Lajmet

15 shtëpi do të ndërtohen në komunën e Pejës

Published

on

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka arritur një memorandum bashkëpunimi me komunën e Pejës për ndërtimin e 15 shtëpive për familjet nevojtare. Këtë e ka konfirmuar drejtuesi i kësaj shoqate, Halil Kastrati, i cili njoftoi se komuna participon me 5 mijë euro, ndërkaq shuma tjetër u sigurua nga donatorët.

“Memorandum bashkepunimi!Edhe 15 shtepi te reja po ndertohen ne komunen e Pejes. Sot nenshkruam memorandum bashkepunimi me komunen e Pejes per ndertimin e 15 shtepive per familjet nevojtareBashke me kryetarin z. Gazmend Muhaxheri beme nenshkrimin e ketij memorandumi ku per secilen shtepi komuna do te partecipon me 5 mije euro ndersa pjesen tjeter donatoret permes shoqates sone.”, shkroi Kastrati në Facebook./UBTNews

Memorandum bashkepunimi! Edhe 15 shtepi te reja po ndertohen ne komunen e Pejes 😊 Sot nenshkruam memorandum…

Posted by Halil Kastrati on Tuesday, October 13, 2020

Vendi

Raste të dhunës në familje në Lipjan, Malishevë e Mitrovicë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje brenda një dite në rajone të ndryshme të vendit.

Në Lipjan, një grua ka raportuar se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.

Pas intervistimit të palëve në stacionin policor, prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku po ashtu një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas konsultimit me prokurorin, palët janë liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa procesi ndaj tij do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takoi përfaqësuesin e BE-së, Peter Sørensen: Diskutohet integrimi dhe Këshilli i Evropës

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, fokusi kryesor i takimit ishte procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme në këtë rrugëtim.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e linjëzimit të plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, si një përcaktim strategjik i vendit. Po ashtu, një vend të rëndësishëm në bisedime zuri edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, krahas angazhimit të institucioneve për përmbushjen e reformave evropiane.

Përveç agjendës integruese, Kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm Sørensen diskutuan edhe për aktualitetet e fundit politike dhe zhvillimet e brendshme në vend. Në këtë takim, Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë të kabinetit të tij.

 

Continue Reading

Vendi

Shtime: Vdes një punëtor në vendin e punës, arrestohet një person

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar teksa ishte duke punuar në një kompani në rrugën “Industria” në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku viktima, burrë, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt, por mjekët vetëm kanë mund të konstatojnë vdekjen e tij.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës është gjetur pa shenja jete një burrë në Prishtinë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 23:50, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë mjekët dhe njësitë relevante policore.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen” për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Continue Reading

Të kërkuara