Lajmet

2024 – Viti i zgjedhjeve të rrezikuara nga Inteligjenca Artificiale

Published

on

Bëhuni gati për turbulenca. Bëhuni gati, sepse viti 2024 do të jetë viti më i ngarkuar i zgjedhjeve në historinë e fundit botërore.

Përqendrimi është vërtet mbresëlënës. Në qershor, në 27 shtetet e Bashkimit Evropian, 427 milionë votues do të shkojnë në kutitë e votimit për të rinovuar Parlamentin e Brukselit, ndërsa në nëntor 200 milionë amerikanë do të zgjedhin pasardhësin e Joe Bidenit. Në maj do të ketë zgjedhje legjislative në Indi, Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, tre vende të cilat së bashku kanë mbi një miliard votues. Më pas do të jetë radha e Meksikës dhe Indonezisë dhe dy demokracive më të brishta si Venezuela dhe Pakistani. Dhe gjithashtu do të ketë votime në Tajvan, ishulli i vogël me 19 milionë votues, pavarësia e të cilit, e kërcënuar prej kohësh nga Kina, po shkakton shqetësimet më të forta globale.

Rezultati i kësaj mbivendosjeje zgjedhore është i paprecedentë dhe tronditës: midis janarit dhe nëntorit, në atë që ne e quajmë “bota e lirë”, mbi dy miliardë njerëz do të thirren për të votuar.

Pa harruar dy palë zgjedhje të tjera, të ndryshme dhe të veçanta në mënyrën e tyre, që përfshijnë Ukrainën dhe Rusinë. Pavarësisht luftës dhe pavarësisht pezullimit të votimeve me ligjin ushtarak, në Kiev Volodymyr Zelensky po luan me idenë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në mars 2024 dhe zgjedhjeve legjislative në tetor. Ndërsa në mars do të votohet në anën tjetër të barrikadës, në Moskë: këtu, megjithatë, një tjetër konfirmim i presidencës së Vladimir Putinit është edhe më i sigurt se në të kaluarën, falë shtypjes së lirive në 20 muajt  që kanë kaluar nga pushtimi i Ukrainës.

Problemi, natyrisht, nuk ka të bëjë me përqendrimin elektoral por presioni i panevojshëm që autokracitë e mëdha, veçanërisht vetë Federata Ruse dhe Kina, do të ushtrojnë mbi shumicën, në mos të gjitha zgjedhjet e 2024-ës. Vota demokratike rrezikon të ndotet kudo nga “fake news” dhe të ndikohet në distancë, nga propaganda e rrjeteve sociale.

Kjo ka ndodhur tashmë në të kaluarën, por në vitin 2024 interesi i Pekinit dhe Moskës për të ndikuar në opinionet publike të thirrura për të votuar është edhe më i lartë. Mendoni vetëm për zgjedhjet evropiane, të cilat sipas të gjitha sondazheve mund të rrëzojnë mazhorancën e qendrës së majtë, që ka qenë në krye të Parlamentit të Brukselit për dekada, dhe ta zhvendosin boshtin shumë më në të djathtë. Mendoni për polarizimin politik që ka helmuar Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, dhe në më pak se 10 vjet ka krijuar ndarje të papajtueshme midis votuesve demokratë dhe republikanë dhe mund t’i shndërrojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në një konflikt të ngjashëm me sulmin në Kapitol Hill në janar 2021.

Por dy autarkitë e mëdha kanë gjithashtu një interes specifik për të luajtur me paqartësinë e Indisë apo Indonezisë, dy vende aktualisht në një ekuilibër të pasigurt midis aleancës me Uashingtonin dhe Pekinin.

Dhe rreziku i ndërhyrjes së jashtme nuk përfshin vetëm ngjarje të mëdha elektorale, ato me qindra miliona votues. Çdo palë zgjedhje të vitit 2024 kanë vlerë strategjike. Afrika e Jugut mund të braktisë rolin e saj tradicional si një komb “i paangazhuar” për të vazhduar afrimin e saj me Republikën Popullore të Kinës. Ndërsa Meksika dhe Venezuela mund të shndërrohen në dy fuçi baruti sociale, paqëndrueshmëria politike e Pakistanit rrezikon ta bëjë atë një qendër të re globale për terrorizmin islamik.

Edhe më vendimtar, është fati politik i Tajvanit të vogël, ekonomia e të cilit prodhon 80 për qind të mikroprocesorëve të përdorur në botë dhe ka qenë prej kohësh në qendër të synimeve strategjike-ushtarake të Xi Jinping, i cili do të donte ta gëlltiste ishullin. Në Taipei, themeluesi i gjigantit elektronik Foxconn, miliarderi Terry Gou, po kandidon për zgjedhjet presidenciale janarin e ardhshëm, duke premtuar se do të “rregullojë marrëdhëniet ndërmjet ngushticës”. Me pak fjalë, Gou prezantohet si kandidati i Pekinit. Dhe nuk është e vështirë të imagjinohet se sa presion do të ushtrojë Kina për të imponuar zgjedhjet e tajvanezëve në favor të saj.

Instituti Brookings në Uashington, një qendër për studime mbi politikën dhe demokracinë globale, parashikon që vitin e ardhshëm do të jemi dëshmitarë të «një Perëndimi të egër informacioni dhe kundërinformacioni politik, i aftë për të manipuluar opinionet publike globale për shkak të aftësisë sonë të kufizuar për të dalluar të rremen, nga e vërteta”. Dhe ai raporton se problemi “do të bëhet edhe më i përhapur dhe i vështirë për t’u demaskuar falë imazheve dhe videove të krijuara me inteligjencë artificiale”.

Që Inteligjenca Artificiale  arrin të ngrejë besueshmërinë e “fake news” në shkallën e n-të tashmë është fakt. Këtë e tregojnë imazhet perfekte (dhe false, duke filluar me Ronaldon që mban lart flamurin palestinez) që ndotën Twitter-X disa orë pas sulmit terrorist me të cilin Hamasi tronditi Izraelin dhe botën më 7 tetor.

Një muaj më parë, një studim nga Microsoft dhe Universiteti i Maryland denoncoi dorën e inteligjencës kineze pas përhapjes në internet të lajmit të rremë se zjarret shkatërruese që shpërthyen në verë në ishujt Havai, ishin rezultat i një eksperimenti ushtarak amerikan. Në mediat sociale dhe në mbarë botën, shumë njerëz kanë pranuar teorinë se zjarret ishin produkt i një “arme të re klimatike” të testuar nga Pentagoni, një gënjeshtër e përforcuar në mënyrë efektive nga videot dhe fotografitë e krijuara me Inteligjencë Artificiale.

Në muajt e mëparshëm, Rusia kishte mbushur rrjetet sociale globale me postime që sugjeronin shifra të fryra për shpenzimet e SHBA-së në mbështetje të Ukrainës dhe përhapnin tezën se ato dollarë duhet të shpenzoheshin më mirë në interes të amerikanëve. Është një lojë që ekziston prej kohësh. Një studim nga Universiteti i Kembrixhit zbuloi se në prag të pushtimit të Ukrainës, 24 orë para 24 shkurtit 2022, përdoruesit e regjistruar të Twitter ishin rritur me mbi 50,000 – krahasuar me një mesatare ditore prej rreth 10,000. – dhe pothuajse të gjithë “profile jo njerëzish”, që mbështetin Putinin.

Që nga viti 2022, Inteligjenca Artificiale ka bërë përparime gjigante. Dhe diktaturat e mëdha kanë investuar shumë propagandë në të. Këtë e demonstron ajo video – sa efektive aq edhe e rreme – në të cilën Biden shpalli rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të dërguar të rinjtë amerikanë në Ukrainë.

Me pak fjalë, keqinformimi është i fuqishëm dhe në këtë vit rekord zgjedhor rrezikon të ketë efekte katastrofike. Kjo, edhe sepse kundërmasat janë të kufizuara në masa modeste paliative. Që nga nëntori, Google ka vendosur se do t’u “kërkojë” përdoruesve të tij në YouTube të “raportojnë reklamat politike që përdorin imazhe, audio ose tekst të krijuar me Inteligjencë Artificiale”. Sigurisht që nuk do të mjaftojë. / Panorama Italia (bota.al)

Lajmet

​Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të fëmijëve të vrarë në Sarajevë

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë, e filluan me homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

Ai vendosi lule të freskëta në kujtim të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë rrethimit të qytetit të Sarajevës gjatë viteve 1992-1996.

Continue Reading

Kulturë

Festa e Shën Kollit, simbol i besimit dhe historisë shqiptare

Published

on

Sot, besimtarët e krishterë po festojnë me devotshmëri Shën Kollin, një nga shenjtorët më të nderuar të krishterizmit, që mbart me vete një mesazh dashurie dhe mbrojtjeje për besimtarët. Kjo festë, që ka një rëndësi të veçantë në traditën e krishterë shqiptare, simbolizon jo vetëm besimin e thellë fetar, por edhe një pjesë të rëndësishme të historisë dhe trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Në këtë ditë, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka sjellë në vëmendje një nga objektet më të shenjta të kultit të krishterë në Shqipëri: Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë. Ky monument i kulturës (kategoria I) është një dëshmi e jashtëzakonshme e artit dhe historisë fetare shqiptare. E ndërtuar në shekullin XIV, katedralja është një perle e arkitekturës mesjetare, me përmasa impozante prej 17 x 8 metrash. Ndër elementët më të veçantë që kjo faltore ruan, janë afresket e lashta, ku spikat imazhi i Shën Nikollit, mbrojtësi i besimtarëve dhe simboli i bujarisë e mirësisë.

Katedralja e Shën Nikollit, e cila është një hapësirë e shenjtë, ka një lidhje të ngushtë me historinë kombëtare. Ajo nuk është vetëm një vend adhurimi, por një simbol i besimit të thellë dhe një objekt i rëndësishëm historik, pasi në këtë vend të shenjtë, më 17 janar të vitit 1468, u varros heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky moment, i njohur në historinë e shqiptarëve, e ktheu këtë katedrale në një pikë pelegrinazhi, një vend ku shqiptarët vinin për të nderuar figurën e madhe të Skënderbeut dhe për të kujtuar luftën e tij për lirinë dhe pavarësinë e kombit.

Duke kaluar shekuj, Katedralja e Shën Nikollit ka mbijetuar si një dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar. Ajo nuk është vetëm një vend ku bashkohen besimi dhe fryma fetare, por edhe një trashëgimi kulturore që lidh ngushtë historinë e kombit shqiptar me të kaluarën e tij të lavdishme. Sot, kjo katedrale qëndron si një simbol i qëndresës dhe vazhdimësisë së identitetit shqiptar, duke bashkuar traditën fetare dhe historinë kombëtare, duke u bërë një pikë kyçe për çdo shqiptar që dëshiron të ruajë dhe nderojë vlerat e tij më të thella shpirtërore dhe historike.

Në këtë ditë të shënuar, festa e Shën Kollit na kujton se traditat tona fetare dhe historike janë thelbi i identitetit tonë kombëtar, dhe se çdo monument, si Katedralja e Shën Nikollit, është një testament i përhershëm i atij identiteti të vyer./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Tajvanit i kërkon Kinës të përmbahet nga kërcënimet

Published

on

By

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i bëri thirrje Kinës “të hapë krahët, e jo të ngrehë grushtet”, teksa ai përmbylli vizitën e tij të parë jashtë vendit që kur mori mandatin në maj.

Deklaratat e bëra në konferencën për media në ishullin Palau më 6 dhjetor, erdhën si përgjigje ndaj spekulimeve se Kina do të mbajë stërvitje ushtarake përreth Tajvanit, për të kundërshtuar vizitën e tij në Paqësor.

Pavarësisht se sa stërvitje ushtarake mbahen dhe sa luftanije dhe avionë luftarakë përdoren për të detyruar vendet fqinje, ata nuk do të jenë në gjendje të fitojnë respektin e asnjë shteti”, tha ai.

Presidenti i Tajvanit i bëri këto deklarata një ditë pasi Ministria e Jashtme kineze njoftoi për vendosjen e sanksioneve ndaj 13 kompanive amerikane dhe gjashtë udhëheqësve të kompanive, pasi së fundi u njoftua për shitje të armëve për Tajvanin.

Tajvani dhe Kina janë ndarë më 1949 gjatë luftës civile, kur komunistët morën kontrollin e Pekinit dhe nacionalistët ngritën një qeveri rivale në Tajvan, një ishull me 23 milionë banorë, rreth 160 kilometra larg nga bregu lindor i Kinës.

Kina që një kohë të gjatë pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajavanit është pjesë e saj, dhe se një ditë do të merret nën kontroll nga Pekini.

Vizita e Lait në rajonin e Paqësorit përfshiu ndalesa në Havai dhe Guam, territore të Shteteve të Bashkuara. Ai po ashtu vizitoi Ishujt Marshall, Tuvalunë dhe Palauin, tre nga 12 shtetet që kanë raporte diplomatike me Tajvanin. Pjesa tjetër e botës, përfshirë SHBA-në, zyrtarisht kanë raporte diplomatike me Kinën.

Gjatë qëndrimit në Guam, Lai zhvilloi bisedë telefonike me udhëheqësit e Kongresit amerikan, në një demonstrim të mbështetjes amerikane për Tajvanin.

Vizitat e presidentit tajvanez në dy territoret e SHBA-së zemëruan Kinën, e cila kundërshton shitjen e armëve nga SHBA-ja dhe ndihmën ushtarake që Uashingtoni i jep Tajvanit./REL/

Continue Reading

Aktualitet

Reagim i ‘Tifozave Kuq e Zi’: S’na ndal dot askush, do t’i këndojmë Shqipërisë me zemër e pasion!

Published

on

Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndohet nga “Tifozat Kuq e Zi”, pasi atyre u është ndaluar kjo gjë.

Vetë “Tifozët Kuq e Zi”, kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar se askush nuk mundet dot të imponojë asgjë dhe se do të vazhdojnë t’i këndojnë Shqipërisë me zemër e pasion. “Tifozat Kuq e Zi” kanë theksuar se askush nuk mund të imponojë asgjë mbi ta dhe se do të vazhdojnë t’i këndojnë Shqipërisë me zemër e pasion.

Në reagimin e plotë, ata sqarojnë se grupi nuk ka një “Grup Kryesie” siç është pretenduar nga disa individë të paautorizuar, të cilët janë shfaqur në media. Ata gjithashtu kanë njoftuar se çdo kërkesë për pjesëmarrje në media duhet të dërgohet në adresën zyrtare të emailit [email protected] dhe se çdo deklaratë tjetër do të konsiderohet si qëndrim personal, jo si përfaqësim i grupit.

Grupi theksoi gjithashtu se për 21 vjet askush nuk ka mundur t’i ndalojë dhe se do të vazhdojnë të këndojnë këngët e tyre atdhetare, duke shprehur krenari dhe dashuri për Shqipërinë.

“Tifozat Kuq e Zi” mbyllën reagimin me një thënie: “O sa mirë me qenë Shqiptar!”/UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara