Aktualitet

31 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës.

Published

on

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore e 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1 mijë persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri më datën 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë të para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist.

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara