Kulturë

18 nga librat më të mirë të vitit sipas gazetarëve të BBC

Published

on

Disa nga gazetarët e BBC-së, kanë renditur disa nga librat, si ndër më të mirët e vitit të paktën deri më tani. Në vijim mund të lexoni 18 titujt e librave, 5 nga ta më të detajuar.

Helm by Sarah Hall

Hall është autore e romaneve, përfshirë romanin e nominuar për çmimin Booker, The Electric Michelangelo (2004) dhe Burntcoat të vitit 2021, Ajo është edhe krijuese e disa koleksioneve me tregime të shkurtra.

Moti dhe peizazhi kanë qenë shpesh shqetësimet e saj, siç janë edhe këtu, në një pjesë historiku të hulumtuar thellë që i mori Hall pjesën më të madhe të 20 viteve për ta përfunduar.

Personazhi qendror i Helm është era e vetme e emërtuar e Britanisë, e cila ndodh në një pjesë të veçantë të Cumbria-s, ku Hall u rrit. Ajo bashkon fije që skicojnë përpjekjet e njerëzimit për të zotëruar erën, nga kohërat parahistorike deri në ditët e sotme, ku protagonistja e saj është Dr. Selima Satur, një klimatologe, hulumtimi i së cilës papritmas bën bujë.

Good and Evil and Other Stories by Samanta Schweblin

Secila prej gjashtë tregimeve në këtë përmbledhje nga autorja argjentinase Samanta Schweblin, paraqet personazhe në momente kyçe që shpejt shndërrohen në diçka thellësisht shqetësuese.

Një nënë del nga një liqen, pasi ka qenë dëshmitare e diçkaje të tmerrshme; një baba i ri përndiqet nga një moment shpërqendrimi që ka pasur pasoja të thella; akti i dhembshur i një gruaje të vetmuar përballet me një pushtim të frikshëm në shtëpi.

Që nga historia hapëse “e guximshme” e tutje, thotë The Guardian, Schweblin e shikon botën drejtpërdrejt, duke shpuar sipërfaqen e saj mashtruese, duke i lejuar lexuesit të bëjë të njëjtën gjë.

“Drejtpërdrejtësia dhe qartësia e gjuhës së autores hap një terren unik emocional ku frika dhe dhembshuria bashkohen”.

Flashlight by Susan Choi

Louisa dhjetëvjeçare gjendet në një plazh në Japoni, babai i saj i zhdukur dhe supozohet i mbytur, dhe që andej historia shpaloset nëpër breza dhe kontinente, duke eksploruar prejardhjen familjare të Louisës që përfshin Korenë e Veriut dhe SHBA-në.

I përzgjedhur për Çmimin Booker, romani i gjashtë i Susan Choi ndryshon zhanret nga satira në dramë dhe nga romani i rritjes në thriller ndërkombëtar.

“I ndërlikuar, surprizues dhe i thellë” është mënyra se si përshkruhet nga gjyqtarët e Booker.

Autorja përfundon se ata balancojnë tensionet historike dhe dramat intime me një elegancë të jashtëzakonshme. Karakterizimi i Choi duket se është i duruar dhe i sigurt, thotë Times Literary Supplement.

Katabasis by RF Kuang

Në moshën 29 vjeç dhe autore e gjashtë romaneve, përfshirë bestsellerin e vitit 2022 Babel dhe hitin viral të vitit 2023, Yellowface, pra librit të fundit të mrekullueshëm nga Rebecca Kuang.

Kjo fillon me një premisë shakaje se universiteti është ferr dhe një akademi e krahasuar me një kryqëzim midis Inferno-s së Dantes dhe Piranesi-t të Susanna Clarke, Katabasis (që do të thotë zbritje në botën e nëndheshme) e që fillon në kufijtë e gjelbër të Universitetit të Kembrixhit.

Duke vrarë potencialisht mbikëqyrësin e saj “magjik”, Profesor Jacob Grimes, në një eksperiment laboratorik, pasuniversitarja Alice Law e ndjekur nga rivali i saj student Peter Murdoch – udhëton për ta ringjallur atë, ku ajo zbulon se ferri është një kampus dhe zbulon shkallën e plotë të gabimeve të profesorit.

Bring the House Down by Charlotte Runcie

Një roman debutues nga gazetarja e artit Charlotte Runcie, Bring the House Down eksploron marrëdhënien midis artistes dhe kritikut, si dhe temat e zemërimit femëror dhe kulturës së anulimit.

Duke u zhvilluar gjatë katër javëve në Festivalin Fringe të Edinburgut, historia përqendrohet rreth kritikut të teatrit Alex, koleges së tij dhe narratores Sophie, si krijueses të një shfaqjeje me një grua, Hayley.

Ngjarjet zhvillohen kur Alex shkruan një vlerësim dënues për shfaqjen e Hayley, por më pas vazhdon të flejë me të para se të publikohet vlerësimi. Los Angeles Times e përshkruan atë si thellësisht argëtues dhe kënaqësisht të shijshëm, ndërsa Chicago Review of Books thotë se është një udhëtim i trazuar dhe i dhimbshëm mbi atë që do të thotë vërtet të kritikosh një kulturë.

Lista e librave të tjerë vijon si:

The Loneliness of Sonia and Sunny by Kiran Desai

Dream Count by Chimamanda Ngozi Adichie

We Do Not Part by Han Kang

Stag Dance by Torrey Peters

Theft by Abdulrazak Gurnah

Universality by Natasha Brown

The Names by Florence Knapp

The Emperor of Gladness by Ocean Vuong

Eden’s Shore by Oisín Fagan

Dream State by Eric Puchner

The Dream Hotel by Laila Lalami

Confessions by Catherine Airey

Flesh by David Szalay./S.K/BBC News/

 

Continue Reading

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara