Magazinë

18-vjeçarja e cila krijon modele flokësh unike

Pasioni i saj për gërsheta ka nisur që në fëmijërinë e hershme.

Published

on

Pavarësisht nëse është një model flokësh i thjeshtë apo më i veçantë, të gjithë ne do të dëshironim një stil që do të na bëjë të ndihemi mirë.

Milena Diekmann është një stiliste 18-vjeçare, e cila krijon modele flokësh unike që madje mund të kalojë punën e stilistëve të famshëm të Hollywood-it.

Pasioni i saj për gërsheta ka nisur që në fëmijërinë e hershme. Kreativiteti i saj me flokë ka bërë që ajo të numërojë më shumë se 50 mijë ndjekës në profilin e saj në Instagram./UBTNews/

Shikoni disa nga modelet që ajo ka krijuar:

Magazinë

Artemis II nis misionin historik drejt Hënës

Published

on

Misioni Artemis II i NASA-s është aktualisht në zhvillim, pasi u nis më 1 prill 2026, duke shënuar misionin e parë me ekuipazh që orbiton Hënën që nga viti 1972.

Misioni Artemis II është tashmë në rrugëtimin e tij: Katër astronautë u nisën nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida të mërkurën në mbrëmje, në një mision 10-ditor për të rrethuar Hënën.

Ekuipazhi përbëhet nga astronautët e NASA-s Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe Jeremy Hansen nga Agjencia Hapësinore Kanadeze.

Pas përfundimit të operacioneve fillestare, ekuipazhi do të pushojë. Ata do të flenë për katër orë, më pas do të zgjohen për një korrigjim të orbitës, dhe do të pushojnë sërish për katër orë, deri rreth orës 13:00 sipas kohës lindore  të enjten.

Ky udhëtim historik dhe i rrezikshëm shënon rikthimin e astronautëve në afërsi të Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 vjetësh. Misioni mund të arrijë më larg nga Toka se çdo njeri më parë, duke thyer rekordin e distancës të programit Apollo.

Continue Reading

Magazinë

“Super Mario Galaxy” sjell një kapitull të ri në hapësirë

Published

on

Hidrauliku më i famshëm në botë rikthehet këtë javë në kinema me një vazhdim të filmit shumë të suksesshëm “Super Mario Bros”.

Kanë kaluar tre vjet që kur maskota me mustaqe e Nintendo-s u shfaq në ekran së bashku me vëllain e tij Luigi, Princeshën Peach dhe armikun e tyre Bowser, duke gjeneruar mbi 1.3 miliardë dollarë (gati 1 miliard paund) në mbarë botën.

Filmi “Super Mario Galaxy”, i frymëzuar nga loja e njohur e Wii me të njëjtin emër, e zhvendos ngjarjen në hapësirë dhe sjell personazhe të dashura si Yoshi dhe Rosalina.

Vlerësimet për këtë film të ri janë të përziera: disa kritikë vlerësojnë imagjinatën dhe ritmin, ndërsa të tjerë mendojnë se nuk arrin nivelin e filmit të parë.

Ngjarja vazhdon aty ku përfundoi filmi i parë, me Bowser të burgosur nga Mario dhe Luigi pasi është zvogëluar në madhësi xhepi.

Kur djali i tij, Bowser Jr., i zëruar nga regjisori dhe aktori Benny Safdie, organizon arratisjen, kjo shkakton një ndjekje ndërgalaktike.

Gjatë rrugës, Mario dhe Luigi miqësohen me dinosaurin Yoshi, i cili i jep zë aktori dhe muzikanti Donald Glover , si dhe me Rosalina-n, një princeshë e interpretuar nga ylli i “Captain Marvel”, Brie Larson.

Anya Taylor-Joy rikthehet në rolin e Princeshës Peach, ndërsa ylli i serialit “Wednesday”, Luis Guzmán, luan Wart – armikun kryesor nga loja “Super Mario Bros 2” e vitit 1988 për NES.

Edhe personazhe të tjera nga “Super Mario Galaxy”, që konsiderohet gjerësisht si një nga lojërat më të mira të realizuara ndonjëherë, shfaqen në materialet promovuese të filmit.

Mes tyre janë edhe Lumas – krijesa të ndritshme në formë ylli që lojtarët i hasin gjatë lojës.

Filim e parë, publiku e pëlqeu shumë, duke e kthyer atë në filmin e dytë më fitimprurës të vitit 2023, menjëherë pas filmit “Barbie”.

Marrë dhe përshtatur nga BBC.

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood

Published

on

Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, po vazhdon të forcojë praninë e saj në industrinë kinematografike me një projekt të ri.

Këngëtarja i është bashkuar kastit të komedisë së ardhshme “Peaked”, një prodhim i studios së njohur A24, e cila shquhet për filma të suksesshëm dhe origjinalë.

Filmi do të drejtohet nga Molly Gordon, e cila njëkohësisht ka bashkëshkruar skenarin me Allie Levitan. Historia ndjek dy ish-shoqe shkolle që përpiqen të rikthejnë periudhën më të bukur të jetës së tyre gjatë ribashkimit të 10-vjetorit, pasi kanë kaluar përvoja të vështira gjatë adoleshencës.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë roli do të ketë Dua Lipa, por ajo do të luajë përkrah një kasti të njohur aktorësh, përfshirë Emma Mackey, Laura Dern dhe Simone Ashley.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e artistes shqiptare në aktrim, pas paraqitjeve të saj në filmat “Argylle” dhe “Barbie”, duke dëshmuar synimin e saj për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme edhe në Hollywood.

Continue Reading

Magazinë

1 prilli – Sot shënohet Dita e Gënjeshtrave

Published

on

Sot pothuajse në të gjithë botën shënohet Dita e Gënjeshtrave.

Dita e Rrenave, që festohet më 1 Prill, është një zakon i vjetër që përfshin shaka dhe gënjeshtra të vogla. Origjina e saj nuk dihet me saktësi, por teoria më e besueshme e lidh këtë ditë me fundin e shekullit të 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi kalendarin gregorian.

Me kalendarin e ri, 1 janari u bë fillimi i vitit, duke zëvendësuar fillimin e vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Franca ishte vendi i parë që e pranoi dhe e zbatoi këtë ndryshim.

Megjithatë, disa njerëz nuk e kuptuan ose nuk pranuan kalendarin e ri dhe vazhduan të kremtonin Vitin e Ri më 1 Prill. Ata që ndoqën kalendarin gregorian filluan t’i tallnin këta individë, duke i konsideruar budallenj. Kështu lindi tradita e Ditës së Gënjeshtrave më 1 Prill.

Continue Reading

Të kërkuara