Lajmet

3 shenjat që tregojnë që punonjësit po e lënë punën pa paralajmërim

Published

on

Largimi i një punonjësi pa paralajmërim nganjëherë është si një lajm “bombë” brenda vendeve të punës. Zakonisht janë një mori arsyesh që i bëjnë punonjësit ta marrin vendimin që të largohen.

Prandaj, për ta shmangur humbjen e punonjësve, punëdhënësit duhet që të diskutojnë në lidhje me këto arsye. Çështja është se kur është koha për ta parandaluar këtë? Njohja me shenjat që i bëjnë ata të largohen prej një vendi, ju ndihmon që ta gjeni ndonjë përshtatje të mirë për ta.

Largimi i një punonjësi pa paralajmërim nganjëherë është si një lajm “bombë” brenda vendeve të punës. Zakonisht janë një mori arsyesh që i bëjnë punonjësit ta marrin vendimin që të largohen. Prandaj, për ta shmangur humbjen e punonjësve, punëdhënësit duhet që të diskutojnë në lidhje me këto arsye. Çështja është se kur është koha për ta parandaluar këtë? Njohja me shenjat që i bëjnë ata të largohen prej një vendi, ju ndihmon që ta gjeni ndonjë përshtatje të mirë për ta.

Me çfarë ngjanë shkëputja?

Produktivitet më i ulët: Kur punonjësit fillojnë që t’i dorëzojnë detyrat jashtë afatit dhe ato detyra me shumë gabime është zakonisht shenjë e lodhjes dhe stresit.

Mungesë e kontributit gjatë mbledhjeve dhe diskutimeve: Kur një punonjës nga i cili pritet që të japë sugjerime dhe reagime qëndron i heshtur, mund të jetë duke u përballur me situatë stresuese dhe konflikti në punë.

Mungesa të vazhdueshme ose vonesa: Mos shfaqja në kohë ose mungesa e tërë mund t’i demoralizojë punonjësit.

Ndryshime të tjera të sjelljes: Në çdo kohë disa ndryshime për keq është më mirë të gjenden arsyet e tyre.

Më poshtë janë disa nga arsyet më të zakonshme që punonjësit largohen:

Nuk e ndjejnë kuptimin e lidhjes në punë

Me aq shumë kohë nga jeta e tyre që i kushtojnë punës, është e natyrshme që punonjësit të dëshirojnë të krijojnë marrëdhënie pozitive me ata që i rrethojnë në punë. Pa lidhje shoqërore kuptimplota nuk do të ketë hezitim për ta shqyrtuar ndonjë ofertë tjetër pune. Kështu që, kushtojini vëmendje të madhe mënyrës sesi komunikoni me punonjësit tuaj! A i pyesni ata për hobi dhe interesa që t’i njohësh si individë dhe jo vetëm si punonjës?

Çfarë mund të bëni për këtë?

Një ndjenjë zakonisht fillon në çastet e para, kështu që nëse e zbuloni që punonjësit e ekipit tuaj ndihen të shkëputur, është koha që ta nxisni angazhimin e punonjësve, Bisedat e rregullta me secilin punonjës mund t’ju ndihmojnë që t’i njihni më mirë ata dhe të kuptoni kur përballen me ndonjë sfidë.

Nëse ka punonjës që kanë konflikte, është më mirë ta adresoni çështjen më shpejt sesa më vonë. Sigurohuni që secili person ndihet i dëgjuar dhe i kuptuar! Siguroni mënyra për të zgjidhur çështjen! Këto qasje mund të ndihmojnë në parandalimin e largimit të punëtorëve sepse ata mendojnë se nuk ka asnjë alternativë.

Ata janë të mërzitur ose të irrituar

Punonjësit duan të shijojnë punën e tyre dhe ta fitojnë ndjenjën e arritjes. Ata gjithashtu duan të ndihen të lidhur me përpjekjet e përgjithshme të kompanisë, kështu që mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj për t’i lidhur pikat dhe për ta kuptuar rëndësinë e kontributit të tyre kur shikohet gjithë tabloja e suksesit.

Ata gjithashtu duan që ta krijojnë ndjenjën se kur bllokohen ndonjëherë gjatë punës, mund ta kenë gjithmonë mbështetjen e menaxherit të tyre. Asgjë nuk e shqetëson një punonjës në vendin e tij të punës sesa zhgënjimi i pafund. Mërzia dhe zhgënjimi jashtë punës mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si ndihen punonjësit për punën e tyre.

Çfarë mund të bëni për këtë?

Bisedoni me punonjësit që duken të mërzitur ose të irrituar! Nëse i tregoni punonjësit se çfarë kuptimi ka ai ose ajo në atë kompani do t’i bëjë ata të ndihen më pak të mërzitur, madje edhe më të motivuar për punë.

Nuk ndihen të vlerësuar

Ndjenja e nënvlerësimit mund të jetë një faktor që e shtyn punonjësin që ta lërë punën. A e njihni punën e punonjësve tuaj ose jepni reagimet e dobishme që ata kanë nevojë?

Çfarë mund të bëni rreth kësaj?

Mund ta krijoni si zakon ta tregoni punën e tyre të palodhshme në një takim ose para kolegëve të tyre. Njohja publike mund të jetë diçka e mrekullueshme, në mënyrën sesi ajo ndikon te punonjësit. 

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara