Shëndeti

15 ushqimet më të mira për të rritur imunitetin

Këto ushqime njihen si më përforcuesit e sistemit imunitar.

Publikuar

Të ushqesh trupin me ushqime të caktuara mund të ndihmojë në mbajtjen e sistemit tuaj të fortë të imunitetit.

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të parandaluar ftohjet e dimrit dhe gripin, hapi juaj i parë duhet të jetë një vizitë në dyqanin ushqimor.

Kur të shkoni atje mos harroni për të blerë këto ushqime që njihen si më përforcuesit e sistemit imunitar.

  • Frutat argume
  • Speca të kuq
  • Brokoli
  • Hudhra
  • Xhenxhefil
  • Spinaq
  • Jogurt
  • Bajame
  • Shafran i Indisë
  • Çaj i gjelbër
  • Papaja
  • Kivi
  • Mish pule
  • Fara luledielli
  • Butak (fruta deti)

Shëndeti

Australia miraton kërpudhat magjike mjekësore dhe ekstazën

Pse e kanë marrë këtë vendim ekspertët?

Publikuar

nga

Administrata e Mallrave Terapeutike të Australisë (TGA) njoftoi të premten se do të miratojë substancat psikedelike MDMA dhe psilocybin për përdorim mjekësor.

Nga korriku, psikiatrit do të mund të përshkruajnë dy substanca, që më parë njiheshin si ekstazi dhe kërpudhat magjike, për të trajtuar depresionin dhe stresin post-traumatik.

Organizata australiane e barnave tha se ka gjetur “prova të mjaftueshme për përfitime të mundshme në pacientë të caktuar”.

Ekspertët e kanë pranuar mungesën aktuale të opsioneve për pacientët me sëmundje mendore specifike rezistente ndaj trajtimit. Kjo do të thotë se psilocybin dhe MDMA mund të përdoren terapeutikisht në një mjedis të kontrolluar mjekësor.

“Sidoqoftë, pacientët mund të jenë të prekshëm gjatë psikoterapisë së asistuar nga psikodelikat, duke kërkuar kontrolle për të mbrojtur këta pacientë”, njoftoi TGA.

Mbrojtësit e psilocybin dhe MDMA shpresojnë që mjekët një ditë t’i përdorin ato për të trajtuar varësinë nga alkooli, çrregullimin obsesiv-kompulsiv dhe çrregullimet e të ngrënit.

Mike Musker, një studiues i shëndetit mendor dhe parandalimit të vetëvrasjeve në Universitetin e Australisë Jugore, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ky vendim ka kohë që ishte pritur. Ai tha se të dy ilaçet “zvogëlojnë frenimet” dhe mund t’i lejojnë njerëzit të përpunojnë imazhe dhe kujtime të vështira./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Lëngu i qepës për qetësim të kollës

Kolla mund të shkaktohet nga alergjitë, azma, pneumonia, virozat apo e ftohura.

Publikuar

nga

Kolla është reagim i trupit ndaj një irritimi në grykë dhe mund të shkaktohet nga alergjitë, azma, pneumonia, virozat apo e ftohura.

E kollitura është një simptomë shumë normale, por nëse zgjat më shumë se një javë, duhet të kërkoni këshillën e mjekut për shkaqet dhe trajtimet e duhura.

Një nga kurat natyrale për kollën në shtëpi është lëngu i qepës, të cilin e gjeni më poshtë nga AgroWeb.org.

Përbërësit
  • 1 qepë e madhe
  • Mjaltë
Përgatitja

Prisni një qepë të madhe në copa të vogla dhe vereni në një kullorëse të imët metalike si të çajit mbi një enë. Shtypni copat e qepës mbi kullorëse për të përftuar lëngun e saj. Një mënyrë tjetër është të grini qepën në mikser e ta kulloni.

Lëngun e përftuar përzjejeni në sasi të barabarta me mjaltin.

Lëreni për rreth 4 orë në kavanoz në mënyrë që të përzihen më mirë. Pini një lugë çaji nga kjo përzjerje dy herë në ditë për disa ditë. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta.

Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Përfitimet shëndëtësore të lëngut të qepës

Lëngu i qepës mund të përgatitet edhe duke zier qepën në ujë 4 kokrra qepë mesatare për 2 litra ujë.

Mund të pini gjysëm filxhani çaji në ditë me pak mjaltë.

Lëngu i qepës për pastrim

Përbërësit e qepës ndihmojnë vitaminën C që të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Amino-acidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

Shëndeti i zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org konsumi i lëngut të qepës ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Ky lëng ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, një armik i njohur i zemrës.

Diabeti

Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org mineralet që përmban ky lëng përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku.

Së dyti, flavonoidët tek lëngu i qepës ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

Imuniteti

Pirja e rregullt e lëngut të qepës i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat. Nëse jeni sëmurë dhe pini lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.

Tretja

Falë fibrës, lëngu i qepës e bën tretjen me të lehtë dhe më të mirë. Fibra përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe nxit rritjen e baktereve të mira./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

​Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni çdo ditë

Këshilla për të ngrënë pesë porcione frutash dhe perimesh çdo ditë është bërë që nga vitet 1990.

Publikuar

nga

Këshilla për të ngrënë pesë porcione frutash dhe perimesh çdo ditë është bërë që nga vitet 1990. Një studim paralajmëron rreziqet e mundshme të ushqimeve ultra të përpunuara dhe tregoi përfitimet e ushqimeve siç janë frutat dhe perimet. Studiuesit kanë krijuar një udhëzues të dobishëm mbi atë se si është më mirë të ushqeheni dhe të jeni të shëndetshëm.

Ekspertët e shëndetit këshillojnë ngrënien e të paktën pesë porcioneve me fruta dhe perime, për të rritur nivelet e vitaminave, mineraleve dhe fibrave, si dhe për të mbajtur një peshë optimal dhe zemër të shëndetshme.

Megjithatë, ekspertët e dietave janë të ndarë në mendime nëse ky nivel është i mjaftueshëm apo edhe shumë pak.

Disa studime kanë treguar se 5 porcione frutash dhe perimesh janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e një vdekjeje të parakohshme, ndërsa të tjera sugjerojnë se njerëzit duhet të hanë 10 porcione për të marrë rezultatet më të mira shëndetësore.

Gjithashtu, këshillohet ngrënia e ushqimeve sipas ngjyrave, pasi çdo frut dhe perim përmban kombinimin e vet të vitaminave, mineraleve dhe fibrave.

/rtsh.al/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden

Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës.

Publikuar

nga

Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mosbalancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë.

Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj.

Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës. Një hormon shumë i rëndësishëm për tretjen, funksionimin e muskujve dhe të zemrës si dhe për zhvillimin e qelizave të trurit dhe kockave.

Veprimtaria e tiroides rregullohet përmes një mekanizmi që përfshin dhe trurin.

Kur hormoni i tiroides është në një nivel të ulët, hipotalamusi që ndodhet në tru lëshon një sinjal që nxit çlirimin e tiroksinës në gjak.

Sipas të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, është vënë re një rritje e përqindjes së popullsisë së prekur nga ky çrregullim.

Duke qenë se funksionimi i tiroides varet nga shumë faktorë të tjerë të organizmit, dhe trajtimi i saj është shumë delikat.

Një nga metodat natyrale për trajtimin e saj, është dhe kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.

Piperi i zi njihet për përmbajtjen e magnezit, hekurit dhe vitaminës K që ndihmojnë në qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave të gjakut.

Nga ana tjetër xhinxheri është i famshëm për agjentët anti-informator që luftojnë prekjen e organizmit nga baktere të dëmshme.

Kjo kurë trajton rastet e hipotiroides (funksioni i ulët i gjëndrës së tiroides, gjendje që karakterizohet me prodhim të ulët të hormoneve nga kjo gjendër).

Hipotiroidja ka si simptoma lodhjen kronike, depresionin, stresin, kollë të mjaftueshme. Kjo sëmundje zbulohet përmes analizave të gjakut dhe tiroides.

Përbërësit
  • 100 g piper i zi kokërr
  • 100 g xhinxher i tharë
  • Qumësht
Përgatitja

Në një grirëse vendosim piperin dhe xhinxherin dhe i lëmë të bluhen. Në momentin që është formuar një pluhur homogjen, përbërja është gati. Mjafton që një lugë çaji nga ky pluhur ta përzieni në një gotë qumësht dhe përbërja natyrale është gati.

Kura duhet të konsumohet dy herë në ditë, një herë para se të flini dhe njëherë në mëngjes me stomakun bosh.

Në mënyrë që të shikoni rezultate në balancimin e funksionimit të tiroides, duhet që këtë kurë ta vazhdoni për 30 ditë dhe ta përsërisni edhe për 30 ditë të tjera.

AgroWeb.org ju këshillon që nëse doni të përgatisni më shumë nga ky pluhur, mjafton vetëm që masat e piperit të zi dhe xhinxherit të jenë të barabarta./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.  

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara