Lajmet

30,000 njerëz ende pa energji elektrike në Mbretërinë e Bashkuar pas stuhisë Arwen

Arwen, është një nga stuhitë më të fuqishme në dekada.

Published

on

Rreth 30,000 njerëz në veri të Anglisë dhe Skocisë janë ende pa energji elektrike pas stuhisë Arwen, përcjell UBT News.

Erërat e forta kanë sjellë borë, akull dhe ndërprerje të rënda në infrastrukturën e Mbretërisë së Bashkuar këtë javë, kurse tre persona kanë humbur jetën.

Arwen, një nga stuhitë më të fuqishme në dekada, fillimisht ndërpreu energjinë për qindra mijëra njerëz me erëra deri në 160 km/h.

Sekretari i Biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, Kwasi Kwarteng i tha Parlamentit se pothuajse 1 milion njerëzve, ose rreth 95% e të prekurve, u është rikthyer energjia. Por rreth 30,000 ishin ende pa energji të mërkurën, pesë ditë pas goditjes së parë të stuhisë.

Kwarteng tha se vendi duhej të përgatitej për mot më ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike./UBTNews/

Lajmet

Shtatë të vrarë, përfshirë një fëmijë, nga sulmet e reja ruse në Sumi

Published

on

By

Shtatë njerëz, përfshirë një fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi me dronë që Rusia e kreu gjatë natës në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumi, tha të martën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Çdo sulm i ri rus vetëm e konfirmon qëllimin e vërtetë të [presidentit rus Vladimir] Putin. Ai do që lufta të vazhdojë, sepse nuk është i interesuar për paqe”, tha Zelensky.

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, u plagosën nga sulmi me dronë gjatë natës ndaj një ndërtese banimi në qytezën e vogël Hluhiv, e cila ndodhet në kufi me Rusinë, tha administrata ushtarake e rajonit të Sumit.

Një video e shpërndarë nga Zelensky shfaq ekipet emergjente duke kërkuar për të mbijetuar në gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar pjesërisht.

Administrata ushtarake tha se forcat ruse i përdorën dy dronë në këtë sulm.

Forca Ajrore e Ukrainës theksoi se i rrëzoi 51 dronë dhe se i humbi gjurmët e 30 dronëve, pasi Rusia e sulmoi me 87 dronë gjatë natës.

Forcat ruse e kanë sulmuar pareshtur rajonin verilindor të Sumit në muajt e fundit, duke e dëmtuar infrastrukturën e tij të rëndësishme civile.

Një sulm raketor në Sumi të dielën i vrau 11 njerëz dhe i plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qytetin e Sumit për rrymë./REL/

Continue Reading

Lajmet

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Maqedoni e Veriut, këto janë sfidat dhe këmbimet tregtare

Published

on

By

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rritur qarkullimin tregtar në pesë vitet e fundit, kryesisht niveli i importit të mallrave nga Maqedonia në vendin tonë. Megjithatë, ka ende sfida me të cilat përballen bizneset e Kosovës nga ana pala zyrtare në Doganën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna ka thënë për se Maqedonia Veriore është vendi i dytë për eksport dhe import të mallrave. Rafuna ka theksuar se përveç këmbimeve tregtare, për Kosovën është me rëndësi të ketë edhe marrëdhënie të mira edhe në aspektin e investimeve të përbashkëta.

Mirëpo, Rafuna ka përmendur edhe sfidat me të cilat përballen bizneset nga pala zyrtare e Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut është në vendin i dytë gjatë vitit të kaluar për import dhe eksport. Për ne është me rëndësi të kemi marrëdhënie të mira edhe për investime mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Megjithatë kemi edhe sfida për të eksportuar mallra në Maqedoni Veriore me kontrollet e gjata nga ana e doganës së tyre. Kërkesat për testim në laboratorë zgjasin me javë, që ngritë shpenzimet e prodhuesve të Kosovës për të eksportuar në Maqedoni. Andaj, duhet të kemi më pak procedura burokratike dhe më pak ‘letra’ për të bërë tregti dhe bashkë investime, që është në interes të dy anëve të biznesit”, thekson Rafuna.

Gjatë vitit 2023 shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore kanë arritur rreth 430 milionë euro. Kompanitë e Kosovës eksportuan mallra dhe shërbime në ketë shtet mbi 120.5 milionë euro kurse Kosova ka importuar nga Maqedonia rreth 309 milionë euro.

Gjatë vitit 2022, sipas Doganës së Kosovës, Kosova ka eksportuar mallra në Maqedoninë e Veriut 117 milionë euro, ndërsa ka importuar 281.2 milionë euro. Ndërsa, gjatë vitit 2019 këmbimet tregtare ishin 284 milionë euro. Eksporti nga Kosova në Maqedoni të Veriut më 2019 ishte 44 milionë euro, ndërsa importi nga ky shtet ishte 240 milionë euro.

Në mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet siç tha ai të mira në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilat sipas tij reflektohen në rritjen “e vazhdueshme të tregtisë”. Kjo sipas tij ka arritur në 432 milionë euro në vitin 2023.

Shefi i ekzekutivit e ka quajtur këtë rritje të “jashtëzakonshme prej 52 për qind, krahasuar me vitin 2019”.

Kurti ka thënë se ka pasur rritje të eksportit nga Kosova në MV – nga 48 milionë euro në vitin 2019 në 121 milionë në vitin 2023.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve do të jetë mbi gjysmë miliard euro.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut në një ceremoni dje në Prishtinë kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsim.

Fillimisht ministri i Punëve të brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan protokollin për zbatimin e marrëveshjes për kalimin e pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë.

Më pas është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe burimeve minerale të Maqedonisë së Veriut në sektorin e energjisë.

Po ashtu, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, që është i fokusuar në aftësimin profesional.

Continue Reading

Lajmet

I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim

Published

on

By

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, ka mbërritur në Bejrut të martën për bisedime me zyrtarët vendës rreth një armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit.

Ai mbërriti disa orë pasi Hezbollahu, grupi i mbështetur nga Irani, e pranoi propozimin e Uashingtonit për armëpushim.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Vizita e tij është tregues se ka përparim në përpjekjet diplomatike, të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund konfliktit i cili shpërtheu në luftë të përgjithshme në fund të shtatorit, kur Izraeli nisi ofensivë të madhe kundër Hezbollahut në Liban.

Si Qeveria e Libanit, ashtu edhe Hezbollahu, janë pajtuar me propozimin e SHBA-së për armëpushim, i cili iu dorëzua atyre me shkrim javën e kaluar dhe ato dhanë mendimet e tyre për përmbajtjen e tij, tha të hënën për Reuters Ali Hassan Khail, këshilltar i kryetarit të Parlamentit të Libanit, Nabih Berri.

Izraeli ende nuk ka dhënë ndonjë koment rreth kësaj çështjeje.

Hezbollahu e mbështeti aleatin e tij të kahershëm, Berri, për të negociuar për armëpushim, por sikurse ai ashtu edhe Izraeli e kanë përshkallëzuar luftën derisa përpjekjet politike kanë vazhduar.

Një diplomat i njoftuar për bisedimet paralajmëroi se duhet ende të përcaktohen hollësitë dhe kjo nënkupton të vonojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Khalil tha se Izraeli po përpiqet të negociojë “nën zjarr”, duke iu referuar intensifikimit të bombardimeve të tij ndaj Bejrutit dhe periferive jugore të kontrolluara nga Hezbollahu.

Kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë“, tha ai.

Ai refuzoi të jepte hollësi mbi vërejtjet që Libani ka bërë për propozimin, por tha se ato u paraqitën “në një atmosferë pozitive” dhe në përputhje me Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës së fundit midis Hezbollahut dhe Izraelit në vitin 2006.

Rezoluta i kërkon Hezbollahut të mos ketë prani ushtarake në zonën midis kufirit libanez-izraelit dhe Lumit Litani, i cili rrjedh përgjatë rreth 30 kilometrave në veri të kufirit./REL/

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e futbollistit 14-vjeçar pranë shkollës, reagon kreu i FSHF

Published

on

By

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar pas vdekjes tragjike të 14-vjeçarit M. Cani një ditë më parë në Tiranë pas një sulmi me thikë pranë shkollë ku studionte.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Duka shpreh ngushëllimet për familjen dhe keqardhjen për të miturin, “një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij”!

Në emrin tim personal, të familjes time, si dhe në emër të komunitetit tonë të madh të futbollit, thellësisht i trishtuar nga çka ndodhi e çka mësuam, do të doja t’i qëndronim sadopak afër dhimbjes së madhe të prindërve, duke u përcjellë ngushëllimet tona!

Zoti i dhëntë sa më shumë forcë për ta përballuar këtë këputje shpirti!

Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij!

Ndërkohë ne si komunitet futbolli, si shoqëri, e si prindër na shtyn akoma më shumë obligimi dhe angazhimi maksimal për të qëndruar e punuar sa më shumë me fëmijët e dashur në pasionet dhe ëndrrat e tyre.

Pusho i qetë Martin! Shokët dhe futbolli nuk do të të harrojnë kurrë!” shkruan Duka në faqen e tij në Facebook.

Continue Reading

Të kërkuara