Lajmet

162 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 162

MSH njofton po ashtu se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241, numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi është 2 252.

Continue Reading

Lajmet

Gjermania me kritika për politikën kosovare, bën thirrje për krijimin e institucioneve dhe respektim të Kushtetutës

Published

on

By

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, ka kritikuar politikën në vend dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës si dhe përgjegjësinë e përfaqësuesve politikë për të garantuar funksionimin normal të shtetit.

Ai ka vënë theksin mbi nevojën që parlamenti të formojë një qeveri të qëndrueshme, duke paralajmëruar se çdo vonesë mund të ndikojë negativisht në interesin e investitorëve dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Böttcher ka theksuar se është përgjegjësi e partive politike dhe e deputetëve të parlamentit të përmbushin pritjet e qytetarëve dhe të konstituojnë kuvendin në përputhje me Kushtetutën.

Dua të them diçka kritike për politikën këtu. Pra, është përgjegjësi e partive politike dhe e anëtarëve të parlamentit që të përmbushin pritjet e qytetarëve. Është përgjegjësi e anëtarëve të parlamentit që ta konstituojnë Kuvendin në përputhje me kushtetutën dhe të formojnë e zgjedhin një qeveri që ta drejtojë vendin. Dhe nëse Kuvendi konstaton se rruga më e mirë përpara janë zgjedhjet e parakohshme, atëherë le të jetë ashtu”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se çdo vonesë në formimin e qeverisë dhe avancimin e tranzicionit energjetik rrezikon interesin e investitorëve dhe sjell humbje të drejtpërdrejta ekonomike.

Çdo ditë vonese në formimin e qeverisë dhe në avancimin e tranzicionit energjetik, Kosova rrezikon të humbasë interesin e investitorëve. Dhe kjo nënkupton humbje reale në para, në vende pune dhe në mirëqenie të ardhshme”, ka shtuar Böttcher.

Ai këto deklarata i bëri gjatë organizimit dy ditor të Kosova Energy Forum dhe Green Business Expo 2025, ngjarje kjo që synon të ofrojë një platformë për diskutime mbi tranzicionin energjetik, liberalizimin e tregut të energjisë dhe sfidat për tërheqjen e investimeve në sektorin e energjisë së pastër dhe bizneset e qëndrueshme./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Dështon mbledhja për buxhetin në Prishtinë

Published

on

By

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Mungesën e kuorumit e konstatoi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina.

Konstatoj se nuk kemi kuorum për mbajtjen e kësaj mbledhje. Ju falënderoj për pjesëmarrje dhe me kaq e konstatoj të mbyllur këtë seancë,” tha ai.

Përkundër kësaj, fjalën e mori kryetari i Prishtinës, i cili e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit Komunal të kryeqytetit për t’i bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, siç tha, “t’ia tregojnë vendin asamblistëve që po sabotojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026”.

Po e shihni që opozita në mënyrë destruktive po vazhdon të sabotojë proceset e zhvillimit të kryeqytetit, po vazhdon të jetë bllokuese. Për këtë arsye, ftoj qytetarët e kryeqytetit të reflektojnë që me 12 tetor t’ia tregojnë vendin secilit asamblistë që ka bllokuar dhe vazhdon të sabotojë këtë proces demokratik të transformimit të kryeqytetit. Prandaj, me 12 tetor uroj të kemi një shumicë me të cilën do të vazhdojmë me transformimin e kryeqytetit, siç kemi bërë këto katër vite,” tha ai.

Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi, Milani dhe Napoli mësojnë kundërshtarët në Kupën e Italisë

Published

on

Pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të dytë të Kupës së Italisë, janë përcaktuar disa nga çiftet e 1/8-ve të finales, ku skuadrat e mëdha si Juventusi, Milani dhe Napoli tashmë njohin kundërshtarin e tyre.

Milani u kualifikua pas një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Lecces në “San Siro”.

Falë këtij suksesi, kuqezinjtë do të përballen me Lazion në raundin e ardhshëm, me ndeshjen që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico”, pasi bardhekaltrit e mbyllën sezonin e kaluar mbi Milanin në renditje.

Juventusi, nga ana tjetër, do të presë në “Allianz Stadium” skuadrën e Udineses, e cila eliminoi Palermon me shifrat 2-1.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Serie A, Napoli i Antonio Contes, do të ndeshen me Cagliarin, që triumfoi 4-1 ndaj Frosinones.

Ndeshjet e raundit të 1/8-ve të Kupës së Italisë do të zhvillohen në mesjavë, duke nisur nga 3 dhjetori./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kontrabandë me migrantë, arrestohen dy persona të dyshuar në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren nën dyshimin se kanë tentuar të bëjnë kontrabandë me emigrant me qëllim përfitimi pasuror.

Policia e këtë rast e ka cilësuar kontrabandë me migrantë, ku të dyshuarit kanë deklaruar se destinacion kanë pasur Mitrovicën.

“Fsh. Shkozë, Prizren 23.09.2025 – 01:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë takuar nga policia kufitare me veturën e tyre duke tentuar të bëjnë kontrabandë me emigrant me qellim përfitimi pasuror. Të dyshuarit kanë deklaruar se destinacionin kanë pasur Mitrovicën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Më tej thuhet se është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara