Kulturë

1991/Metallica, Nirvana, Guns N’Roses dhe viti që ndryshoi rock-un

Brenda vetëm shtatë javëve, nga mesi i gushtit deri në fillim të tetorit, një seri albumesh dolën në treg.

Published

on

Nëse rroku i viteve ’90 kishte një vit-flamur, ai ishte 1991. Viti kishte nisur me Operation Desert Storm në Irak dhe Luftën e Parë të Gjirit, por një “bombardim” jo më pak i rëndësishëm ndodhi disa muaj më vonë. Brenda vetëm shtatë javëve, nga mesi i gushtit deri në fillim të tetorit, një seri albumesh dolën në treg, të cilët do të bëheshin jo vetëm më të shiturit e atij viti, por edhe do i jepnin formë dekadës së ardhshme.

Ata ishin “Black Album” i Metallica, “Nevermind” i Nirvana, “Use Your Illusion I” i Guns’n’Roses, “Ten” i Pearl Jam dhe “Blood Sugar Sex Magic”, i Red Hot Chilli Peppers. Të gjithë bashkë, sollën një epokë të re në historinë e rock-ut, të ngjashme me epokën e artë të viteve shtatëdhjetë.

Në fakt, gjërat kishin nevojë për një shkundje të fortë. Hard Rock-u i modës së vjetër po kapej fort pas “karrikes” së vet. Grupet e preferuar të të ashtuquajturve baby boomers, si Van Halen, Bryan Adams, Ozzy Osbourne dhe Scorpions ishin në të gjithë klasifikimet. “Extreme”, një grup funk rock-u nga Bostoni bëri bujë me baladën akustike “More than words”, ndërkohë që grupi nga New Jersey, Skid Row u ngjitën në vendin e parë me albumin e tyre të dytë, “Slave to the Grind”.

Kënga më e dëgjuar e vitit ishte “Bohemian Rhapsody” e Queen. Ishte realizuar në 1976, por ishte rikthyer në skenë pas vdekjes së Freddie Mercury. Dukej sikur, sa më shumë që gjërat ndryshonin, aq më shumë ato mbeteshin njësoj. Por, shumë shpejt një përmbysje do të ndodhte në shumë fronte.

Metallica dhe sidomos Guns’n’Roses ishin tashmë grupe që kishin sjellë hit-e të mëdha, dhe prapa tyre kishin kompani diskografike me peshë. Askush nuk u befasua prej suksesit të tyre. Po kështu, The Red Hot Chilli Peppers, kishin ndërtuar një bazë fansash që në mesin e dekadës paraardhëse, pasi kishin lënë pas varësinë nga droga dhe vdekjen e ish kitaristit, Hillel Slovak.

Por, ajo që po ziente në të vërtetë ishte skena e muzikës Grunge. Pearl Jam, Soundgarden dhe grupi nga Chicago, The Smashing Pumpkins, ishin në pararojë të kësaj lëvizjeje të re. E megjithatë, ishte albumi i dytë i një grupi me tre 20 e ca vjeçarë sarkastikë, që e futi në të vërtetë në hartë muzikën grunge dhe qytetin e Seattle.

Pak njerëz do kishin vënë bast që Nirvana do të bëheshin një prej grupeve më të mira të dekadës, edhe pasi ata kaluan tek kompania diskografike DGC Records. Por kënga e tyre e parë, një hit i mbushur me sarkazmë i quajtur “Smells like teen spirit”, u ngjit menjëherë në majat e hiteve të MTV dhe radiove. Albumi ku ajo bënte pjesë, Nevermind u ngjit dhe ai në majë të renditjeve të të gjithë botës, pas daljes në 24 shtator 1991.

Eshtë e kollajtë të harrosh sot, se shumë gjëra kishin ndodhur në të dy skajet e muzikës. Muzika alternative po futej në radarë me inaugurimin e festivalit të Lollapalooza në korrik, i cili shumë shpejt u bë një histori suksesi befasuese. Kjo edhe falë një serie grupesh si Jane’s Addiction, Siouxsie and the Banshees, Living Colour, Ice-T et.

Gjëra interesante po ndodhnin edhe në skajet e muzikës metal, nga heronjtë brazilianë Sepultura me albumin e tyre Arise deri tek disa të pakënaqur norvegjezë që digjnin kisiha dhe që hodhën themelet e skenës së black metal.

Por të gjitha këto nuk ishin asgjë, në krahasim me shkundjen e madhe që ndodhi në ato shtatë javë të lavdishme në fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës. Në fund të vitit, Metallica ua kishin kaluar në shitje albumesh, por Nirvana ishin bërë flamuri përreth të cilit një brez i ri muzikantësh dhe fansash po mblidheshin me shpejtësi. Ndryshimi kishte ardhur, dhe fiks në momentin e duhur./Bota.al

Kulturë

Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën

Published

on

Në Lipjan është promovuar libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” i autorit Sefer Tasholli, një vepër publicistike që trajton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke sjellë në vëmendje zhvillimet politike dhe shoqërore të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Libri përbën botimin e pestë të autorit dhe fokusohet në periudhën nga viti 1941 deri më 1991, duke pasqyruar organizimet, demonstratat dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri, me theks të veçantë në Komunën e Lipjanit si pjesë e këtyre proceseve.

Gjatë promovimit, u theksua rëndësia e dokumentimit të historisë dhe ruajtjes së kujtesës kolektive përmes botimeve të tilla, të cilat shërbejnë si referencë për brezat e ardhshëm dhe kontribuojnë në ndriçimin e ngjarjeve kyçe të së kaluarës.

Autori Sefer Tasholli u shpreh se libri është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave historike, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe institucionet që kanë mbështetur realizimin e këtij botimi.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili vlerësoi rëndësinë e veprave që trajtojnë historinë e vendit, duke theksuar se mbështetja institucionale për projekte të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” konsiderohet një kontribut i çmuar në dokumentimin e historisë së Kosovës, duke sjellë një pasqyrë të gjerë të përpjekjeve për liri dhe identitet kombëtar.

Continue Reading

Kulturë

Petrit Halilaj prezantohet në Berlin me “Një Operë Jashtë Kohës”

Published

on

Gjatë qëndrimit në Berlin, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe shefja e kabinetit, Shkurte Aliu, së bashku me drejtorin e Filharmonisë, Dardan Selimaj, si dhe kuratoren Catherine Nichols, vizituan ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” të artistit Petrit Halilaj, e hapur në Hamburger Bahnhof.

Ky projekt i Halilajt përbën një arritje të rëndësishme për artin bashkëkohor nga Kosova. Ekspozita lidhet me operën “Syrigana”, e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, dhe trajton tema si kujtesa, dashuria dhe identiteti.

Prezantimi i kësaj ekspozite në Hamburger Bahnhof dëshmon për prezencën e fuqishme të artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare, si dhe për fuqinë e artit për të komunikuar përtej kufijve.

Continue Reading

Kulturë

2 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë është një festë që organizohet çdo vit më 2 prill e cila ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me lexuesit e moshave të vogla.

Për herë të parë u zhvillua në vitin 1967. Festohet ne këtë datë pasi 2 prilli është ditëlindja e shkrimtarit të shquar danez për fëmijë Hans Kristian Andersen.

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit për Fëmijë, veprat e shkrimtarit danez Hans Christian Andersen vazhdojnë të mbeten ndër më të lexuarat dhe më të dashurat për fëmijët në mbarë botën.

Mes titujve më të njohur të tij veçohen “Sirena e Vogël”, një histori prekëse për sakrificën dhe dashurinë, si dhe “Rosaku i Shëmtuar”, që përcjell një mesazh të fortë për pranimin dhe vetëvlerësimin.

Po ashtu, “Rrobat e Reja të Perandorit” mbetet një nga përrallat më të njohura me elemente satirike, ndërsa “Vajza me Shkrepëse” trajton me ndjeshmëri temat e varfërisë dhe shpresës.

Ndër veprat e tjera të rëndësishme për fëmijë përfshihen “Princesha mbi Bizele”, një tregim i shkurtër dhe plot humor, si dhe “Mbretëresha e Dëborës”, një aventurë që thekson vlerat e miqësisë dhe guximit.

Këto përralla vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e letërsisë për fëmijë, duke edukuar dhe frymëzuar breza të tërë lexuesish.

Continue Reading

Kulturë

“La Vénus Électrique” hap Festivalin e Kanës 2026

Published

on

Filmi “La Vénus Électrique” i regjisorit Pierre Salvadori do të hapë edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës më 12 maj 2026. Komedia romantike, e vendosur në Parisin e vitit 1928, ndërthur dashurinë, mashtrimin dhe elemente të spiritizmit.

Ngjarja ndjek një piktor që, pas humbjes së bashkëshortes, përfshihet në një rrjet mashtrimesh që çuditërisht i rikthejnë frymëzimin. Filmi do të ketë premierën në Grand Théâtre Lumière, pas ceremonisë hapëse të drejtuar nga Eye Haidara.

Në kast marrin pjesë emra të njohur të kinemasë franceze, ndërsa filmi do të shfaqet njëkohësisht edhe në kinematë franceze. Salvadori e ka cilësuar hapjen e festivalit me këtë film si një nder dhe një homazh për magjinë e kinemasë

Continue Reading

Të kërkuara