Lajmet

35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

Kurti tha se minatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rrënjët e shtetndërtimit burojnë nga greva e minatorëve të “Trepçës”. Kurti tha se minatorët u kthyen në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë.

Në 35-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, Kurti tha se përmes grevës e cila zgjati tetë ditë, minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.

“Po takohemi sot në ditën e minatorit në ditën e lavdishme në vendin tonë. 20 shkurti i vitit 99’ ishte ditë e madhe e asaj pranvere. Menjëherë pas ditës së pavarësisë, ne nderojmë rrënjët e shtetit tonë. Minatorët porositën qartë se populli jonë nuk heq dorë për të vendosur për veten. Më 20 shkurt të vitit 1989, minatorët u ngujuan për heqjen e autonomisë. Fjala ‘Trepçë’ mori një kuptim të fuqishëm dhe politik, dhe kjo vazhdoi në ditën e fundit. Kështu një komuniteti minatorësh u kthye në vetëdije me guxim politik që dridhi gjithë ish-Jugosllavinë”, tha Kurti.

Ai tregoi edhe për investime që është duke i bërë Qeveria në “Trepçë”, të cilën e quajti “pasuri tonën”.

“Në gjendje jo të mirë shëndetësore qëndruan mbyllur nëntokë. Minatorët tanë nuk u dorëzuan para të keqes me vendosmërinë e tyre. U përkulemi në nderim përjetë e mot. Në minierë puna jonë është e rëndë por misioni është i mundshëm. Trepçën sot e mbajmë si pasuri tonën duke i qeverisur mirë dhe duke ua rritur vlerën. Suksesi ynë është i mundshëm bashkë si Qeveri dhe me përkushtimin tuaj”, tha Kurti.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Bashkim Kurti, foli për historikun e kësaj ndërmarrjeje. Tha se daton që nga vetë ekzistimi i Kosovës, përçka kërkoi të jenë unifikues kur bëhet fjalë për Trepçën. Ai foli edhe për kontributin e minatorëve ndër vite.

“Jemi mbledhur sot këtu për të kujtuar grevën e vitit 1989. Minatori i Trepçës dje sot vazhdon të dëshmojë për daljen nga sfidat dhe për të na bërë krenar. Trepça që nga fillet e saj që nga koha romake ka vendosur themelet e saj, ka kaluar në vështirësi në këtë rast nuk mund të mos i përmendim shfrytëzimin abuzimet që i janë bërë Trepçës qe janë plagë të paharruara. Historiku i Trepçës, minatori është guri i pathyer si gurët e Trepçës. Kjo reflekton nga vetë qytetarët që u lindën dhe rriten. Sot në 35 vjetorin të kujtojmë për të mos harruar kurrë djersën mundin për të ndërtuar shtetin tonë. Festojmë qëndresën përkushtimin për zanatin e tyre, shikojmë nga e ardhmja. Mbetet një dëshmi e përpjekjeve tona, Trepça është e vjetër aq sa vendi ynë, të qëndrojmë të bashkuar për Trepçën”, tha ai.

E zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tha se janë në proces të rekrutimit të punëtorëve dhe në hapjen e rrugës për investime të mëdha.

“Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë Trepçën sepse është e jona. Trepça është e vetmja që ka një aksionar të dytë. Ndërmarrja po i kthehet minatorit dhe po punon në shtimin e numrit të tyre. Sa më shumë rekrutime të reja. Ndërmarrja po hap rrugën e investimeve të mëdha”, tha Mjeku.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, tha se pikërisht minatorët u bën motivues të spektrit politik të atëhershëm. Ai kërkoi kushte më të mira të punës për kolegët e tij.

“Është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për Trepçën por për gjithë popullin shqiptar. Sot kujtojmë 35-vjetorin e ngjalljes e motivit. Ishin pikërisht minatorët ata të cilët e motivuan spektrin politik e më pas u rreshtuan krahë UÇK-së duke krijuar fuqinë e madhe. Minatorët kanë nevojë të avancohen me kushte të punës”, tha ai.

Kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Januzi, tha se përkundër presionit serb, minatorët nuk e ndaluan grevën.

“Presioni serb ishte i madh, minatorët nuk u ndaluan po qëndruan pa ngrënë dhe pa pirë. Ata nuk hoqën dorë nga liria për demokraci. Sot festojmë jo vetëm arritjen tonë por edhe sfidat të vlerësojmë bashkëpunimin për të mirën e të gjithëve”, tha ai.

Lajmet

Kurti: Shtesat për gratë lehona rriten nga 170 euro në 325.9 euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri të ditur se shtesat e për gratë lehona rriten nga 170 euro në 325.9 euro. Vendimin e kumtoi në mbledhje sotëm të Qeverisë së Kosovës.

Do të dalim me lajme shumë të mira, sepse qeveria e mirë del me lajme të mira. Po e nisim lajmin e mirë për nënat e reja. 70 mijë nënë të reja kanë përfituar nga shtesat. Sot do të miratojmë rritjen nga 170 euro në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje të dyfishtë. Lajmi tjetër i mirë është për nënat lehona të punësuara. Përveë 70 për qind të pagës që marrin nga punëdhënësi për shtatë muaj, për tre muajt e tjerë për lehonat e punësuara, do të përfitojnë mbështetje edhe për tre muaj të tjerë 319.5 euro nga qeveria”, deklaroi Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për zhvillimet aktuale

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve, njoftoi Presidenca përmes një njoftimi në Facebook.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hargreaves theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik”, thuhet në njoftim.

Vendi është zhytur në një ngërç politik pasi që Kuvendi nuk po bëhet, rrjedhimisht as qeveri të re nuk mund të ketë, shkruan KosovaPress.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Tutje, sipas njoftimit, Osmani aty theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar “veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si garanci për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon”./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

​Sot, tentimi i 27-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen për herë të dytë brenda 24 orëve, në vazhdimin e njëzet e shtatë të seancës konstituive, e cila nuk po gjen fund që kur ka nisur më 15 prill.

Njëzet e gjashtë vazhdimet e deritanishme nuk sollën progres sa i përket zgjidhjes së kreut të legjislativit.

Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë nga ora 11:00 dhe ajo mbahet sot për shkak të festës së Kurban Bajramit ditën e premte.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa po këmbëngulin që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e re e Kuvendit, por ministrja në detyrë e Drejtësisë nuk po gjen 61 votat e nevojshme.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën e parashtruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kreut të ri të Kuvendit sikurse po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa përmes krijimit të një komisioni për mbikëqyrjen e votimit./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

Princi Harry distancohet më shumë nga familja mbretërore, dëshiron të ndryshojë mbiemrin në Spencer

Published

on

Princi Harry thuhet se e ka konsideruar seriozisht ndryshimin e mbiemrit të tij në Spencer, si një homazh për nënën e tij, Diana, dhe ndoshta si një shenjë e një ndarjeje përfundimtare me familjen mbretërore, raportojnë mediat britanike.

Një zbulim ky që i shton një kapitull të ri dhe të papritur sagës komplekse midis Dukës së Sussex dhe Pallatit Buckingham. Sipas gazetës britanike Daily Mail, thuhet se Princi Harry i kërkoi këshilla xhaxhait të tij, Charles Spencer, për të adoptuar mbiemrin e nënës së tij, Diana, shkruan A2 CNN.

“Harry foli drejtpërdrejt me xhaxhain e tij, Charles Spencer, gjatë një vizite të rrallë në Mbretërinë e Bashkuar, duke i kërkuar këshilla se si ta përvetësonte ligjërisht mbiemrin e nënës së tij”, i tha një mik i ngushtë i princit, gazetës britanike Daily Mail.

Duket se përgjigjja e xhaxhait nuk la vend për entuziazëm: “Ata patën një bisedë shumë miqësore dhe Charles Spencer e këshilloi të mos ndërmerrte një hap të tillë”, tha burimi, duke nënvizuar se ndërlikimet ligjore do të kishin qenë shumë të shumta, raporton A2 CNN.

Princi Harry do të kishte dashur ta zëvendësonte mbiemrin Mountbatten-Windsor, atë që u ishte caktuar fëmijëve Archie e Lilibet në certifikatat e tyre të lindjes, me një Spencer më “identifikues”. Një zgjedhje plot kuptim, jo ​​vetëm personal, por edhe simbolik, i cili megjithatë nuk u materializua.

Mbiemri Mountbatten-Windsor, i zgjedhur më 1960 për pasardhësit e drejtpërdrejtë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, mbetet një simbol i trashëgimisë mbretërore edhe sot. Për Princin Harry, ky emër nuk është i mjaftueshëm për të treguar historinë se kush është ai, apo nga vjen.

Marrëdhënia e Harry-t me të atin, Mbretin Charles III, dhe vëllanë William mbetet e largët. Pika e kthesës, ishte lamtumira me familjen mbretërore më 2020, e ndjekur nga botimi i autobiografisë Spare më 2023. Që atëherë, pavarësisht disa përpjekjeve për qetësim, marrëdhëniet familjare kanë mbetur të ngrira.

Continue Reading

Të kërkuara