Sony në periudhën prej pesë vjetësh ka shitur më shumë se 80 milionë njësi të konzolës PlayStation 5, e cila këtë vit u shit më shumë se vitin e kaluar pavarësisht mungesës së video-lojërave ekskluzive.
Sony publikoi rezultatet më të fundit financiare, të cilat tregojnë se konzolla PS5 po shitet më mirë sesa kishte pritur kushdo.
Ky sukses arrihet pavarësisht mungesës së lojërave të reja. Lojtarët nuk ndalen së blatuari konzollën, midis prillit dhe qershorit të 2025 janë shitur 2.5 milionë njësi. Kjo është edhe më mirë krahasuar me vitin e kaluar, kështu që numri total nga fillimi i shitjeve deri sot arrin në 80.3 milionë konzolla.
Thashethemet thonë se konzolla Xbox është shitur “vetëm” 30 milionë njësi gjatë të njëjtës periudhë.
Sony u krenua edhe me numra të mëdhenj. PlayStation Network ka 123 milionë “përdorues aktivë,” që është 7 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga prilli në qershor në tremujorin e parë janë shitur 65.9 milionë lojëra për PS4 dhe PS5, që është 12 milionë më shumë se në vitin 2024, megjithatë vetëm 6.9 milionë janë tituj first party (video-lojëra të zhvilluara nga vetë Sony).
Duhet pasur parasysh se Nintendo ka shitur 6 milionë njësi të lojës Mario Kart World në vetëm një muaj e për një konzollë pa bazë ekzistuese përdoruesish, shifrat e Sony për lojërat ‘first party’ duken pak të pasigurta në këtë moment. Me suksesin e shërbimit PS Plus dhe pjesës së marrë nga çdo shitje softueri, duket se Sony nuk do të ketë arsye për shqetësim.
Të gjitha këto tregojnë se PS5 po arrin rezultatet gati të njëjta me PS4 dhe PS3 para tij, gjë që duhet ta gëzojë Sonyn. Ato konzolla janë shitur gjatë periudhës së rikuperimit financiar, ndërsa PlayStation 5 u lansua në mes të një katastrofe globale. Pandemia e coronavirusit ishte në kulm, dërsa mungesa e çipave dhe problemet në zinxhirin e furnizimit bënin që raftet të mos mbusheshin për muaj pas prezantimit.
Sony ka burime të ndryshme të ardhurash, nga muzika dhe filmat deri te teknologjia. Kompania arriti të realizojë shitje prej 17.8 miliardë dollarësh në të gjitha degët e saj gjatë tremujorit të parë, pak më shumë se vitin e kaluar. Filmat sollën 2.3 miliardë dollarë, ndërsa gaming më shumë se 6.3 miliardë.
Këto shifra shpjegojnë strategjinë e Microsoft-it për të filluar prezantimin e video-lojërave të tij për konzollën e Sony-t.
Baza prej 80 milionë blerësish potencialë është më shumë se dyfish më e madhe se e tij, dhe kjo po tregon rezultate jashtëzakonisht të suksesshme.