Lajmet

“18 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare”

Presidenti i FNKK, Francesco Rocca thotë se Kryqi i Kuq i Ukrainës ka arritur t’i ndihmojë 400 mijë njerëz.

Published

on

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe thotë se rreth 18 milionë njerëz në Ukrainë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në mes të shkatërrimit dhe zhvendosjes pas pushtimit të Rusisë.

Presidenti i FNKK, Francesco Rocca thotë se Kryqi i Kuq i Ukrainës ka arritur t’i ndihmojë 400 mijë njerëz me artikuj si ushqim, shtrat, batanije, tenda dhe ujë që nga pushtimi më 24 shkurt. Popullsia e Ukrainës para luftës ishte 44 milionë.

Ai u tha gazetarëve në një konferencë të OKB-së në Gjenevë të martën se “askush në Ukrainë nuk ka mbetur i paprekur nga konflikti në vazhdim”.

Në të njëjtën konferencë, zëdhënësi Ewan Watson i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq – një organizatë motër – tha se “koha po mbaron” për civilët në Mariupol dhe zona të tjera të vijës së frontit që kanë qenë kohët e fundit, në pamundësi për të marrë ndihmë humanitare./UBTNews/

Aktualitet

​Mos certifikimi i Listës Serbe, deklarohen nga Qeveria

Published

on

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka folur pas mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka shpallur të ashtuquajturat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” organizata terroriste më 29 qershor 2023.

“Në atë kohë u patëm kritikuar ashpër, por doli se kishim të drejtë. Kosova është shtet i pavarur dhe Republikë demokratike”, tha Kryeziu.

Kryeziu ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës nuk ndalon partitë politike, përfshirë as Listën Serbe, por është në dorën e Komisionit Qendror Zgjedhor të mos i certifikojë ato, ndërsa prokurorisë e gjyqësorit iu takon të veprojnë me informacionet dhe evidencën e bollshme që posedojnë nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.

“Strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë e përdorin Listën Serbe si platformë në Kosovë. Serbët e Kosovës nuk duhet ta kenë dhe nuk mund ta kenë vetëm një parti politike. Ndërkohë që 12 subjekte politike tjera serbe, prej tyre 4 parti politike, 6 iniciativa qytetare dhe 2 kandidatë të pavarur serbë, tashmë janë certifikuar në KQZ për zgjedhjet lokale të tetorit. Është e padrejtë që ato të neglizhohen për hir të Listës Serbe, e cila nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve serbë të Kosovës, por të Beogradit zyrtar në Kosovë”, ka theksuar Kryeziu.

Ai ka folur edhe rreth takimit të kryeministrit në detyrë Abin Kurti me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati.

“Nuk është hera e parë që kjo çështje diskutohet me zëvendësambasadoren amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. Qëndrimi i kryeministrit Kurti për Listën Serbe dihet. Qëndrimi i tij dhe i subjektit që ai drejton, pra Lëvizjes Vetëvendosje nuk është qëndrim i ri. Më 23 dhjetor 2024, dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ kanë votuar kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Prej atëherë, Lista Serbe nuk është bërë më e mirë, përkundrazi”, ka thënë Kryeziu.

“Ka informacione, të dhëna, fakte dhe argumente të shumta që dëshmojnë qartë se Lista Serbe nuk është aspak parti e zakonshme apo normale. Kryetari i saj de fakto vazhdon të jetë Millan Radoiçiq, e për të dhe 44 paramilitarë të tjerë serbë, përveçse fakte të pamohueshme, tashmë ka aktakuzë për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri policor, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.” theksoi ai.

KQZ me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, ka refuzuar të certifikojë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Continue Reading

Aktualitet

Për të 55-tën herë sot vazhdon seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës

Published

on

Lajm i përditësuar:

07:57

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot përsëri për vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e dyta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.

Në vazhdimin e seancës së 20 gushtit, partitë politike në Kuvend dështuan të konstituojnë legjislativin e nëntë, duke vazhduar kështu ngërçin politik në vend.

Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme, pasi nuk morën më shumë se 57 vota.

Vetëvendosja pas seancës ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, se me mos votimin e kryetarit të ri, dëshmuan se emri i Albulena Haxhiut nuk ishte problemi kryesor për konsitutimin e Kuvendit, por se ato po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në vend sot parashikohet që të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu. Në disa zona reshjet do të jenë më intensive, me mundësi për vërshime të shpejta.

Temperaturat minimale do të sillen nga 17 deri në 19 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 28 gradë Celcius ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Era do të fryjë me shpejtësi prej 30 deri në 120 km/h.

Continue Reading

Aktualitet

Murati: Buxheti komunal për 2026 rritje e ndjeshme nga vitet paraprake

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti komunal për vitin fiskal 2026 do të arrijë në 867.6 milionë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi 320 milionë euro më shumë se në fillim të mandatit.

Ai theksoi se buxheti është bazuar në të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë, ku disa komuna kanë pësuar rënie të numrit të banorëve.

Sipas tij, asnjë komune nuk do t’i ulet buxheti dhe do të marrë së paku të njëjtën shumë si në vitin 2025.

“Qeveria për komunat!”, përfundon Murati në postimin e tij.

Continue Reading

Të kërkuara