillojnë që këto vitamina të mos mungojnë në rutinën e përkujdesjes për sytë.

Ushqyes të tjerë të rëndësishëm për shëndetin e syve

Përveç vitaminave të lartpërmendura, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen që të marrin dozat e nevojshme të zinkut.

Ky i fundit lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia tek retina e syrit ku edhe prodhon melaninën.

Ky pigment është i domosdoshëm sepse mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë.

Marrja e 40-80 mg zink në ditë bashkë me antioksidantët mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit me 25 për qind, thonë ekspertët.

Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet yndyrore omega-3 të cilat shërbejnë si mburojë e retinës por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.

Shëndeti

Çfarë të hani kur ndiheni në humor të keq?

Published

on

Kur ndiheni në humor të keq, ushqimi mund të jetë një armë e fuqishme për të përmirësuar gjendjen tuaj emocionale. Jo vetëm që disa ushqime ndihmojnë në rritjen e humorit, por ofrojnë dozë të shëndetshme energjie dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.

Por, çfarë duhet të konsumoni për të dalë nga kjo gjendje negative?

Çokollata e zezë – Nuk është rastësi që çokollata është ushqimi i parë që të vjen në mendje kur ndihesh keq. E njohur për rritjen e niveleve të serotoninës dhe endorfinave, hormone që lidhen drejtpërdrejt me lumturiNë. Një copëz e vogël bën mrekulli për gjendjen emocionale.

Banane – Të pasura me vitaminën B6, ndihmon në rregullimin e nivelit të serotoninës. Hormonet janë thelbësore për të ndihmuar trupin të ndihet më i çlodhur. Bananet janë me fibra, ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar luhatjet e humorit.

Frutat e pyllit – Boronicat dhe mjedrat, janë të pasura me anti-oksidantë që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ në tru. Konsumimi i rregullt është treguar se ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit dhe përmirësimin e humorit të përgjithshëm.

Salmoni – I pasur me acide yndyrore omega-3, që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit dhe rregullimin e emocioneve. Njerëzit që konsumojnë omega-3 rregullisht kanë nivele më të ulëta të depresionit.

Arra – Janë burim i shkëlqyer i magnezit, një mineral që ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirësimin e gjumit. Ato përmbajnë triptofan, një aminoacid që ndihmon trupin të prodhojë serotoninën, hormonin e mirëqenies.

Perimet jeshile – Spinaqi apo kastraveci, janë të pasura me folate, që është treguar se ndihmon në rregullimin e humorit dhe reduktimin e lodhjes. Këto perime janë të pasura me fibra, që ndihmojnë në ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm të energjisë gjatë gjithë ditës.

Çaji jeshil – Përmban L-teaninë, një aminoacid që ndihmon në rritjen e ndjesisë së çlodhjes dhe përqendrimit. Konsumimi i një filxhani ndihmon në qetësimin e mendjes dhe përmirësimin e humorit pa efekte anësore që shkaktojnë nervozizëm.

Tërshëra – Një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të serotoninës në tru. Një mëngjes me tërshërë mund t’ju japë energji të qëndrueshme e ju ndihmon të filloni ditën me humor më të mirë.

Avokado – Një superushqim që përmban yndyrna të shëndetshme dhe më shumë kalium se bananet. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe uljen e stresit, ndërsa yndyrnat e shëndetshme përmirësojnë funksionin e trurit dhe gjendjen emocionale.

Vezët – Një burim i pasur i kolinës dhe vitaminës D, që luajnë rol kyç në shëndetin e trurit dhe humorin. Konsumimi i vezëve ndihmon në mbajtjen e një balance të mirë mes energjisë dhe gjendjes emocionale gjatë gjithë ditës.

Konsumimi i ushqimeve të duhura kur ndiheni në humor të keq mund të bëjë ndryshim të madh në mënyrën si ndiheni. Zgjidhni ato që i përshtaten më mirë shijeve dhe nevojave e do shihni si humori përmirësohet me kalimin e kohës. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Pse duhet të konsumoni brokolin?

Published

on

Brokoli po konsiderohet nga një mjek britanik si një mbrojtës i jetës dhe shëndetit të njeriut.

Rangan Chatterjee, i cili është shfaqur në programin BBC ‘’Doktor në Shtëpi’’ tha se nëse njerëzit do të hanë çdo perime, brokoli duhet të jetë ai për të cilin ata zgjedhin.

Ai më tej ka potencuar se perimet e ziera nxisin bakteret e zorrëve tek njerëzit, gjë që ndihmon në mbështetjen e sistemeve të tyre imune dhe përmirësimin e shëndetit të tyre në zorrët.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se bakteret “e mira” në zorrë lidhen gjithashtu me njerëzit që janë një peshë e shëndetshme dhe që kanë një rrezik të reduktuar të vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.

Ai përmban gamë të gjerë të lëndëve ushqyese, disa prej të cilave dihet se mbështesin shëndetin oral dhe parandalojnë sëmundjet e dhëmbëve. Brokli është një burim i mirë i vitaminës C dhe kalciumit, dy lëndë ushqyese të cilat parandalojnë sëmundjet parodontale.

Continue Reading

Shëndeti

Këto janë përfitimet shëndetësore nga patatet

Published

on

Patatja është e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale.

Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu.

Rreth 60-65 % e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep jep rreth 840 kal, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur.

Vlera kalorike e patates është katër herë më e madhe se e domates, tri herë më e madhe se e karrotës dhe sa gjysma e vlerës kalorike të vezës e të mishit të gjedhit. Vlerën e përgjithshme ushqimore të patates e përcakton sasia e lartë e lëndës së thatë 20-30 %, ku përbërësi kryesor është amodoni (14-22%), pastaj proteinat (1, 4-3%), kripërat minerale (0, 8-1, 6%) dhe vitaminat e ndryshme, ku mbizotëron vitamina C (10-40 mg).Patatet janë perime që rriten nën tokë dhe një ushqim kryesor në shumë familje.

Patatet janë relativisht të lira edhe në çmim, lehtë rriten dhe janë shumë të shëndetshme.

Ne ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore që i marim nga patatet:

Përmbajnë shumë ushqyes;

Të pasur me antioksidantë;

Mund të përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak;

Mund të përmirësojë shëndetin e tretjes;

Kanë pak yndyrë – mund të shtohen në dieta;

Mund të ndihmojnë të humbni apo rregulloni peshën;

Përveç se të shëndetshëm janë edhe të shijshëm dhe të përdorur në shumë receta. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çka duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi?

Published

on

Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që konsumojmë. Megjithatë, nëse nuk tregojmë kujdes në përpunim, gatim dhe ruajtje të ushqimit, këto baktere shumëfishohen në atë masë sa shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve.

Një prej problemeve më të zakonshme që has njeriu nga këto baktere është helmimi nga ushqimi.

Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

– Diarea
– Të përzierat
– Dhimbjet e stomakut
– Të vjellat
– Dehidratimi
– Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

– Marramendje dhe humbje ekuilibri
– Lodhje
– Etje të tepërt

Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet më të rrezikuar nga helmimi janë:

Të moshuarit – Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.

Bebet dhe të miturit – Sistemi imunitar s’është zhvilluar plotësisht, ndaj sipas informacioneve ata janë më të prekshëm nga helmimi.

Njerëzit me sëmundje kronike – Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

Gratë shtatzëna – Shtatëzania tjetërson imunitetin, vështirëson luftën ndaj infeksioneve që prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por të fetusit.

Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi?

Pini lëngje – Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin, pirja e shpejtë e lëngjeve përkeqëson të përzierat dhe të vjellat.

Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve, nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla.

Shmangni konsumin e medikamenteve kundër diaresë, ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi.

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse:

– E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.

– Diarea vazhdon për disa ditë.

– Temperatura rritet mbi 38 gradë.

– Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.

– Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku.

Continue Reading

Të kërkuara