Lajmet

19 mësimdhënës dhe 50 nxënës me COVID-19 në Prishtinë

Published

on

Që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, në shkollat e komunës së Prishtinës me COVID-19 janë infektuar 19 mësimdhënës, 50 nxënës dhe një punëtor teknik. Vetëm në dy shkolla të kryeqytetit është duke u zhvilluar mësimi online si pasojë që kanë rezultuar mësimdhënës e nxënës pozitiv me COVID-19.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Shpresa Shala në një intervistë për KosovaPress thotë se ka rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda shkollave të Prishtinës.

Shala thotë se procesi mësimor në këtë gjysmëvjetor është duke shkuar më mirë sesa ai i kaluari, megjithatë deklaron se ka rënie të cilësisë në arsim si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Kjo periudhë ka filluar pak më mirë pasi që e kemi pasur përvojën e periudhës së parë dhe e kemi bërë një analizë se çka ka shkuar mirë dhe çka jo, në fakt të gjitha shkollat e kanë bërë të njëjtën bashkë me DKA-në dhe tashmë mësimi është duke shkuar më mirë. Për momentin nuk kemi probleme të theksuara, kemi numër të të infektuarve por jo sikur në periudhën e parë, do të thotë ka rënie të numrit të të infektuarve. Për momentin i kemi 19 mësimdhënës, një staf teknik dhe 50 nxënës të infektuar nëpër shkolla të ndryshme, të cilat në rast se një nxënës është pozitiv në një klasë atëherë klasa shkon në mësim online, por si shkolla komplet e kemi vetëm shkollën ‘Nazim Gafurri’ klasa 1 deri në 5 janë online dhe shkolla në Hajvali klasa 6 deri në 9”, thotë ajo.

Shala thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve me COID-19, sipas informacioneve që i kanë, është e mirë dhe se nuk kanë komplikime.

E para e Arsimit në Prishtinë, thotë se janë të vetëdijshëm që ka rënie të cilësisë për arsye të ndryshme gjatë vitit të fundit, megjithatë thotë se janë duke punuar në vazhdimësi që ta përmirësojnë cilësinë në nivel të komunës.

Ajo bëri të ditur se sot dhe nesër do të mbahet një trajnim me drejtorët e shkollave të kryeqytetit, e që për qëllim ka vlerësimin e përformancës së shkollës. Pas këtij trajnimi, Shala tha se shkollat nga e hëna do të fillojnë vlerësimin e përformancës dhe nxjerrjen e dobësive brenda shkollave.

“Nuk kemi bërë ndonjë vlerësim për të ditur se a ka ngecje apo ka suksese në këtë periudhë, mirëpo jemi të vetëdijshëm që nuk ka suksese dhe ka rënie të cilësisë për shkak të qoftë minutazhës së shkurtër të orëve mësimore, qoftë mungesave të cilat nxënësit i kanë bërë për shkak të infeksioneve apo mësimdhënësit për shkak të infeksionit me COVID-19. Mirëpo, ne si DKA në vazhdimësi jemi duke punuar që të përmirësojmë cilësinë në nivel të komunës. Tanimë jemi duke mbajtur një trajnim me Asociacionin e Drejtorëve të komunës së Prishtinës, me të gjithë drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë, do të thotë trajnimi është për vlerësimin e përformancës së shkollës, që në fakt pas trajnimit dy ditor i cili është sot dhe nesër, shkollat nga e hëna fillojnë vlerësimin e përformancës që t’i nxjerrin dobësitë dhe mangësitë të cilat i kanë në shkolla dhe duhet t’i caktojnë prioritetet për të punuar dhe për t’i evituar ato mangësi të cilat ekzistojnë nëpër shkolla”, thotë Shala.

Përkundër që Shala vlerëson që mësimi me orar të shkurtuar e me klasë të ndarë në dy grupe nuk është shumë efektiv, thotë se kthimin në normalitet do ta bëjnë vetëm kur të marrin një rekomandim të tillë nga IKSHPK-ja.

“Ne gjithmonë punojmë me rekomandime të IKSHPK-së dhe në momentin që ata na lirojnë masat dhe thuhet që duhet të kthehemi me të gjithë nxënësit në klasë, ne jemi të gatshëm të kthehemi dhe jemi të vetëdijshëm që është shumë më mirë të kthehen të gjithë nxënësit. Por, përderisa kemi rekomandime nga ta dhe nga MASH që nuk mund të kthehen të gjithë nxënësit, ne i respektojmë të gjitha ato masa”, deklaroi ajo.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë thotë se vazhdon të jetë problematike mbajtja e mësimit online për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike, megjithatë thotë se mësimdhënësit dhe nxënësit tashmë janë aftësuar që t’i përdorin platformat online.

Sa i përket furnizimit të shkollave me dezinfektues e me maska, Shala thotë se qëndrojnë mirë dhe të gjithë përgatitjet i kanë bërë gjatë pushimit dimëror.

“Gjatë pushimit dimëror të gjitha shkollat janë furnizuar me dezinfektues dhe rezerva të dezinfektuesve, gjithashtu kemi pasur edhe donacione të shumta nga donatorët, në këtë rast UNICEF-i ka mbështetur të gjitha shkollat e komunës së Prishtinës edhe me dezinfektues edhe me materiale higjienike. Kështu që po ia dalim edhe vet, mirëpo me bashkëpunim dhe me ndihmën e donatorëve këto vështirësi po janë të tejkalueshme. Do të thotë sa i përket aspektit teknik të sigurimit të mjeteve dezinfektuese, gjithashtu edhe niveli i pastërtisë nëpër shkolla është rritur. Mbetet vetëm vetëdijësimi i popullatës në përgjithësi sepse popullata reflekton tek nxënësit brenda shkollës”, thotë Shala.

Gjysmëvjetori i dytë këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19 ka filluar më 18 janar.

Vendi

Arrestohen pesë persona pas një përleshjeje fizike në Ferizaj, një i lënduar dërgohet në QKUK

Published

on

By

Pesë persona janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve.

Si pasojë e incidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre, 33-vjeçari me inicialet SH.A., për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku do të intervistohet nga policia posa t’i stabilizohet gjendja shëndetësore.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë intervistimit njëri nga të dyshuarit ka pranuar se ka përdorur një kaçavidë gjatë përleshjes, me të cilën dyshohet se e ka goditur viktimën. Policia ka sekuestruar kaçavidën në cilësinë e provës materiale, si dhe ka siguruar një incizim të ngjarjes që do t’i dorëzohet prokurorisë.

Të arrestuarit për këtë rast janë: D.A. (21 vjeç), E.A. (22 vjeç), A.N. (39 vjeç), O.A. (18 vjeç), A.A. (22 vjeç)

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë incident. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përfshihet nga zjarri një deponi me goma të vjetra në Sllatinë

Published

on

By

Një deponi për grumbullimin e gomave të vjetra në Sllatinë është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur që është përhapur në zonën përreth. Deponia ndodhet në afërsi të rrugës kryesore.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për mediat se ekipet janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale, ndërsa zjarrfikësit po vazhdojnë punën në terren. /Ekonomia online/

Continue Reading

Rajoni

Ministri i Shqipërisë Hoxha i përgjigjet Gjuriqit: Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime

Published

on

By

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, nuk ka munguar as ai i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Kryediploti shqiptar i është përgjigjur deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, duke theksuar se e ardhmja e rajonit qëndron te dialogu, besimi dhe bashkëpunimi pragmatik, e jo te kërcënimet apo akuzat.

Përmes një reagimi lidhur me debatin për lumin Ibër, kryediploti shqiptar bëri të ditur se uji nuk duhet të përdoret si instrument ndëshkimi. Ndonëse Ibri nuk rrjedh përmes Shqipërisë, Hoxha nënvizoi se çfarëdo kërcënimi për ndërprerjen e ujit dëmton bashkëjetesën paqësore në të gjithë rajonin.

“Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime, ndërsa kufijtë duhet të përcaktojnë juridiksione, jo të ndajnë përgjegjësinë tonë për paqen”, ka deklaruar Hoxha.

Më tej, ai hodhi poshtë pretendimet për projekte të mëdha territoriale, duke potencuar se i vetmi projekt që e intereson Shqipërinë është një “Bashkim Evropian më i Madh”, që përfshin Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Kryediploti i Shqipërisë shprehu gatishmërinë e plotë për dialog dhe bashkëpunim konkret mes shqiptarëve dhe serbëve, duke bërë thirrje për më shumë fokus drejt së ardhmes evropiane dhe më pak drejt mitologjive të së kaluarës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja: Deklaratat për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit duhet të shmangen

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka thënë se deklaratat për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, si dhe veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të shmangen.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian më 11 gusht.

“Deklaratat, përfshirë ato për ndryshime të mundshme të rrjedhës së lumit, dhe veprimet që nuk e mbështesin këtë synim duhet të shmangen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 9 gusht se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke e lidhur këtë me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.

Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra nga zyrtarët në Kosovë dhe u pasua edhe nga një përplasje publike ndërmjet zyrtarëve të Shqipërisë dhe Serbisë.

Komisioni Evropian rikujtoi gjithashtu se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të avancojnë në rrugën e tyre evropiane.

BE-ja komentoi edhe rrënimet e fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit, me të cilat presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte lidhur deklaratën e tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit.

“Sa i përket situatës në liqenin e Gazivodës/Ujmanit, ne tashmë kemi shprehur shqetësimet tona lidhur me rrënimet e fundit”, thuhet në përgjigje.

Sipas Komisionit Evropian, çdo masë zbatuese me pasoja të pakthyeshme duhet të respektojë procesin e rregullt ligjor.

“Personave të prekur duhet t’u jepet mundësi efektive për të kërkuar mbrojtje ligjore dhe, kur është e zbatueshme, mbrojtje të përkohshme gjyqësore para se masa të zbatohet”, thuhet në përgjigje.

Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas hyn në Kosovë, ku furnizon liqenin artificial të Ujmanit.

Rreth dy të tretat e këtij liqeni ndodhen në territorin e Kosovës.

Uji nga sistemi i Ujmanit dhe Ibër-Lepencit furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, të cilat prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.

Ekspertët që kanë folur më herët për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se devijimi i rrjedhës së Ibrit është teknikisht i mundshëm, por do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe, nëse do t’i shkaktonte dëme Kosovës, do të binte ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Serbia është nënshkruese e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin e rrjedhave ujore ndërkombëtare për qëllime të tjera përveç lundrimit.

Kjo konventë përcakton, mes të tjerash, parimin e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, si dhe detyrimin për të mos u shkaktuar dëme të konsiderueshme shteteve të tjera.

Kosova nuk është palë në këtë konventë, pasi nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. /REL/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara