Lajmet

18 vdekje për shtatë muaj në vendin e punës, Azemi kritikon qasjen e shtetit

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Published

on

18 është numri i vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti e pjesa më e madhe e tyre janë nga sektori i ndërtimtarisë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi ka thënë se viti 2023 është viti me numrin më të madh të vdekjeve të punëtorëve për shtatë muaj në Kosovë e se për këtë çështje, shteti nuk është duke bërë aq sa duhet.

Siç u shpreh ai, rastet e vdekjes në vendin e punës ndodhin kudo në botë, por jo në numër kaq të madh sa në Kosovë. Përveç kësaj, familjarët e viktimave nuk marrin asnjë mbështetje financiare nga shteti e “kur vdes punëtori përfundon gjithçka”. Sipas Azemit, kjo pasiguri në punë është edhe një arsye shtesë pse të rinjtë po ikin nga vendi.

“Realisht është një çështje e keqe që po ndodh tek ne në vazhdimësi dhe ne si institucione nuk jemi duke bërë atë çka duhet me bë, po flas si qeveri, si inspektorat edhe si pronarë të kompanive. Fatkeqësisht ky vit është një vit shumë i keq sepse deri në këtë moment kemi 18 raste të vdekjeve në vendin e punës dhe a ka më rëndë sesa njëri prej tyre që ka vdekur para dy ditësh ishte vëlla i shtatë motrave. Kjo mund të ndodhë gjithkund në botë por në numër kaq të madh sa po ndodhin në Kosovë nuk ndodh kurrkund. Në vendet e tjera në momentin kur ndodhin këto raste shteti ka një stimulim, ka një mbështetje financiare për këto familje. Tek ne, në moment kur vdes punëtori ka përfunduar gjithçka”, tha ai.

Ai tha se si sindikatë kanë bërë kërkesa në vazhdimësi nga pushteti që kjo çështje të trajtohet. Sipas tij, kjo pasiguri në punë është duke ndikuar negativisht në ikjen e të rinjve nga vendi.

“Zyrtarisht kemi kërkuar edhe nga ministri i financave dhe nga kryeministri që të trajtohet kjo temë sepse është temë shumë e rëndë kur punëtorët në moshën me të re humbin jetën. Përpos asaj që kjo po ndikon negativisht që edhe të rinjtë kur nuk kanë një mbështetje dhe siguri dhe shëndet në punë aq sa ja thotë ligji edhe kjo është një pjesë e asaj që njerëzit dëshirojnë që të ikin nga Kosova”, tha ai.

Azemi tha se shtatë mujori i vitit 2023 është rekord për numrin më të madh të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës. 

“Pjesa dërmuese janë punëtorë të ndërtimtarisë. Ky vit është viti me numrin më të madh të vdekjeve.  Vetëm viti 2017 i afrohet përafërsisht ku për shtatë muaj kanë vdekur kaq punëtorë, përndryshe ky vit është jashtëzakonisht shumë i keq. Nuk jemi në nivelin e duhur, kjo vjen si pasojë sepse një pjesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar kanë lëshuar Kosovën dhe këto vende të punës po i mbulojnë punëtorët e pa kualifikuar, punëtorët të cilët nuk e njohin mirë rrezikshmërinë e punës dhe fatkeqësisht jemi këtu ku jemi”, është shprehur ai. 

Lajmet

Irani ngre pikëpyetje për pjesëmarrjen në Botërorin 2026

Published

on

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet e pasigurt për shkak të tensioneve politike me SHBA-në dhe Izraelin.

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, deklaroi se Irani do të marrë pjesë si ekip i kualifikuar dhe se turneu organizohet nga FIFA, jo nga administrata amerikane. Ai theksoi se vendi pritës nuk është politik, por sportiv.

Sipas tij, Irani kërkon garanci se gjatë turneut nuk do të ketë fyerje ndaj simboleve shtetërore, veçanërisht ndaj Gardës Revolucionare Islamike. Ai përmendi edhe një incident në Kanada, ku delegacioni iranian pati probleme me vizat dhe sjelljen e autoriteteve të imigracionit.

Irani është parashikuar të luajë ndeshje në Los Angeles dhe Seattle, ndërsa FIFA ka deklaruar më herët se orari i ndeshjeve mbetet i pandryshuar, pavarësisht kërkesave për zhvendosje të tyre në Meksikë.

Continue Reading

Lajmet

Derbi kryeqytetas hap xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës

Published

on

Xhiroja e 33-të në Superligën e Kosovës ka nisur sot me derbin e kryeqytetit mes Prishtinës së Re dhe Prishtinës, i cili ka filluar sot në orën 15:00.

Skuadra e Prishtinës, fituese aktuale e Kupës së Kosovës, do të marrë pjesë në finalen e Superkupës Kosovë -Diasporë gjatë fundjavës, ndaj kjo ndeshje është zhvendosur për t’u zhvilluar më herët.

Prishtina e Re ndodhet në një situatë të vështirë dhe është pranë rënies nga elita, ndërsa një humbje eventuale sot do ta vuloste edhe matematikisht largimin e saj nga Superliga.

Në anën tjetër, Prishtina kërkon fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e tretë, e cila siguron dalje në garat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Prishtina e Re: Smakiqi, Zekolli, Vitija, Morina, Zeqiri, Doukoure, Smaci, Mekic, Nya-Vedji, Berisha, Fazliu.

Prishtina: Gjokaj, Mokono, Bytyqi, Vitija, Bajraktari, Taipi, Zeqiri, Krasniqi, Muja, Ahmeti, Kryeziu.

Continue Reading

Lajmet

Mbrëmje muzikore polake në Prishtinë

Published

on

Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Polonisë, më 3 maj, dhe në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës solli për publikun e Prishtinës Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës.

Mbrëmja u hap nga drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, i cili për fjalët përshëndetëse ftoi Mateusz Prendotën, drejtor i Filharmonisë së Krakovës, dhe Drilon S. Gashin, ambasador i Republikës së Kosovës në Varshavë. Në fjalimet e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kulturore dhe roli i shkëmbimeve artistike në forcimin e miqësisë mes Kosovës dhe Polonisë.

Në një atmosferë të veçantë, muzikantët Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys interpretuan dy vepra të rëndësishme të repertorit polak për kuartet harkor: “Kuarteti Harkor Nr. 2, Op. 42” nga Władysław Żeleński dhe “Kuarteti Harkor Nr. 3” nga Grażyna Bacewicz.

Mbrëmja konfirmoi edhe një herë rolin e artit dhe kulturës si ura të fuqishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe dëshmoi përkushtimin për thellimin e pranisë kulturore polake në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Vizita kulturore në El Salvador nis me institucione kyçe

Published

on

Në ditën e parë të qëndrimit në El Salvador, Ministria e Kulturës e këtij vendi organizoi një program vizitash në disa nga institucionet më të rëndësishme kulturore për ekipin nga Kosova.

Vizita nisi në Bibliotekën Kombëtare, ku u prezantuan hapësirat moderne, përfshirë laboratorë të avancuar për printim 3D, robotikë dhe teknologji të tjera në shërbim të publikut dhe edukimit.

Më pas, u zhvillua një vizitë në Pallatin Kombëtar, ku u ofrua një pasqyrë mbi historinë dhe trashëgiminë institucionale të vendit.

Programi vijoi në Teatro Nacional de El Salvador, ku Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë më 8, 9 dhe 10 maj në gala mbrëmje të përbashkëta me Baletin Kombëtar të El Salvadorit.

Në përfundim, u shpreh mirënjohje për Ministrinë e Kulturës së El Salvadorit për mikpritjen, organizimin dhe përkushtimin në prezantimin e këtyre vlerave kulturore.

Continue Reading

Të kërkuara