Lajmet
2022, një vit jetese në rrezik
Viti filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, luftë kjo e cila po vazhdon.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNga pushtimi rus i Ukrainës deri te përmbysja e ligjeve të abortit në Shtetet e Bashkuara, këtu është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore për të shënuar vitin 2022.
Lufta në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin fillon pushtimin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, kur dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt për të “çmilitarizuar dhe denazifikuar” vendin, duke bërë që miliona ukrainas të ikin jashtë vendit.
Perëndimi vendosi sanksione të paprecedentë ndaj Moskës dhe dërgoi miliarda dollarë ndihmë në Ukrainë, gjë që zmbrapsi përpjekjen e Putinit për të kapur kryeqytetin, Kiev, dhe për të rrëzuar qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky.
Në jug, megjithatë, forcat ruse kanë kapur pjesën më të madhe të vijës bregdetare të Detit të Zi të Ukrainës, duke përfshirë portin e Mariupolit, i cili është shkatërruar.
Në prill, forcat ruse u akuzuan për masakrimin e shumë civilëve në periferi të Kievit, Bucha.
Në shtator, forcat ukrainase rifituan terren në verilindje dhe jug. Putini aneksoi me nxitim katër rajone të kontrolluara nga Rusia, një veprim i dënuar si i paligjshëm nga Kombet e Bashkuara.
Në nëntor, forcat ukrainase arrijnë fitoren e tyre më të madhe ende kur forcat ruse tërhiqen nga porti jugor i Khersonit, duke i dhënë fund një pushtimi tetë-mujor.
Ndalimi i abortit në SHBA
Gjykata e Lartë e SHBA-së shkaktoi reagime globale në qershor, kur përmbysi vendimin e saj historik të vitit 1973 “Roe v Wade” që garanton aksesin ndaj aborteve në mbarë vendin.
Pas vendimit, ndalimet e abortit u vendosën nga republikanët në 16 shtete amerikane, ku jetojnë 26.5 milionë gra.
Çështja ndikon në afatin e mesëm të nëntorit.
Ka fitime më të vogla se sa pritej për besnikët e Donald Trump në kampin republikan, pasi votuesit amerikanë në disa shtete mbështesin kandidatët që mbrojnë aksesin ndaj abortit.
Poashtu, Donald Trump ka njoftuar se do të kandidojë përsëri për president në 2024.
Presidenti kinez forcon kontrollin e tij
Presidenti Xi Jinping ka forcuar kontrollin e tij në krye të Kinës pasi fitoi një mandat të tretë historik në nëntor si udhëheqës i ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Por kinezët humbën durimin me bllokimet, testimin masiv dhe frenimin e lëvizjeve të shkaktuara nga strategjia e tij zero-Covid.
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protesta disaditore kundër kufizimeve në Pekin, Guangzhou, Shangai, Urumqi, Wuhan dhe qytete të tjera. Madje disa kanë guxuar të bëjnë thirrje për dorëheqjen e Xi.
Fuqia gjithnjë e më e pakontrolluar e Xi shkakton alarm në Tajvan, pasi Kina ka organizuar stërvitje masive ushtarake rreth ishullit.
Verat më të nxehta në shekuj, përmbytjet në Pakistan
Evropa po kalon verën më të nxehtë në historinë e saj të regjistruar, me merkurin që arrin 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit) për herë të parë në Britani.
Pjesë të Arktikut dhe Antarktikut, Kinës dhe SHBA-së poashtu kanë përjetuar temperatura rekord.
Ngjarjet ekstreme të motit të lidhura me ndryshimet klimatike vazhdojnë të bëjnë kërdi në vendet në zhvillim.
Përmbytjet në Pakistan prekin pjesë të mëdha të vendit, Nigeria vuan nga përmbytjet më të këqija në një dekadë dhe pjesë të Somalisë së goditur nga thatësira përballen me kërcënimin e urisë.
Në samitin (COP27, vendet në zhvillim më në fund arritën të bëjnë “ndotësit e pasur” të pranojnë të paguajnë në një fond “humbjet dhe dëmet” për të kompensuar ato për dëmet klimatike.
Inflacioni
Pushtimi i Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë krijojnë një krizë energjetike të përmasave të papara në gjysmë shekulli, me kostot në rritje për gazin dhe energjinë elektrike.
Britania ka parë dyfishimin e faturave të energjisë brenda një viti. Rritja e çmimeve të energjisë është gjithashtu një faktor në krizën e kostos së jetesës në Sri Lanka, e cila në gusht detyron presidentin Gotabaya Rajapaksa të ikë jashtë vendit.
Inflacioni rritet globalisht, duke i shtyrë bankat qendrore të rrisin në mënyrë agresive normat e interesit, duke rritur frikën për një tjetër krizë të madhe borxhi.
Krahu i djathtë arrin fitime të paprecedentë në Evropë
Votuesit në Itali zgjedhin lideren e tyre të djathtë -post-fashiste- që nga Lufta e Dytë Botërore, Giorgia Meloni.
Demokratët suedezë kundër imigracionit janë fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të përgjithshme që sjellin në pushtet konservatorët në vend.
Në Francë, një rritje si nga e djathta ekstreme ashtu edhe nga e majta e fortë pakëson shumicën parlamentare të presidentit të qendrës së djathtë, Emmanuel Macron.
Por në Amerikën Latine, e djathta është në rënie.
Veterani i krahut të majtë, Luiz Inacio Lula da Silv,a bën një rikthim mahnitës në Brazil, duke rrëzuar Jair Bolsonaron. Udhëheqësit e krahut të majtë vijnë gjithashtu në pushtet në Kolumbi dhe Honduras.
Makth në Downing Street
Britania ndërron kryeministrin e saj të pestë në gjashtë vjet.
Rishi Sunak mori detyrën në tetor pas dorëheqjes së paraardhëses së tij, Liz Truss, që qëndroi në pushtet vetëm 44 ditë – mandati më i shkurtër ndonjëherë për një udhëheqës britanik.
Rënia e rrufeshme e Truss, e shkaktuar nga një mini-buxhet katastrofik, mbyll një 2022 të trazuar në Britani. Viti shënohet nga vdekja e monarkes së saj më jetëgjatë, Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare dhe dorëheqja e detyruar e kryeministrit të Brexit, Boris Johnson pas një sërë skandalesh.
Trazirat në Iran
Në Iran, vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini pas arrestimit të saj për shkelje të dyshuara të kodit të veshjes islame të vendit ka ndezur protestat më të mëdha ndër vite.
Në rrugë dhe në mediat sociale gratë dhe vajzat kanë hequr shamitë e tyre në një sfidë të paprecedentë ndaj udhëheqjes klerikale të vendit.
Irani është munduar të shtypë protestat duke dënuar disa prej protestuesve me vdekje.
Sipas autoriteteve, mbi 300 njerëz janë vrarë në trazira, me grupet e të drejtave që thonë se numri është edhe më i lartë, shkruan RFI, transmeton UBT News.
Paqja në Etiopi
Pas dy vitesh konflikti që lanë të vrarë një numër të madh civilësh dhe kanë çuar në kushte të mjerueshme urie në Tigray, qeveria e Etiopisë dhe rebelët Tigrayan kanë rënë dakord për një marrëveshje paqeje, e cila u cilësua si historike.
Marrëveshja lejon që ndihma kritike humanitare të rifillojë në rajonin verior.
“Kupa e Botës në shkretëtirë“
Kontradiktat kanë dëmtuar paraprakisht Kupën e parë Botërore të futbollit në Lindjen e Mesme.
Disa tifozë kanë bojkotuar turneun në Katar për shkak të shqetësimeve për të drejtat e njeriut dhe numrin e lartë të vdekjeve midis punëtorëve migrantë të përfshirë në ndërtimin e tetë stadiumeve.
Vendimi i vendit për të ndaluar alkoolin nga stadiumet gjithashtu ka lënë një shije të hidhur tek disa tifozë, por ndërsa turneu po vazhdon lojën, e gjithë vëmendja është zhvendosur në fushë./UBTNews/
Vendi
Studentët e Inxhinierisë së Energjisë në UBT thellojnë njohuritë praktike përmes vizitës studimore në KOSTT
Published
8 hours agoon
April 9, 2026By
ubtnews
Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për të ndërlidhur teorinë me praktikën dhe për të përgatitur profesionistë të gatshëm për tregun e punës, studentët e vitit të dytë të programit Inxhinieri e Energjisë në UBT realizuan një vizitë studimore në ambientet e KOSTT, operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Kjo vizitë, e organizuar nën udhëheqjen e profesorëve Vehebi Sofiu, Sami Gashi dhe Nexhmi Krasniqi, kishte për qëllim që studentët të njihen nga afër me funksionimin real të sistemit elektroenergjetik, mekanizmat e tregut të energjisë dhe sfidat bashkëkohore të këtij sektori strategjik.
Gjatë qëndrimit në KOSTT, studentët u pritën nga Dispeçeri Nacional, Muhamet Purellku, si dhe nga Zyrtarja për Zhvillim dhe Trajnime të Stafit, Aida Mirdita, të cilët ofruan një prezantim të detajuar dhe profesional mbi organizimin dhe funksionimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në vend.
Në fokus të prezantimit ishin proceset e monitorimit dhe menaxhimit të rrjetit elektroenergjetik, koordinimi ndërmjet sektorëve teknikë dhe operativë, si dhe struktura dhe zhvillimi i tregut energjetik në Kosovë. Studentët patën mundësinë të kuptojnë nga afër rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve kyçe në këtë sektor, duke përfituar një pasqyrë reale mbi sfidat dhe zhvillimet e industrisë së energjisë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rëndësisë së zhvillimit të qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik, investimeve strategjike në rrjetin e transmetimit dhe planeve afatgjata që lidhen me sigurinë energjetike dhe integrimin në tregjet rajonale dhe evropiane.
Kjo vizitë dëshmon qartë qasjen moderne të UBT-së në arsim, ku përveç përgatitjes teorike, studentëve u ofrohen mundësi konkrete për përvojë praktike dhe kontakt të drejtpërdrejtë me industrinë. Programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT synon të formojë kuadro të specializuara, të afta për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të sektorit energjetik, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar.
Përmes bashkëpunimeve të tilla me institucione relevante si KOSTT, studentët e UBT-së fitojnë një avantazh të rëndësishëm profesional, duke lidhur njohuritë akademike me realitetin e punës dhe duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes në një nga sektorët më vitalë të zhvillimit ekonomik.
Në përmbyllje të vizitës, studentët dhe profesorët shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe për ndarjen e përvojave profesionale nga stafi i KOSTT, duke e vlerësuar këtë vizitë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Lajmet
Dita e Kushtetutës, UBT vlerëson rolin e saj në ndërtimin e shtetit ligjor
Published
14 hours agoon
April 9, 2026By
ubtnews
Në Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, UBT vlerëson rëndësinë e këtij dokumenti si themeli kryesor i funksionimit të shtetit dhe garant i rendit juridik në vend.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka theksuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përfaqëson një nga aktet më moderne juridike në botë, duke reflektuar standarde të avancuara demokratike dhe duke siguruar zbatimin e ligjeve në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.
Kushtetuta është baza mbi të cilën ndërtohet shteti ligjor, duke përcaktuar qartë të drejtat dhe obligimet e qytetarëve, si dhe funksionimin e institucioneve publike. Ajo garanton mbrojtjen e lirive themelore dhe krijon një sistem ku sundon ligji dhe drejtësia.
UBT thekson se respektimi dhe zbatimi i Kushtetutës mbetet një nga shtyllat kryesore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe me perspektivë të qëndrueshme zhvillimi.
Kujtesë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 9 prill, në vitet nëntëdhjetë
Published
16 hours agoon
April 9, 2026By
UBTNews
9 prill 1993
Lajm i plotë:
Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova
Kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova tha në konferencën për gazetarë se në Kosovë po merr hov një valë e re e represionit. Me dënimin e përfaqësuesve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare që vijnë në Kosovë dhe me njohjen ndërkombëtare të Maqedonisë, Kosovës i kërcënohet një izolim dhe bllokadë e plotë. Kryetari Rugova kërkoi që çështja e shqiptarëve në Maqedoni të shqyrtohet në OKB në kuadër të bisedimeve për Maqedoninë. Shqyrtimi i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është një formë parandaluese e shpërthimit të konfliktit, theksoi dr. Rugova.
Gjatë javës që shkoi u shënua edhe një viktimë e torturës së policisë serbe, Ali Ramë Zeqaj nga Bokshiqi i Klinës vdiq nga torturat e policisë serbe, me pretekst të kërkimit të armëve, tha në fillim të konferencës për gazetarë kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Aksioni ndëshkues i policisë serbe, me pretekst të kërkimit të armëve, po zgjat ende. Gjatë javës që shkoi pati lëvizje të shumta të ushtrisë dhe të policisë serbe në Kosovë. Represioni i policisë serbe u koncentrua sidomos ndaj deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ndaj udhëheqësve të Degëve të LDK-së dhe ndaj aktivistëve të Këshillit për Vetëfinansim të Kosovës që bën financimin e arsimit në Kosovë dhe që është një organ që funksionon mirë në Kosovë, theksoi dr. Rugova. Në vazhdim ai dënoi plaçkitjet e firmave të shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë, ndërsa dërgimin e të rinjve shqiptarë me dhunë në ushtri dr. Rugova e vlerësoi si një dukuri të rrezikshme. Dr. Rugova tha se mbajtja rektorit të Universitetit të Prishtinës prof. dr. Ejup Statovcit dhe arrestimi i profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Adnan Shabani po bëhen me qëllim që të provokohen studentët dhe Universiteti i Prishtinës që po funksionon në kushte tepër të vështira.
Kryetari Rugova tha se ka reaguar zyrtarisht ndaj burgosjes së anëtarëve të organizatës humanitare “Ekuilibre”, e cila dëshiron të jetë e pranishme dhe të ndihmojë në Kosovë. Është bërë e qartë se regjimit serb i pengon prania e delegacioneve të ndryshme, prania e gazetarëve dhe e përfaqësuesve të organizatave humanitare, e madje, e, edhe e njerëzve. Në këtë mënyrë Serbia synon izolim të plotë, material, shpirtëror dhe politik të Kosovës. Ne, si edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Frëncës e dënojmë këtë burgosje të dy humanistëve të kësaj organizate të rëndësishme humanitare, theksoi dr. Rugova.
Kryetari i Republikës së Kosovës tha se pranimi i Maqedonisë në OKB, me emrin ish-republika jugosllave e Maqedonisë, nuk i ndryshon pozicionet e partive politike shqiptare në Kosovë, Maqedoni dhe në territoret etnike shqiptare lidhur me pozitën e shqiptarëve, si element shtetformues i Maqedonisë, në bazë të vullnetit politik të shprehur në referendum. Ne vlerësojmë, tha më tutje dr. Rugova, se pa një marrëveshje me shqiptarët, për Maqedoninë nuk ka ardhmëri të mirë. Kryetari Rugova kërkoi që çështja e shqiptarëve në Maqedoni, të vihet në rend të ditës në Këshilin e Sigurimit të OKB-së, në kuadër të bisedimeve lidhur me Maqedoninë.
Kryetari i Republikës së Kosovës tha se njohja e Maqedonisë do të ketë pasoja edhe për Kosovën. Kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit që të ndihmojë qarkullimin e njerëzve nga Kosova nëpër Maqedoni. Kufiri me Maqedoninë nuk bën të shndërrohet në kufi primitiv, pasi, ashtu, do të bëhej i pamundur qarkullimi i njerëzve nga Kosova, me çka do të bëhej një bllokadë e plotë e Kosovës në këtë situatë, theksoi dr. Rugova.
Kryetari i Kosovës përsëriti edhe njëherë kërkesën që çështja e Kosovës të vihet urgjent në rend të ditës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqyrtimin e çështjes së Kosovës në OKB, tha dr. Rugova, e konsiderojmë si një formë parandaluese të shpërthimit të konfliktit.
Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve që lidhej me gjoja ofrimin e dialogut nga ana e kryetarit të Kuvendit të Serbisë gjatë një vizite në Kosovë, dr. Rugova përsëriti qëndrimin se bisedimet me palën serbe duhet të zhvillohen me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht në kuadër të Konferencës së Gjenevës. Përvoja e deritashme e bisedimeve me palën serbe për probleme të caktuara në Kosovë, është e keqe. Qe një kohë të gjatë po bëhen bisedime për arsimin në Kosovë në kuadër të Konferencës së Gjenevës, por, pa asnjë rezultat, tha kryetari i Kosovës. Duke u përgjigjur në një pyetje tjetër që lidhej me letrën e Lordit Ouen dërguar dr. Rugovës. ai tha se është shpresdhënës premtimi i bashkëkryetarit të Konferencës së Gjenevës se do të veprohet me qëllim të eliminimit të represionit në Kosovë dhe se ky problem do të shqyrtohet në kuadër të Konferencës së Gjenevës. Ne kësaj i dhëmë rëndësi, pasi jemi në një situatë kur ka marrë hov një valë e re e represionit të Serbisë në Kosovë. Ndërsa, lidhur me situatën në Bosnë, dr. Rugova tha se pala serbe dëshiron përfitim në kohë, implikimin e Rusisë si edhe krijimin e kushteve për transkancione të ndryshme lidhur me hartat,prandaj po shtyn momentin e nënshkrimit të Planit të Vensit dhe Ouenit.
Lajme të tjera:
Konferencë për shtyp e përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës
Radio-Kroacia: Agresioni serb filloi në Kosovë
Dagllas Hërd: Serbia e Madhe – kurrë
Klaus Kinkel: Nënshkrimi i planit përmes kërcënimeve kundër Serbisë
Ushtarët gjermanë kanë të drejtë të angazhohen ushtarakisht në Bosnjë
U arrestua dr. Adnan Shabani
U rrahën dhe u keqtrajtuan disa banorë të Stari Tërgut
Në ankand publik oborri i Shkollës Fillore
Maqedonia u pranua në OKB
Rreth 150 mijë shqiptarë në Greqi
9 prill 1994
Lajmet kryesore:
Koment i “Bujkut”: Pavarësia e Kosovës nuk e rrezikon Serbinë
Anketa e “Zërit” për dialogun eventual shqiptaro-serb: Vetëvendosja për Kosovën – kusht për bisedime
Represioni në Kosovë
Në Skënderaj persona të panjohur thyen lokalet e SHH “Nëna Terezë”
Kërkohet Sadie Zymer Rexha
9 prill 1997
Lajmet kryesore:
Vlerësime rreth tryezës së Nju Jorkut
- Bërns: S’ka marrëdhënie me Serbinë pa u ndryshuar politika ndaj Kosovës
Reagimet e shtypit serb për tryezën e Nju-Jorkut
Elizabet Ren: Gjendja në Kosovë është dramatike
Në Saradran të Istogut nxënësi vrau nxënësin
Në Beograd arritën kufomat e mercenarëve të vrarë serbë në luftën e Zairesë
Serbia pa ligj të vetadministrimit lokal për shkak të Kosovës
Bastisje me pretekst të armës
Një delegacion i serbëve të Kosovës në Londër
Fitues i “Kurorës së Artë” në Strugë është poeti libanez Ali Ahmed Seid-Adonis
Lajm i plotë:
Azilkërkuesin shqiptar e vrau një algjerian
Prishtinë, 9 prill (QIK)
Pardje, Qendra për Informim e Kosovës, duke iu referuar agjencisë AFP, njoftoi për mbytjen me thikë të dielen në mbrëmje të një azilkërkuesi shqiptar në lokalitetin Recklinghausen në Gjermani.
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Lipjan njofton sot se i mbyturi është nga fshati Dobrajë e Madhe e kësaj komune dhe quhet Esat Bahtiri (23).
Lajmin në familje e përcolli axha i Esatit, Ragipi, i cili gjithashtu ndodhet në Gjermani. Ai theksoi se i ndjeri është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse nga një grup algjerianësh, gjithashtu azilkërkues në Gjermani. Rrethanat që sollën deri te ky akt tragjik nuk janë bërë të njohura.
Esat Bahtiri ka shkuar në Gjermani para dy vitesh dhe gjatë kësaj kohe ka ndihmuar vazhdimisht familjen e tij, e cila vdekjen e Esatit e priti më dhembje të madhe. Vdekja e për familjen e tij është edhe më e rëndë, pasi para një viti kjo familje humbi edhe një djalë tjetër trembëdhjetëvjeçar, i cili vdiq tragjikisht.
Esati është azilkërkuesi i tretë nga Dobraja e Madhe që u kthye në arkivol brenda një periudhe njëvjeçare. Vetëm tri ditë më parë në këtë fshat u varros Ramë Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht në Zvicër.
Foto: Nikollas Bërns, diplomat amerikan
18 vjet më parë, Kosova u bë me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke i dhënë fund qeverisjes së Kosovës në bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244.
17 shkurti i vitit 2008 shënoi Kosovën në hartat politike të shteteve të pavarura ndërsa dy muaj më pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila më 15 qershor të po atij viti hyri në fuqi.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.
9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet për këtë ditë do të pushojnë më 9 prill, e enjte.
Bahri Gashi për Kosharen: Beteja që theu mitin serb
Studentët e Inxhinierisë së Energjisë në UBT thellojnë njohuritë praktike përmes vizitës studimore në KOSTT
Dita e Kushtetutës, UBT vlerëson rolin e saj në ndërtimin e shtetit ligjor
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 9 prill, në vitet nëntëdhjetë
Dita e Kushtetutës së Kosovës
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
