Lajmet

37 pacientë po trajtohen në klinikat COVID të QKUK-së

13 pacientë janë me COVID-19.

Published

on

37 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme. 13 pacientë janë me COVID-19, kurse 24 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID. 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, pesë pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient

Spitali i Prizrenit, një pacient

Spitali i Gjakovës, katër pacientë

Spitali i Pejës, pesë pacientë

Spitali i Ferizajt, dy pacientë

Aktualitet

Kadrijaj: Na pëlqen apo jo, aktgjykimi është obligativ dhe t’i jepet fund lojërave politike

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky vendim është rruga e vetme për të dalë nga bllokada politike.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe na e ka treguar rrugën se si të dalim nga çorrsokaku ku jemi futur. Aktgjykimi i saj, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është obligativ e duhet të respektohet. Afati prej 30 ditësh, është më se i mjaftueshëm për propozime të reja e për konstituimin e Kuvendit”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo theksoi se Aleanca, si parti parlamentare, do të japë kontributin e saj, përfshirë edhe me votë, për zhbllokimin e procesit, duke zbatuar në plotni vendimin e Kushtetueses, i cili sipas saj ishte iniciuar muaj më parë nga AAK-ja.

“Çdo veprim tjetër është kundër interesave të shtetit dhe si i tillë i papranueshëm dhe i dënueshëm! Nesër duhet të marrin fund lojërat politike dhe të nisë punën parlamenti i ri e t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë!”, përfundoi Kadrijaj.

Continue Reading

Bota

​Sudani raporton 22 vdekje brenda një jave1575 raste të reja të kolerës

Published

on

Ministria e Shëndetësisë në Sudan tha se 1575 raste të reja të kolerës dhe 22 vdekje u regjistruan në të gjithë vendin gjatë javës së kaluar.

Ministria tha në një deklaratë se numri i përgjithshëm i rasteve tani ka arritur në 101450 përfshirë 2515 vdekje, në 18 shtetet e vendit që nga shpallja e shpërthimit në gusht 2024.

Kriza shëndetësore vjen ndërsa ushtria sudaneze dhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë luftuar një luftë që nga prilli i vitit 2023 që ka vrarë më shumë se 20,000 njerëz dhe ka zhvendosur 14 milionë, sipas OKB-së dhe autoriteteve lokale, shkruan AA.

Megjithatë, hulumtimet nga universitetet amerikane vlerësojnë numrin e të vdekurve në rreth 130,000.

Continue Reading

Aktualitet

Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra nga 3 deri në 5 minuta. 

Ndërkaq, për dalje nga Kosova raportohet se pritjet janë deri në gjysmë ore te Dheu i Bardhë dhe deri 10 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:19 të mëngjesit.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 15 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale nga 31 deri në 33 gradë Celcius.

Era do të jetë me shpejtësi prej 15-47 km/h ka njoftuar IHMK.

Continue Reading

Të kërkuara