Kronikë e zezë

17 të arrestuar për fajde në Pejë, ngrihen rreth 5 milionë euro

Informatat u morën në fillim të muajit nëntor.

Published

on

17 persona janë arrestuar sot për fajde në Pejë. Prokurorja e çështjes nga departamenti për krimet e rënda, Sahide Gashi ka treguar se me këtë rast janë ngrirë pasuri mbi 5 milionë euro.

“Hetime disa mujore dhe pas aksionit pas kontrollit dhe sekuestrimit të kryer nga drejtoria e për hetime e krimit të organizuar në Prishtinë. Kjo prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona të dyshuar për vepër penale për fajdes dhe detyrimit si dhe me ç’rast janë ngrirë pasuri të cilat janë përllogaritur gjerë në këtë fazë që tejkalon shumën prej 5 milionë euro. Pas marrjes së informatave në fillim të nëntorit të 2021, ku sipas këtyre informatave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale, kryeprokurori ka formuar një ekip hetues dhe kemi filluar hetimet zyrtare”, tregoi ajo në konferencën e jashtëzakonshme të Prokurorisë së Pejës.

Lajmet

Mjet i pashpërthyer në Rahovec, deminohet nga KFOR-i dhe FSK-ja

Published

on

By

Një mjet i pashpërthyer është gjetur gjatë punimeve me ekskavator nga një punëtor në Rahovec.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e deminimit të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Nga ky rast nuk është raportuar për ndonjë incident. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje në raportin e Policisë së Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste të dhunës në familje në disa rajone të vendit, ku përfshihen sulme fizike, psiqike dhe tentativa për sulm. Rastet janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Deçan dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Fushë Kosovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një grua. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitë përkatëse.

Ndërsa në Istog një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj dy personave, një gruaje dhe një burri. Rasti vazhdon të hetohet.

Edhe në Deçan një grua ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka tentuar ta sulmojë fizikisht. I dyshuari nuk është takuar në shtëpi nga policia dhe rasti mbetet nën hetime.

Një grua në Mitrovicë e Jugut ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 05:15 në Prishtinë është gjetur i shtrirë në rrugë një burrë.

Ekipi i emergjencës ka dalë në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në lokacion kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.  /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në ahengje familjare, disa raste në Podujevë, Viti e Ferizaj

Published

on

By

Disa raste të përdorimit të armëve gjatë ahengjeve familjare janë raportuar të dielën në Podujevë, Viti dhe Ferizaj. Policia e Kosovës ka intervenuar në rastet e raportuara, ndërsa disa persona janë arrestuar dhe armë e gëzhoja janë konfiskuar.

Në Podujevë,  një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz, e cila dyshohet se është përdorur në rast, si dhe gjashtë gëzhoja dhe 20 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Në të njëjtën komunë janë raportuar edhe tri raste të tjera të shtënave gjatë ahengjeve familjare. Në këto raste, policia ka konfiskuar pistoleta me gaz dhe gjithsej disa gëzhoja. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Viti,dy burra kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre janë rrezikuar pasi pranë tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Sipas policisë, të shtënat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi në lagje ku po zhvillohej një aheng familjar.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili ishte përgjegjës i familjes ku po mbahej ahengu. Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 30 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa arma nuk është gjetur. I dyshuari ka mohuar se kishte shtënë me armë.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Në Ferizaj, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Nga ai është sekuestruar një pistoletë me gaz.

Me urdhër të prokurorit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara